Faturë e kripur dhe pushime masive nga puna

PD denoncon strukturën qeverisëse të Ramës: Faturë e kripur dhe pushime masive nga puna
Pas prezantimit të strukturës së re të qeverisë nga kryeministri i zgjedhur, Edi Rama, Partia Demokratike denoncoi atë që e quajti faturë të kripur të qeverisë
Partia Demokratike akuzoi sot kryeministrin e zgjedhur, Edi Rama se me projektin e tij qeverisës parashikon pushime masive nga puna të administratës dhe një faturë të kripur, që sipas saj do të rëndojë në kurriz të shqiptarëve.
Në një deklaratë për shtyp, pas prezantimit nga Rama të strukturës së qeverisë së re, Gerti Bogdani nga selia blu, tha se Rama është i vetmi kryeministër,që nis punën jo duke ulur shpenzimet por duke rritur kosto financiare të qeverisjes që në ditën e parë.
Sipas Bogdanit, me strukturën e re, Rama konfirmoi edhe spastrimin e administratës publike, duke iu kthyer vesit të vjetër, si i vetmi politikan që e nis punë duke projektuar pushime masive të punonjësve.
PD, tha Bogdani, denoncon fshesën dhe fryrjen e ministrive, duke qenë e vendosur të mbrojë me çdo mjet ligjor çdo qytetar.

Comments

Popular posts from this blog

AKADEMIK PROF. DR HAKIFBAJRAMI PH.D : GRUSHTSHTETI IDYTËNDAJKOSOVËS( PAS 23 MARSIT 1989) MË 25 MARS 2020

Legjenda e Mujit dhe Halilit