HERONJTE E POPULLIT TE KOSOVES PERDHOSEN NGA BAHTIR ZIU...

aNga revista http://www.drini.com

Selim Nengurra: Institucionet e shtetit janë përgjegjëse dhe duhet t’i mbrojnë vlerat e kombit dhe përsonalitetet historike


Selim Nengurra
Dje miku dhe bashvendasi im, z. Kosovar Kamberaj, me banim në Angli, më dergoi një letër plot shqetsime. Në mes të tjerash më kishte ba këte pyetje: “Kush asht ky Bahtir Hamza, a din ti baca Selim? Hyn, të lutem, në YOTUBE, dhe dëgjoje çka fletë për Heroin e Kombit Jusuf Gërvallen”.
Kosovar Kamberaj, ky njeri i mirë nga Surigana (ish Suhogerlla e Istogut), që me vite jeton e punon me familjen e tij në Reading të Anglisë, ishte tepër i shqetësuem. Shqetësimin e parë e kishte pësue dy dit ma parë kur kishte dëgjue lajmin se nji dorë kriminele e privoi nga jeta në vendin e tij të punes ish arsimtarin e Kosovarit, të ndjerin Remzi Salihu. Trishtimi i dytë ishte mbasi kishte dëgjue fjalimin kriminel dhe bastardh të Bahtir Hamzës kundër Heroit Jusuf Gërvalla.
Unë mikut tim të ndershëm dhe të shtrejtë, Kosovar Kamberaj, po i përgjigjem këtu, sepse e di që ai lexon shumë dhe do ta lexojë edhe këtë shkrim-opinion timin për atë që ai më pyet.
Kosovar i dashtun, unë nuk e njoh Bahtir Hamzen; kam pasë rastin të shoh shkarrazi letërkëmbimet kërcënuese, fyese, banale dhe denigruese mes tij dhe personaliteteve të ndryshme publike dhe krijuesëve shqiptarë, të cilet nuk po e shoh të udhes t‘i përmend këtu, për arsye se nuk kam  qellim të rindez zjarrin e shuem mes tyne e Bahtir Hamzës.
Unë, mbas porosisë tande, e gjeta atë llomotitje të turpshme dhe banale të Bahtir Hamzës kundër ikones dhe idhullit të kulturës dhe atdhedashunisë të rinisë dardana në shek. e kaluem, kunder patriotit dhe intelektualit sublim shqiptar të Dardanisë, të cilit UDB-ja serbosllave mizorisht i mori jetën në atentatin “misterioz” në Gjermani në janar të vitit 1982, tue e vra vet‘ i tretin , me vëllajn Bardhoshin dhe bashkëveprimtarin Kadri Zeka.
Llomotitja e ligë, shumë e ultë, teper primitive, që dilte nga goja e Bahtir Hamzës, më linte përshtypjen se po shihja nji film horror në të cilin ndonji shtrigan apo vampyr, ashtu me atë pamje çoroditëse, me ato flokë të gjatë e të pakrehuna, çirret e përjarget dhe as vetë nuk e di PSE. Nuk e di çka flet dhe çka ka cak me atë fjalor të pacipë dhe shumë antishqiptar. E them sinqerisht se ishte mundim ta përcillje dhe do të kisha dashtë që as Kosovari mos ta kishte pa e as mue të mos më kishte tregue fare.
Unë Bahtir batilit e katilit,  këtij këlyshi të Rexhep Qosjes, po i baj vetem nji koment të vogël në vetem nji fjali të tij kunder Heroit Jusuf Gërvalla. Zgërvallesh si i çmendun dhe thue: Jusuf Gërvalla nuk i ka ra kurrë çiftelisë, nuk e ka dashtë folklorin dhe çfarë patrioti paska kenë ai?! Duboviku (vendlindja e Jusuf Gërvalles) asht quejtë Udbovik etj., etj., maskarallaqe tuejat, i ziu Bahtir.
Shifet se çfar intelektuali me krye kali je ti, o Bahtir Hamza, perderisa përcepton patriotet me telin dhe tingullin e çiftelisë. Ti këtu shet patriotizem tipik drenicar, patriotizem ZHURMAXHI  PRIMITIV  me folklorin si bazë, themel. Intelektualët nuk mirren me primitivizëm. Unë me keqardhje po të them se ti më dukesh i mjerë, njeri me të meta psiqike dhe për me ta heqë atë shijen tande për ÇIFTELINË, po ta them se ajo nuk asht fare instrument kombtar. Origjina e saj asht nga Jemeni dhe andej nga shtetet arabe. Nuk asht ky shkrim këtu tash qellimi im me ta spjegue çiftelinë dhe historinë e saj, dhe ta them se unë i kam katër copë në familje dhe unë, Petriti (djali im i madhi), nusja e tij dhe nipi im Blerimi (9 vjeç) luejmë me çifteli, jo vetëm si amatorë, por gati jemi profesionistë. Mirëpo na e dimë historinë e saj dhe nuk e matim patriotizmin me tingullin dhe telin e saj, sepse i hollë asht ai tingull dhe edhe ma i hollë ai tel i saj.
E që nuk paska dijtë t‘i bjerë çiftelisë Heroi Jusuf Gërvalla (simbas teje), por paska pasë dashtë Kitarren, për njeriun normal kjo dëshmon madhështinë e Jusuf Gërvallës si artist e njeri i kulturës dhe me këte edhe shpirtin e tij patriotik, e jo të kunderten, sikur llomotit paturpësisht ti, Bahtir zeziu.
Që DUBOVIKU asht quejtë ndonjiherë UDB – OVIK, po ta them ty dhe lexuesit të ZSH, e secilit shqiptar që lexon këtë shkrim dhe që ka dëgjue llomotitjet tuja të marra, se unë jamë nipash i Isniqit, këto dy katunde janë afër njeni tjetrit dhe kurrë e askush nuk ka dëgjue për këtë emen. Mirpo UDBASHI si ti edhe kësi emnash “përkëdhelës” asht mjeshtri me i shpifë. Unë shpresoj ta dëgjojë këtë idiotizem tandin ndonji dubovikas i mirfilltë dhe të jetë ai atje ku jeton ti në Kanada dhe të të kerkojë llogari per idiotizmat tueja. Të të kerkojë llogari ashtu në format primitive, çfarë i njihni ju drenicaket primitivë të nivelit tand. (Nuk i përgjithsoj krejt drenicakët e Drenicën me këto fjalë, prandaj lus për mirëkuptim ).
Mos harro, o i shkretë, se asi shpifjesh dhe asi maskarallaqesh nga goja mund të qesin vetëm të çmendunit dhe antikombtarët ma të poshtër. Ama nuk ke ti faj, nuk ke faj sepse kombi shqiptar dhe shtetet shqiptare janë ba me i qa Rahoveci, sikur thotë ajo shprehja popullore. Po të kishim shtete të mirfillta, kur ti shpif dhe baltos nji nga figurat ma të devotshme kombtare, njeriun e shpallun HERO i POPULLIT, menjiherë do t’i bahej kërkesa permes INTERPOLIT shtetit ku ti gjindesh dhe ti do të arrestoheshe dhe do ekstradoheshe drejtë e para gjykates në Prishtinë. Veç kësaj ti do duhej t‘i pergjigjeshe edhe mbasardhësve të Jusuf Gërvalles dhe vëllaznive e familjarëve të tij, jo vetem para ligjit, por edhe para traditës.
Unë këtë shkrim e bana plot mllef, dhe nuk asht çudi, sepse kurrë në jeten time nuk kam lexue as dëgjue diçka ma të poshtër se ato llomotitje tueja, Bahtir faqeziu.
Kerkoj nga kryeministri i Dardanisë Hashim Thaqi dhe ai i Shqipnisë Sali Berisha, që t‘i urdhnojnë ministrat e tyne të punve të jashtme për të ba kerkesën në Kanada, apo atje ku dreq jeton ti, dhe të kërkojnë arrestimin dhe ekstradimin tand per t‘u sjellë para drejtësisë shqiptare. Mendoj se Shtetet tona kanë detyrë t‘i marrin në mbrojtje, në mos njerzit dhe qytetarët e zakonshëm nga hakerat dhe idiotet e internetit, atëhere medomos duhet t‘i mbrojnë HERONJËT e shtetit të vet. Perndryshe po të kishim shtete shumë moti do ishin mbrapa grilave “ANONIMET” ....


Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri