Ylljet Aliçka, mes 10 shkrimtarëve më të mirë evropianë

description

“Netët e letërsisë evropiane 2012-2014” është motoja e projektit ndërkombëtar, partneritet i Bashkimit Evropian me qytetet Bërno, Bukuresht, Dublin, Lisbonë, Vilnius, Pragë dhe Vroclav, të cilat gjatë kësaj periudhe trevjeçare do alternojnë mes tyre emblemën “Kryeqyteti evropian i letërsisë”. “Netët e Letërsisë Evropiane” janë konceptuar mbi idenë se letërsia mbetet medium i vetëm krijues që përqafon zërat e shkrimtarëve bashkëkohorë me vlerat e shoqërive ku ata jetojnë. Në komunikatën përkatëse thuhet se “10 shkrimtarë të njohur bashkëkohorë nga vende të ndryshme evropiane, ardhur nga gjuhë e stile të ndryshme, nëpërmjet leximeve të tyre publike, si dhe veprimtarive të tjera promovuese, do të mundësojnë audiencën të udhëtojë nëpër Evropë, si dhe të njihet në një formë të re me vlerat e letërsisë së sotme evropiane”.

Të përzgjedhurit

10 shkrimtarët e përzgjedhur janë: Ingo Shulc nga Gjermania, Zadie Smith nga Mbretëria e Bashkuar, David Soares nga Portugalia, Ylljet Aliçka nga Shqipëria, Harkaitz Cano nga Spanja, Philippe Claudel nga Franca, Herkus Kuncius nga Lithuania, Borislav Pekiq nga Serbia, Petër Sabah nga Republika Çeke dhe Colm Toibin nga Irlanda.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri