O popull ,Edvin Kristaq Rama demtoi interesat e Tua

Cfarë do të bëj tani?
Sjellja politike e Edi Ramës ka ndikuar në jetën tonë. Edi Rama e largoi nga ne statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian, për shkak të strategjisë së tij elektorale.
Edi Rama protestoi dhe ishte kundër momenteve më të rëndësishme në jetën tënde dhe në historinë e Shqipërisë. Ai organizoi dy javë rrjesht bilbilat në Parlament kur Shqipëria po firmoste MSA-në me BE, protestoi kur morëm ftesën për në NATO, krijoi destabilitet politik dhe u fut në grevë urie në mes të bulevardit kur BE po vendoste për të hequr vizat që ti të lëvizje lirisht në Europë. Ndërkohë që qeveria plotësoi 120 kushte për të mundësuar heqjen e vizave për në BE, Edi Rama hartonte raporte te rreme se kinse do të kishte deri 800,000 refugjatë nga Shqipëria nëse do hiqeshin vizat.
Edi Rama protestoi kur qeveria vendosi të përgjysmonte taksat e biznesit të vogël.Edi Rama rriti taksat nga 50% deri në 5000%, derisa detyroi qeverinë Berisha të ndalojë me ligj rritjen e përvitshme të taksave.
Edi Rama mban larg teje dhe t’i fsheh disa të vërteta të rëndësishme, si deklarimi i të ardhurave. Sajon justifikime nga më të ndryshmet, por fakti është se ai nuk e përmbushi detyrimin ligjor për të bërë transparencë mbi paratë e tij. Ai nuk tregon dot si do ndërtojë sarajet me gjerësi 56m dhe me vlerë mbi 600,000 euro pasi për shumë vite pretendoi se kish vec 3,000 euro kursime. Edi Rama nuk tregon dot një faturë të vetme të pagesës për 5 kate pallat në pajë, as dhe një transfertë të vetme bankare për mbi 900,000 euro invetim në pallatin në pajë, pasi edhe taksën e rregjistrimit në ZRPP ia ka kryer tjetërkush.
Edi Rama fyen dhe tallet me këdo në Shqipëri. Ai ofendoi infermieret si të pamoralshme. Rama tha se mësuesit tanë janë të pakulturuar. Ai mendon se të rinjtë tanë, janë dembelë, dinë vetëm të rrinë në kafe e të bëjnë flokët me xhel. Ai po mundohet të krijojë ankth tek ti, sepse thotë se shqiptarët po vuajnë nga uria. Edi Rama krijon pesimizëm dhe trishtim.
Propaganda e tij është boshe dhe ai kërkon të të mashtrojë me premtime të rrezikshme për vendin. Kërcënimet që i bën investitorëve të huaj dhe bizneseve, rrezikojnë vendin tënd të punës. Edi Rama kërkon që ti të mos arsyetosh për zgjedhjet e 23 qershorit. Por t’i duhet të arsyetosh dhe të marrësh vendimin e duhur që vendi të ecë përpara, e të mos kthehet pas atje ku kërkon Edi Rama.
Ai kishte shansin të tregonte se kujdeset për qytetarët. Kishte kohë 11 vite në krye të Bashkisë që të dëshmonte se i cmon interesat e qytetarëve, por modeli që aplikoi ishte shumë larg teje. Ai punoi për Koco Kokëdhimën, dhe miqtë e tij. 20 milionë dollarë tendera ju dhanë Kocos për tavane që binin mbi kokat dhe plagosën nxënësit, për rrugë që po bëhen nga e para, etj. dhe mbi 1.3 milionë euro taksa Edi Rama i fali Kocos. Ndonëse e premtoi Planin Rregullues Urban qysh në vitin 2000, Edi Rama nuk e hartoi kurrë atë, por krijoi monopolin e projekteve të lejeve të ndërtimit ku 70% të lejeve merreshin nga vetëm dy njerëz pranë tij. Për 11 vite ti nuk e dije asnjëherë se cfarë vendimesh merrte ai, sepse qeveriste me një grusht njerëzish, për një grusht njerëzish.

Comments

Popular posts from this blog

AKADEMIK PROF. DR HAKIFBAJRAMI PH.D : GRUSHTSHTETI IDYTËNDAJKOSOVËS( PAS 23 MARSIT 1989) MË 25 MARS 2020

Legjenda e Mujit dhe Halilit