UP akoma nuk di se sa studentë do t’i pranojë sivjet.



UP akoma nuk di se sa studentë do t’i pranojë sivjet. Sipas zyrtarëve aty, krejt kjo varet nga Agjencia e Akreditimeve. Është kjo e fundit që e cila do të saktësojë gjithçka, varësisht se cilat programe vendosë t’i akreditojë. Atëherë do të dihet për secilin fakultet veç e veç.

Të gjithë ata maturantë që kanë hyrë në testin e maturës, e që pretendojnë të vijojnë më tutje në drejtimet që ka Universiteti i Prishtinës, kanë kohë edhe disa ditë të mendohen mirë se ku do të regjistrohen.

Këtë mundësi ua ka ofruar Universiteti i Prishtinës, i cili nuk po mund të hap konkurs për pranimin e studentëve të rinj, derisa të marrë dritën jeshile nga Agjencia për Akreditim të Kosovës (AAK).

Kësaj agjencie i ka mbetur të vendos se në cilat fakultete UP’së i mbetet të hap konkurs. Varësisht se cilat degë ajo i akrediton.

Është kjo arsyeja që UP akoma nuk di se sa vende të lira do të ketë këtë vit akademik për pranimin e studentëve të rinj nëpër njësitë që ka.

Kjo nuk po ndodh për shkak të ngecjeve, apo ndonjë mosmarrëveshje mes atyre njësive.

Sipas zyrtarëve të rektoratit, UP nuk mund të dalë akoma me numrin e saktë të vendeve të lira për studentët e rinj, për shkak se akoma ndodhet në fazën e procesit të akreditimit.

“Akoma nuk përfunduar ky proces. Në momentin kur kryhet procesi i akreditimit dhe ne e dimë saktë se cilat programe do të na akreditohen,pastaj dalim me numrin e sakte te studenteve për secilin fakultet veç e veç”, ka thënë Ardian Kastrati, zëdhënës i rektoratit të Universitetit të Prishtinës, për Express.

Sipas Kastratit gjithçka do të dihët pas 4 korrikut, kur të përfundojë faza e akreditimit.“Afërsisht 10 ditë pas akreditimit ne dalim me numra sakte dhe me konkurs”, tha ai.

Megjithatë UP e di një gjë. Që konkursi për pranimin e dokumenteve për ata studentë që pretendojnë të pranohen në UP do të zgjasë 15 ditë, ashtu sikurse ndodh çdo vit.

Vitin e kaluar konkursi u hap me 16 korrik. Atëkohë UP shpalli plot 18 mijë vende të lira për pranimin e studentëve të rinj.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri