6/2/13

Të arrestuarit janë ish komandanti i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, aktualisht ambasador i Kosovës në Tiranë, ish komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, kryetar i Skenderajt dhe pesë ish pjesëtarët e tjerë të UÇK-së, Sahit Jashari, Jahir e Zeqir Demaku, Hysni Thaçi dhe Avni Zabeli.


OVL e UÇK-së: EULEX po njollos vlerat e UÇK-së
Organizata e Veteraneve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas arrestimimeve të mbrëmshme të kryera nga misioni i EULEX-it. Këtë veprim ata e kanë quajtur të njëanshëm dhe aspak ligjor nga ana e EULEX-it, qëllimi i të cilit është njollosja e vlerave të UÇK-së.

“Arrestimi i mbrëmshëm i Sylejman Selimit, Sami Lushtakut, Sahit Jasharit, Jahir Demakut, Zeqir Demakut, Hysni Thaçit dhe Avni Zabelit, është edhe një hapë para në drejtim të njollosjes së vlerave të UÇK-së te luftës për liri dhe pavarësi të bërë në shekullin e kaluar”, thuhet në komunikatë.

OVL e UÇK-së u kanë bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të ngritin zërin dhe prokurorin Salustro ta shpallin person nongrata.
“Ka ardhur koha qe ata qe dëshirojnë te baltosin luftën tone te pastër, te ndalen me te gjitha mënyrat e mundshme, dhe institucionet e Kosovës te ngritin zërin dhe të kërkojë që këtij misioni ti ndërpritet mandati dhe prokurori Salustro të shpallet person nongrata”, thuhet më tej në komunikatë.

Sipas kësaj organizate EULEX është në Kosovë për të ruajtur paqen e jo për të ndihmuar shovinizmin serb të udhëhequr nga qeveria e Beogradit.
Derisa ka kaluar dita e dytë prej që paneli i gjyqtarëve të EULEX-it dhe atyre vendorë të vendosin që shtatë të arrestuarit e ish UÇK-së të njohur si “Grupi i Drenicës”, t’u ndryshohet masa e arrestit, nga ai shtëpiak në paraburgim për 30 ditë, misioni BE-së në Kosovë për sundim të ligjit, sqaron arsyet përse u ndryshua kjo masë.

Në një përgjigje zyrtare  EULEX-i konfirmon se; “arsyeja kryesore e ndryshimit të kësaj mase ka qenë rreziku i ndikimit të tyre (të të arrestuarve) mbi dëshmitarët”.

EULEX-i sqaron se një panel gjyqtarësh i përbërë nga vendorë e ndërkombëtarë të Gjykatës së Apelit në Prishtinë, ka ndryshuar vendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë ndaj shtatë të arrestuarve, të dyshuar për krime të luftës kundër popullatës civile.

“Paneli ka pranuar ankesën e prokurorit special dhe ka refuzuar ankesën e mbrojtjes, duke vendosur masën e paraburgimit për shtatë të arrestuarit”, sqaron EULEX-i në përgjigjen zyrtare për agjencinë “Zhurnal”.

“Arsyeja kryesore e ndryshimit të kësaj mase ka qenë rreziku i ndikimit të tyre mbi dëshmitarët. Gjykata e Apelit konkludoi se duke marrë parasysh rrethanat specifike, vetëm paraburgimi mund të mjaftojë si mbrojtje kundër rreziqeve të manipulimit me prova”.
Jashtë EULEX-i nga Shqipëria e Veriut


Rasti është duke u hetuar nga prokurori special i EULEX-it nga zyra e Prokurorit Special të Kosovës.

Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it kanë arrestuar të premten në mbrëmje shtatë ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të dyshuar për krime lufte.

Që nga 25 maji  2013 ata ndodheshin në arrest shtëpiak, ndërsa pas ankesës së prokurorit special të EULEX-it, Mauricio Salustro Gjykata e Apelit vendosi ta ndryshoi masën e arrestit shtëpiak me paraburgim.

Të arrestuarit janë ish komandanti i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, aktualisht ambasador i Kosovës në Tiranë, ish komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, kryetar i Skenderajt dhe pesë ish pjesëtarët e tjerë të UÇK-së, Sahit Jashari, Jahir e Zeqir Demaku, Hysni Thaçi dhe Avni Zabeli.



No comments:

Post a Comment