Kosova , Kryeministri dhe Unë SWEET-i


Selim Kryeziu

Çudi! Sot gjithë ditën ishte e diel. Binte nga pak shi dhe bënte nga pak ftohtë. Tani që edhe pak minuta dhe do te bëhet e hënë, m’u kujtua: asnjë budallallëk nuk kam dëgjuar sot gjithë ditën e lumnueme. Humbje e madhe kjo! Mirë e ke i thash vetes, se gjithë ditën ke shikuar futboll dhe nuk ke përcjellë as një kokërr lajmi. Çudi, as Kim Kardashianit sot nuk i ishte grisur fustani e as nuk ishte me grip. Thashetheme janë ato që flasin se Kim nuk qenka shtatzënë, (s’e paku në facebook kështu e pash. Nuk mund ta mohoj jam se pak i brengosur për shtatzënësinë a saj ) . E ruajt zoti atë! Zoti i ruajt edhe të gjitha mikeshat e mia ne facebook: Ana Sweet, Linda Sweet, Tina Sweet, Rina Sweet; Lopa Swet, Delja Swet; Bukuroshja e Mamit, Bukuroshja e Babit, Bukuroshja Sykaltër , Bukushja Sweet, Swet Bukuroshja; Loçka Sweet, Loçka Babit, Loçka Mamit, Loçka Loçka, etj,etj,.

 ***

Po pse t’i përcjelli TV-të? Kam shumë probleme edhe me to. Pashë një ditë zënkën apo konfrontim e quajnë këta të TV-ve(ve) në Parlament, mes Hashim Thaqit dhe Ismet Beqiri .

 Dhe për çudi edhe pse në të njëjtin vend e zhvilluar kjo “dramë”, në RTK folën ndryshe, e ndryshe folën në KTV. Në fakt Kryeministri (e shkruaj gjithmonë me shkronjë të madhe fjalën Kryeministër), kishte të drejtë. Si gjithmonë xhanëm! Ai u përpoq ta mësoj Isa Mustafën se si qeveriset një komunë, saktësisht kryeqyteti ynë.

 Kurse Ismeti i tha Kryeministrit në KTV( jo në RTK): “...shikoj t’i kryetarët e tu, që gjysmën e ke në burg”!!!!. Bobo, çfarë fjalë e rëndë!

 Po pse more zotëri Ismet je kaq naiv?!

Ti mendon se Ai nuk e din këtë?

! E din more e din, si se ditka!

Ai di edhe gjëra shumë më të mëdha e më të thella, e jo më këtë që e dinë edhe fëmijët! Kryeministri ynë i dashur është shumë largpamës, që ta kesh të qartë Ti i nderuari Ismet!

 Duke e këshilluar, duke e mësuar, duke i dhënë shembullin e kryetarëve të Tij,

Ai e donë edhe Isën Mustafën atje!

D.m.th., në burg.E more Ismet, mbushu mend, SWEET KRYEMINISTËR kemi ne.

***

Kam vendosur që edhe unë të merrem me politik, po për arsye krejt të tjera. Ndonjë i marrë aty këtu do të thotë: Po ç’të duhet politika?! Po ç’na duhen politikanët?! Kemi mjaftë, bile edhe sa për të hëngër qentë e rrugës. Kam arsyet e mia unë. E kam vendosur.

 Duke u bërë politikan unë menjëherë do ta kryej shkollën e mesme (për çështje patriotike nuk kam arritur ta mbaroj shkollën e mesme), pastaj do të shkoj në FAK-ULLTET, do të marr titullin Bachelor.

 Nuk do të ndalem, do të bëhem edhe Master a Majster (si i thonë?), dhe përfundimisht do të marr titullin DOKTOR I SHKENCAVE.

 Më pas ohohoooo, “shi në kollmoq”, si i thonë fjalës.

 Si politikan dhe si doktor do të bëhem ligjërues në 500-600 Universitet e Kosovës martire.

Do t’i marr po aq rroga të majme. Po edhe ndonjë vjedhje të vogël aty-këtu në rrugë e sipër do ta bëjë patjetër, se ndryshe nuk je politikan modern.

 Gati harrova.

Paraprakisht do të hyj në koalicion me ndonjë parti tjetër, cilado çoftë ajo.

 Jam demokrat unë.

 Pastaj të gjitha partitë dhe të gjithë politikanët një qellim kemi. Edhe me djallin do të bëj koalicion nëse ka nevojë vetëm e vetëm të arrij qëllimit të lartë kombëtar që i kam vënë vetës.

 Pra ta bëj KOSOVËN SWEET.

 Kështu edhe do t’ju sigurojë edhe fëmijëve të mi një ardhmëri të ndritur.

 Do të ushqehen vetëm në restorante e hotele, do t’ju siguroj nga një shtëpi,(s’paku) , do vishen e do mbathen sipas stilit të lartë modernë, do të kenë mundësi edhe për ndonjë miligram hashash a kanabis (se kështu bëjnë fëmijët e shtresave të larta).

 “Oh dhe shumë të tjera që s’po’i përmendi” ... .Seç m’u kujtuan ca vargje të një kënge patriotike.

Veç një gjë i lutem zotit: të mos bëhen gej a lejzbike ndonjëri.

Kjo nuk është në sojin tonë, prej politikani. Sweet Kosova, Sweet qeveria, Sweet politika, Sweet politikanët! Sweet, Sweet, Sweet edhe UNË!

Comments

Popular posts from this blog

AKADEMIK PROF. DR HAKIFBAJRAMI PH.D : GRUSHTSHTETI IDYTËNDAJKOSOVËS( PAS 23 MARSIT 1989) MË 25 MARS 2020

Legjenda e Mujit dhe Halilit