Mustafë Krasniqi- Këngë për Etninë (Jusufi, Kadriu e Bardhi)





Kush tha se nuk janë Në mes nesh...!? Kam shfletuar me mijëra faqe E në çdo faqe për faqe Kam gjet emrat e juaj Unë me ju, e ju me mua.



Më thanë se kotë lutesh, dikush...

Për çudi nëpër çdo faqe dritë

Unë, po dëgjojë këngën e tyre

Thjesht, unë isha për dritë

E ju... mbi ne vetëm rreze lëshuat.




Heu, ka si nuk ka ore...

Në dialog me vetën

Nata në heshtje më tha:

Drita është për ju

ME ata... ishin për dritën.


Unë, prapë unë me zë e lot

theva eshtra, krah në pagjumësi

e mbi supe mbaj amaneti tuaj

për etninë që ju u flijuat.




Gjuhën varrë ende e kam

Vëlla Jusuf, Kadri e Bardh

E di se do të më qortoni

Për këngën e etnisë.


Dikush po vihet në “lapidar”

Në shesh si “trim” po ngjitet

Thonë se është mik i dreqit

E engjëjt po qajnë

Vëlla Jusuf, Kadri, Bardh.


Mos ma thyej aortën e sheshit, o ogurzi

Se shekuj në të janë skalitur me emrat

... edhe të Jusufit, Kadriut, e Bardhit.


E me ju, treshe hero në lapidar

Sheshit t’ia kthejnë nderi e etnisë

Dhe ti... si kasnec i natës

mik i dreqit, ku do të mbetesh?


Vetëm për një...


Besova thellë vetëm në një...

Nata më iku më shpejt se mendova

Në heshtje kuptova të tërën

Heshtja ma ktheu përgjigjen.



Heu më iku nata

Vertikalisht mendova

Heu sa net shkuan

Unë prapë se prapë unë.


Heshtjen e natës

Një vrimë drite ma morri

Me të po jetoi

Vetëm për një...


Sa e bukur është Shqipëria.


Ti dakull e natës së përvjedhur

Si kasnec i mbërthyer lak

Djalli i lig i së keqes

në vrap do vetëm emër.



Nuk të duhej kapja e horizontit

Të jesh i pari, i shtati, apo i dhjeti

Vetëm arsyeja të përqafon

Për atë që tik-taket e zemrës rrahin.




Ti... mos kërko të kotën

Me dhjetëra herë kokës lakmi

Se dot nuk kapet horizonti

Në ditën kurë vlon gjaku.



Ju që i vëni kokës pjesëtime të kota

Kotësish do ta humbisni kokën

Fytyra do t’ju skuqet all

E nata tmerrësisht do t’u haj.


Unë kam rrugën time

Jam aorta e këtij trolli

Që përherë stolis atdheun

E i përulur nderoi gjakun.


Për mua ka vetëm një emër

Sa e bukur është Shqipëria.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri