A do të dështojnë SHBA-të më Presidentin sirian, Bashar al-Assad in!!!?

image












Sekretari amerikan i shtetit John Kerry ka bërë deklarime të rëndësishme lidhur me situatën në Siri.
Ai ka deklaruar se bëhet fjalë për një përdorim në shkallë të gjerë të armëve kimike, pa e shënjuar cakun, njoftojnë mediat turke.
Kerry ka shtuar se regjimi sirian duke vazhduar ti godas zonat ku janë përdorur armët kimike, po përpiqet që ti shkatërrojë provat, ndërsa moslejimi i ekipeve hetimore të OKB sa i përket aspektit të besueshmërisë tashmë është shumë vonë. Ai ka thënë se sulmi që ka ndodhur gjatë javës së kaluar në Siri ka shkundur ndërgjegjen e botës dhe se të gjitha shtetet duhet të ngriten në këmbë që të ndërmarrin veprime që do ta parandalonin përderimin e armëve të tillë, në mënyrë që një gjë e tillë kurrë ml mos të përsëritet, është shprehur Kerry, transmeton Almakos.
Gjithashtu, bëhet e ditur se menjëherë pas këtij deklarimi sekretari amerikan ka kontaktuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Dautoglu të cilin e ka njoftuar lidhur me informatat e mbledhura lidhur me situatën në Siri. Këshilltari i ministrit të jashtëm turk, Ali Sarikaya përmes rrjetit social Twitter ka bërë të ditur se ministri Dautoglu kishte zhvilluar më parë një bisedë edhe me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov.

image












Presidenti sirian, Bashar al-Assad, kërcënoi Shtetet e Bashkaura, përmes Izvesties ruse.
Gazetat ruse shkruan se Assad tha se SHBA do të përjetoj disfatën, “si në të luftërat tjera, filluar nga Vietnami, e deri në ditët e sotme”.
Ai shtoi se pretendimet se ata kanë përdorur armë kimike janë "kundër logjikës elementare."
Ministria e Jashtme ruse i bëri thirrje amerikanëve të vetëpërmbahen, duke shtuar se ministri Jashtëm rus ka biseduar me Sekretarin amerikan, John Kerry.
"Rusia me shqetësim të thellë pranoi lajmin se SHBA është e gatshme për të ndërhyrë në konfliktin sirian”, thuhet në deklaratën që e transmeton Reuters. 


image















Turqia do i bashkohej një koalicioni ndërkombëtar kundër Sirisë edhe nëse nuk do arrihej një konsensus i gjerë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka thënë ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutoglu.
“Ne gjithëmonë e kemi vënë prioritet që të veprojmë së bashku me komunitetin ndërkombëtar, me vendimet e OKB-së. Nëse një vendim i tillë nuk arrihet nga Këshilli i Sigurimit, alternative të tjera…do të viheshin në agjendë”, i ka thënë Davutoglu gazetës turke, Milliyet.
Momentalisht, 36 – 37 shtete janë duke i diskutuar këto alternative. Nëse formohet një koalicion kundër Sirisë në këtë proces, Turqia do e zë vendin e saj në këtë koalicion”, ka thënë kryediplomati turk.


image















 Ekspertët e KB-së të cilët duhet të bëjnë hetimin për përdorimin e armëve kimike në Siri, janë sulmuar nga snajperistë të panjohur dhe për këtë arsye është ndërruar njëri prej automjeteve, njoftuan mediat perëndimore.
Inspektorët kanë qenë rrugës drejt sulmit me armë kimike në afërsi të Damaskut në rajonin e Gutës Lindore.
Opozita siriane dhe shtetet perëndimore e akuzojnë armatën siriane se ka vrarë qindra civilë me armë kimike javën e kaluar në këtë rajon.
"Automjeti i parë i ekipit të inspektorëve është goditur nga disa snajperistë në momentin e afrimit pranë rajonit", deklaroi Martin Nesirski, zëdhënës i KB-së. Nuk ka informacione për viktima ose të lënduar.
Ai shtoi se inspektorët do të kthehen në rajon pasi ta ndërrojnë automjetin. 

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri