Roli i femrave në krijimtarinë e artistëve




Pasionet e një burri ndaj një gruaje janë të thella, intime dhe lindin nga sensualiteti. Burri ka nevojë të kapet pas gruas, por edhe gruaja pas burrit. Mirëpo, sa jetojnë në paqe, gjithnjë varet nga administrimi i të dyve. Hekuri kërkon magnetin. Sipas psikoanalistit Sigmund Frojd, lidhja direkte ka të bëjë me seksin. Mendimet e tij qenë revolucionare. Që në fillim Frojdi nuk e pranonte idenë se seksualiteti ka influencë kaq të madhe në jetën e njeriut. Observimet e tij klinike e detyruan ta pranojë këtë ide me kurajë. Ai shkoi nga observimet drejt përgjithësimeve. Që në fillim të shek. XX Frojdi pohon: "Seksi është forca primare në jetën humane". Ai krijoi zhvillimin psikoseksual, i cili fillon herët në fëmijëri. Te kompleksi i Edipit, Frojdi theksoi se një djalë tërhiqet seksualisht nga nëna. Në të njëjtën kohë ka ankthin e kastraksionit (tredhjes), apo një frikë inkoshiente, ngaqë babai do ta ndëshkojë. Ndërsa, kompleksi i Elektrës, sipas Frojdit, është dëshira e vajzës për ta zotëruar seksualisht të atin, në marrëdhënie ta zëvendësojë; nënën e saj. Nga kjo Frojdi nxjerr se pakënaqësia që ndien vajza për trupin e saj të plotë dhe fajin e trupit deficitar që ka nëna. Kjo ishte që në fëmijëri.

Të ndikuar nga femrat

Artistët e famshëm, duke u nisur nga Salvador Dali, Pablo Picasso, Van Gogh, Amadeo Modigilani, Pol. Gogen, Ogist Roden, Jackson Pollock, Charles Bodler, Edgar Allan Poe, Eugene Ionesco, në të vetëdijshmen dhe pavetëdijshmen ishin të ndikuar nga femrat, të cilat dominojnë në telajo. Mirëpo, a ishin vërtet dashuriçka të thella ato? Me siguri se po. Por, ndoshta me të gjitha nuk kishin marrëdhënie frojdiane, ngaqë dashuria platonike shpaloset si forma më sublime e dashurisë. Kjo dashuri është ëndërruese që epiqendër ka hyjnizimin e mendimeve tona dhe krijon orbitën pas së cilës ne vërtitemi. Ne jemi të vetëdijshëm se subjektin e adhurimit tonë nuk mund ta kemi kurrë, prapë kultivojmë ndjenja, prapë dashurojmë. Kjo dashuri është fiksim, sinqeritet dhe e pastër, aspak e kushtëzuar nga ndonjë lloj interesi. Piktori i famshëm spanjoll, që njihet si babai i surrealizmit, Salvador Dali, tërë jetën ishte i dashuruar në Helena Devulina Diakonoff- Gala. Portretin e kësaj gruaje e gjejmë në çdo punim të Dalit. Gala nuk ishte vetëm e dashura që kishte kohë që e priste, por ishte një terapeute e aftë për t'i shpëtuar jetën. "Galën e adhuroj akoma më shumë nga ç'mund ta mendoja. Për më tepër, kam nisur të pikturoj ashtu sikundër një bilbil këndon. Papritmas kanarina ime - dhe është mjaft e çuditshme, ngaqë prej kohësh nuk këndonte më - nis të cicërojë", shënon mjeshtri i madh Dali. Pasi vdiq Gala, piedestali i punimeve të tij, mjeshtrit i është dukur si diç e pavërtetë. "Ajo nuk do të vdesë kurrë", ishin fjalët e tij.

Gratë, energjia kryesore e Pikasos

Ndërsa, piktori kubist Pablo Pikaso, i pasionuar pas femrave, ishte i idesë se gratë ekzistojnë në masë të madhe për lehtësi dhe kënaqësi. Oreksi i tij seksual ishte i papërmbajtshëm. Nëse një vajzë e bukur, e re, do të ndeshte te sytë e tij, ai do të paraqesë atë me një figurinë të artë të një njeriu të vogël me një organ seksual mashkullor të madh. Gjë të cilën e tregon në piktura. Femrat ishin energji kryesore që ai të krijonte piktura. Njëri nga biografët e Pikasos, Patrik O'Brajen, shkroi: "Ndjenja e Pikasos për gratë lëkundej mes ëmbëlsisë të skajshme nga njëra anë dhe urrejtjes së dhunshme nga ana tjetër. E, megjithatë, ai ishte i fiksuar nga gratë dhe nuk mund të rrinte pa shoqëruese femrash". Piktori tjetër i pasionuar pas femrave dhe që gjithnjë luajtën rol kryesor në krijimtarinë e tij ishte Amadeo Modigliani. Në Francë ai kishte hapur një ekspozitë të parë të nudove. U bë skandal dhe ajo u mbyll menjëherë, edhe pse pati fluks të madh vizitorësh. Nudot e tij janë femrat intriguese, kryesisht pozicione të shtrira ose të ulura. Madje, gruaja e tij Zhan, e cila luajti rol të rëndësishëm, spikatet mu ashtu siç ishte në portretin me fustan blu. Për këtë portret ai ka shënuar: "Kur t'i zbulojë sytë do ta kuptoj shpirtin". Krejt krijimtaria e tij përmblidhet në dy zhanre: në portrete dhe në akte, kryesisht të femrave.

Engjëllushja e Gogenit

Në anën tjetër, piktorit holandez Vinsent Van Gog nuk i shkoi mirë fati me femrat, edhe pse ishte mjaft i pasionuar. Në një kafene të Amsterdamit, Gogu njofton një lavire shëndetligë të quajtur Kristina. Ishte shumë e vrazhdë me një zë të padurueshëm, fytyrë plot rrudha, madje edhe e plakur para kohe. Ai e pikturon Kristinën dhe pikturat mbajnë emrin: "Femra me cigare", "Soro", "Vajza me shall". Mirëpo, të dytë nuk qëndrojnë gjatë, ajo braktisë Gogun. Edhe Pol Gogeni ndiente për femrat, madje pamëshirshëm i paraqiste në telajo. Anah, një femër e cila kishte për detyrë t'i shërbente mysafirët gjysmëlakuriqë. Piktori pasionohet pas saj, ajo ishte sinonim i virgjinitetit, bukuri përrallore, por edhe parajsë. Mirëpo, edhe kjo braktis Gogenin. Engjëllushja e tij ua kishte mbathur këmbëve. Ishte tretur në Paris. Edhe në fushën e letërsisë, tek poetët femra ishte personazh kryesor, përjetësi, enigmë e cila ka fuqi ta ndërrojë botën. Dhembje që plason artin. Çarlls Bodler poet i shquar po ashtu i pasionuar pas femrës dhe poezisë. Poezia, Një zonjë kreolë ishte me një histori. Pak para kthimit në Paris ai u njoh më kreolinën e bukur Jeane Duval, e cila u bë Venusi i zi i poetik, mishërim i gruas ekzotike, seksuale e të rrezikshme, të cilën e dashuroj për shumë kohë. Marrëdhëniet mes tyre ishin plot stuhi. Edgar Allan Poe, poet i madh, po sa ishte gjallë i papërkrahur ishte adhurues i femrave, por nuk kishte fat me secilën prej tyre. Femra ideale e tij Titanida, shfaqet në portrete të ndryshme, të cilat janë të shpërhapura në poezitë e tij. Në portrete, ku ndjehet e bukura dhe temperamenti i autorit shkrin çdo akull: "Ka shumë e shumë vjet. Në një vend afër në det, Ish një vajzë që mundni ta njihni tani, Nënë emrin Annabel Li; Dhe kjo vajzë më donte edhe tjetër s'kërkonte, Veç ta doja sikundër më donte", fillon poezinë Allan Poe kushtuar Anabel Li-së.

Gruaja, personazh i veprës

Edhe dramaturgu Eugen Ionesko dëshmon se gruaja e tij u bë personazh në vepër. "Këngëtarja tullace" ka lindur në momentin kur Jonesko në tramvaj e humb gruan dhe ajo i afrohet duke i thënë: " Z. Martin: Të më falni zonjë, por më duket nëse nuk gaboj, se ju kam takuar diku. Zonja Martin: Edhe mua, zotëri më duket se ju kam takuar diku". Andaj, ai këtë e fut edhe në vepër duke krijuar situata të ndryshme. Gjithnjë do të ekzistojë dashuria, kontakti dhe bota femërore si pjesë kryesore tek krijuesit. Në art dashuria është diçka shumë e çuditshme. Arrin të depërtojë atje ku nuk mund të ngjitet kultura, as intelekti, kapërcen kohën, krijon siguri, vetëm ajo ka të drejtë, edhe pse nuk do t'i japin të drejtë. Çelës kryesor, stimulim për t'u ngjitur, krijim i lumturisë, dëshpërimit, unazës kryesore tek krijuesi është femra e cila shpalos vullkanin e ndjenjave, por pa dashur vetveten asnjëherë nuk mund ta duash dikë tjetër.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri