‘Kosova në Krizën Jugosllave’ lexohet nën filozofinë e Prof. Assoc. Dr. Ramë Buja



Mjaft njohuri, shumë prej tyre nën pikasjen e Henry Kissinger se ‘Intelektualët analizojnë veprimet e sistemeve ndërkombëtare: shtetarët i ndërtojnë ato’ (Kissinger citim nga Buja, 2011:11), janë pjesë e eksperimenteve mbi subjektet humane, tashmë kërkojnë përpos kuptimit arsyen morale dhe ndihmën teoriko-akademike të konceptimit. Enkas në një labirinth të tillë të ndërlikuar, ku metafizika e subjekteve njerëzore ndikohen nga ‘kriza’ eksperimentimet teorike, shpeshherë të cilësuara si “Lufta e fjalëve” (Hammond, 1999:34) janë edhe aspekte të lidhura me informacionin, por edhe teori që forcojnë pragmatizmin, atë që qenia njerëzore mund ta përdorë si ‘atësi teorike’, ose si teori aty ku mendohet se mund të përmirësohet situata. E thënë më shkurt në një kornizë të së shkuarës, por në një portë të së tashmes, që ende qëndron gjysëmhapur për shkak të krizës me emrin e shuar ‘Jugosllavi’ asistenca e studiuesit Buja na detyron të ngasim metafizikën dhe filozofinë e fateve dhe fakteve në një libër që përshkon formën didaktiko-akademike të këtyre pragmantizmave me forcën e rreth pesëqind faqeve që kërkojnë të arsyetojnë Kosovën në Krizën Jugosllave. Përpos këtij fakti natyrshëm ne duhet të deshifrojmë kodin me të cilin këto pesëqind faqe harmonizojnë data, njerëz, tema, tematika, figura, skena dhe prapaskena, trakte e traktate që ndodhën e vazhdojnë të kenë peshë në shekullin e njëzetë e një. Por, ndërsa ne përfitojmë nga ndihma e madhe që na jep studiuesi shqiptar, Prof. Assoc. Dr. Ramë Buja, nuk duhet të harojmë se gjithë kjo godinë e bukur estetike e ndërtuar nga “AAB-RIINVEST” ka në gjirin e saj edhe emrat e bashkëpunëtorëve shkencorë, Prof. Dr. Xhezair Zagonjari, Prof. Dr. Enver Hoxhaj e Prof. Dr. Enver Hasani. Nën redaktimin e Mr Sc. Arben Fetoshi dhe me kopertinë e dizajnim nga Vrullim Buja, ‘Kosova në Krizën Jugosllave’ rreket mes shumë labirinteve historikë të së shkuarës, së tashmes por edhe me një spinim në të ardhmen që të analizojë dhe argumentojë faktet e një krize që detyron pyetjen: ‘Cili ishte motivi shtesë që ka nxitur autorin për studimin e kësaj teme dhe ç’qëllim i ka vënë vetes studiuesi për të ndriçuar të vërtetën e ngjarjeve, brenda dhe jashtë kufijve të Jugosllavisë, sidomos gjatë dekadës së fundit të shekullit XX, që çuan në shkatërrimin përfundimtar të saj?’ Më tej vetë autori, një studiues i mirëfilltë e kësaj teme, në thelb detyron dhe delegon edhe një pyetje të cilën e konsiderojmë edhe ne në këtë analizë: ‘kishte apo nuk kishte kuadër të mirëfilltë institucional politik, diplomatik e juridik ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës jugosllave”?

Mbi të gjitha meqenëse ne krijojmë bindjen duke lexuar dhe analizuar ‘Kosova në Krizën Jugosllave’ dhe në mënyrë të gatshme gjejmë racionin e duhur të ushqimit me një menu moderne e tejet profesionale, në mënyrë sistematike ndalim hovin të kapim sistematiken, të seleksionuarën, potencialen, retrospektivën, adekuaten dhe më tej apelojmë për një teori që duhet e domosdoshmërisht perceptohet si e vetmja dhe më e paragatuara për të forcuar bindjen në një fakt tejet të debatueshëm. Kjo këmbëngulje teorike mes fakteve na depërton edhe më tej në një kënd historik që lidh jo vetëm fate njerëzish, por edhe i portretizon ato me një penel studiuesi që ka patur parasysh të hulumtojë dhe sakrifikojë tërë potencialin e vet akademik në një bibliografi të mjaftueshme me rreth njëqind libra të shfrytëzuar. Ky princip akademik i të shfrytëzuarit të materialeve dhe i shtrimit të tyre në një kënd akademik, ka fuqizuar që në fillim arsyen e besimit të plotë tek një vepër që flet shumë e shumë, si asnjë lloj tjetër në familjen e saj.





Ndërlidhja teorike



Pikat që mar përsipër të analizoj në këtë vepër janë ndërtuar dhe seleksionuar në këtë analizë mes një metodike të plotë e bashkëkohore të forcuar nga diskursi analitik dhe teoria e Berntrand Rusell, e cila vjen nga fuqia si argument i një filozofie të hershme që forcon silogizmin në konceptin filozofik të autorit, si një teori e ardhur nga logjika e Aristotelit. Me këtë teori ne kuptojmë dhe lexojmë veprën ‘Kosova në Krizën Jugosllave’. Me këtë teori ne hyjmë në themel të Kushtetutës së vitit 1974, ‘që përcaktonte modelin specifik të socializmit jugosllav’ (faqe 16), modelin vazhdimisht eksperimental të sistemit ekonomik jugosllav, por edhe mjaft çështje të tjera që vijnë në skutat historike të plotësit argumentativ të fuqisë dhe diskursit analitik, si lufta në Slloveni, qasja fillimisht jo objektive e Bashkësisë Ndërkombëtare ndaj krizës në ish-Jugosllavi, rezolutën 727 të Këshillit të sigurimit (KS) të OKB të vitit 1992, Konferencën e Londrës 1992, Konferencën e Dejtonit që i harroi shqiptarët dhe Kosovën, Konferenca e Rambujesë, e organizuar nga Grupi i Kontaktit (GK) enkas për Kosovën, por edhe me një kapitull të veçantë në çështjen e Kosovës Lindore, pozitën e shqiptarëve në Maqedoni, marrëveshjen e Unionit Serbi – Mal të Zi etj. Autori që ka ndjekur metodat e përgjithshme historike, poltike, juridike, sociologjike, filozofike, ka përdorur gjithashtu edhe metoda të vrojtimit, intervistës, anketës, krahasimit, metodat statistikore, sociometrike etj që të na japë më shumë sens mbi fuqinë dhe logjikën si mjete të forta filozofike në këtë studim, ku më tej përveç metodave janë trajtuar çështjet në të gjitha sfondet e nevojshme, me qëllim të arritjes te një studim serioz dhe të argumentuar.

Të gjitha këto janë të lidhura me ato që Tony Ëeymouth dhe Stanley Henig i quajnë katër kurset e histori-politikës në studimin e tyre Kriza në Kosovë: Lufta e Fundit Amerikane në Europë? (The Kosovo crisis: the last American war in Europe?)

Për ta katër kurset në politikë, marrëdhëniet ndërkombëtare, të komunikimit dhe studime evropiane janë aspekte të fuqishme të lidhura me fuqinë si nocion filozofik, një nocion të cilin e shohim në tërë diskursin analitik që Buja transformon për të zotëruar metodologjinë e duhur. Ky libër fokusohet në përgjigjet ndërkombëtare për konfliktin në Kosovë. Shkruar nga një grup ndërkombëtar i specialistëve, kjo duket në përgjigjet e të gjithë lojtarëve kryesorë të krizës, duke përfshirë NATO-n, OKB dhe BE, si dhe reagimet politike, ushtarake dhe media e NATO-s ajo e Britanisë dhe shteteve anëtare të NATO-s, Franca, Italia, Gjermania dhe SHBA. Por duhet theksuar se ky libër i autorëve Tony Ëeymouth dhe Stanley Henig ofron ndryshe nga studimi i Bujës, perspektiva të njëjta nga pikëpamja ruse dhe me një pamje nga Serbia vetë. Buja edhe psë në një farë mënyre nuk reagon me këtë libër, nga ana metodologjike dhe nga diskursi historik i tij forcon bindjen se është një përgjigje akademike me një ton filozofik ndaj jo vetëm këtij libri, por edhe ndaj dhjetra të tjerëve që deformojnë rolin e vërtetë të asaj që lexohet si ‘Kosova në Krizën Jugosllave’.

Deri diku studiesit e mirënjohur Florian Bieber dhe Židas Daskalovski tek “Kuptimi i Luftës në Kosovë” (Understanding the war in Kosovo) kanë shtruar se Lufta në Kosovë ka qenë një moment përcaktues në historinë e pas Luftës së Ftohtë në Evropë. Sipas tyre në këtë libër mësohet se Kosova ka rëndësi të madhe përtej Ballkanit, si përpjekja më ambicioze e komunitetit ndërkombëtar për të parandaluar konfliktet e brendshme të "spastrimit etnik". dhe të rindërtojnë një shoqëri të shkatërruar nga lufta. Më tej sipas këtij studimi ndërsa rreziku i konfliktit etnik mbizotëron në rajon dhe kudo në botë, përvoja e Kosovës ofron mësime të rëndësishme. Ky është një studim i plotë reth zhvillimeve në Kosovë që nis pas luftës në vitin 1999, duke siguruar gjithashtu kuadrin ndërkombëtar dhe rajonal për tej konfliktit. Ai shqyrton shkaqet e luftës, përpjekjet nga bashkësia ndërkombëtare që të ndërhyjë, dhe lufta në pranverën e vitit 1999. Ai shqyrton dhe ushtron në mënyrë kritike adresimet ndaj administratës ndërkombëtare në Kosovë që nga qershori 1999 dhe kontekstualizon marrëdhëniet e Kosovës me fqinjët e saj dhe si pjesë e strategjisë së madhe evropiane në Evropën Juglindore me Paktin e Stabilitetit. Ai ndryshe nga studimi i thelluar i Prof. Assoc. Dr. Ramë Buja nuk kërkon për të promovuar shkaqet e njëinterpretimin e konfliktit, por sjell së bashku një varg të argumenteve intelektuale nga disa 16 studiues nga Ballkani, dhe disave nga pjesa tjetër e Evropës dhe Amerikës së Veriut.

-----------------

Shtator 1990 – Shkurt 1994 Shkolla e Mesme Profesionale, Shtime
 Profesor i letërsisë dhe gjuhës shqipe

 Prof. dr. Ramë BUJA



DATËLINDJA: 05. XII. 1958
VENDLINDJA: Bujan – Lypjan



ARSIMIMI:

Shtator, 2006 Universiteti i Prishtinës, Kosovë
Fakulteti Filozofik
Departamenti i Shkencave Politike dhe
Administratës Publike
Grada shkencore: Doktor i Shkencave Politike

Mars, 2004 Universiteti i Prishtinës, Kosovë
Fakulteti Juridik-Studimet Pasdiplomike
Drejtimi: Administrativo-Politik
Grada shkencore: Magjistër i Shkencave Juridike

Korrik, 1993 Universiteti i Prishtinës, Kosovë
Fakulteti Ekonomik
Diploma: Ekonomist

Shtator, 1990 Universiteti i Prishtinës, Kosovë
Fakulteti Filozofik
Diploma: Profesor i Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe

Qershor, 1977 Shkolla e Mesme Teknike, Lypjan


 TITULLI AKADEMIK

 Profesor
TRAJNIMET:
Shtator, 2008 Lisbonë, Portugali
Funksionimi i legjislativit (trajnim intensiv)

Mars, 2005 Bled, Slloveni
Aftësia e menaxhimit të konflikteve (trajnim intensiv)

Mars, 2003 Bukuresht, RUMANI
NISPAcce
Roli i arsimit në ngritjen e kapaciteteve qeverisëse

Korrik, 2001 Erli Hause, SHBA
 Qeverisja Lokale dhe Administrata

Tetor, 1999 Lansdow, SHBA
Për Qeverisje dhe Lidership të mirë



EKSPERIENCË PUNE:



Viti akademik AAB – RIINVEST, Prishtinë
2006/2007
2007/2008 Fakulteti: Komunikim Masiv dhe Gazetari
Profesor ligjërues
Lënda: Sistemet Politike
Niveli i kursit: Bachelor

Viti akademik AAB – RIINVEST, Prishtinë
2008/2009 Fakulteti: Juridik
2009/2010 Profesor ligjërues
2010/2011 Lënda: 1. Mendimi juridik e politik
 2. Fillet e së drejtës
Niveli i kursit: Bachelor

Viti akademik
2007/2008 Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), Tetovë
2008/2009 Fakulteti: Shkenca Politike dhe Administratë Publike
2009/2010
2010/2011 Departamenti: Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci
Profesor ligjërues
Lënda: Sistemi i OKB-së
Niveli i kursit: Master

Viti akademik
2010/2011 Universiteti Publik (UP), Prishtinë
Fakulteti i Edukimit
Profesor ligjërues
Lënda: Media dhe komunikimi publik
Niveli: Bachelor



Viti akademik
2007/2008 Kolegji Universitar „VICTORY“
2008/2009 Fakulteti: Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci
Profesor ligjërues
Lënda: Kosova dhe shpërbërja e Jugosllavisë
Niveli i kursit: Master



Viti akademik
2006/2007 Kolegji i Arteve dhe Shkencave Sociale „FAMA”, Prishtine
Fakulteti: Juridik Profesor ligjërues
Lënda: Mendimi Politik dhe Juridik
Niveli i kursit: Bachelor



Viti akademik
2005/2006 Kolegji i Arteve dhe Shkencave Sociale, Prishtinë
Bashkëpunëtor shkencor



Viti akademik
2005/2006 Akademia Diplomatike Shqiptare (Qendra Rajonale për
Studime Politike dhe Diplomatike), Tiranë
Profesor ligjërues



Nëntor, 2004 Deputet në Kuvendin e Kosovës
Nëntor, 2007 Deputet, anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
Nëntor, 2010 Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës


Mars 2003 - Tetor 2004 Ministria e Shërbimeve Publike
Këshilltar politik



Shkurt 2000 - Korrik 2000 Departamenti i Pushtetit Lokal
 Bashkëdrejtues

Prill 1999 – Shkurt 2000 Ministria e Pushtetit Lokal (Qeveria e Përkohshme)
Ministër



Nëntor 1998 – Prill 1999 Anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së
Anëtar i Drejtorisë Politike të SHP të UÇK-së

Qershor 1998 – Prill 1999 Kryeshef i Drejtorisë për Marrëdhënie Publike dhe
 Administrim Civil (DMPAC) në SHP të UÇK-së

Shkurt- Mars 1999 Anëtar i Delegacionit të Kosovës në Konferencën e
 Rambujesë

Shtator 1990 – Shkurt 1994 Shkolla e Mesme Profesionale, Shtime
 Profesor i letërsisë dhe gjuhës shqipe








. ANËTARËSIMI NË ORGANIZATA PROFESIONALE:



Shkurt, 2003 NISPAcce – Network of Institut and Schools Publik
Administration (Rrjeti i Instituteve dhe Shkollave
Administratës Publike të Evropës Qendrore dhe Jug-
Lindore).

PUBLIKIME:



Libra të botuar:

1 . KONFERENCA E RAMBUJESË (Aspekti politik, juridik dhe ndërkombëtar),
(Studim, temë e magjistraturës), Prishtinë, shtator, 2006.



2 . ÇËSHTJA E KOSOVËS DHE SHKATËRRIMI I JUGOSLLAVISË (Studim, tezë
doktoratë), Prishtinë, janar, 2007.

3. KOSOVA NË KRIZËN JUGOSLLAVE (Ribotim i përpunuar dhe plotësuar), Prishtinë,
mars, 2011.

Disa nga punimet tjera të publikuara:

1. Shprehje magjepse e një çiltërsie poetike ( “FJALA”, 2.04. 1993, Prishtinë)
2. Plagë të dhembjes krenare ( “BASHKIMI”, 21. 06 1992, Prishtinë)
3. Udhëkryq i ri kombëtar ( „BASHKIMI“, 9. 07. 1992, Prishtinë)
4. Skalitje artistike e një jete histori ( „Kosovarja“, 14. 05. 1995, Prishtinë)
5. Dëshmi vendosmërie e rezistence për liri e bashkim ( „FJALA“, 23. 02. 1995,
Prishtinë)
6. „Po më luan si hije s’po muj me të ra në fije“ („Bujku“, 11. 09. 1994, Prishtinë)
7. Trazirat në Serbi ngjallin shpresë dhe dilema për shqiptarët („Fjala jonë“ 13. 12.
1996, Prishtinë)
8. Ku do ta ketë fundin kjo zezonë...?! (“SYRI”, 25. 04 1997, Prishtinë)
9. Si u bjerr disponimi i ’92-shit (“Fjala jonë”, 19. 05. 1997, Prishtinë)
10. Pritje e amullt ankthi e shprese („Shkëndija“ , 17. 06. 1997, Prishtinë)
11. Le të fitojë Shqipëria („Fjala jonë“, 16. 07. 1997, Prishtinë)
12. Shkundullimë në skenën politike kosovare („Fjala jonë“, 29. 12. 1997, Prishtinë)
13. E thëna dhe e bëra kjo, kjo s’ është e tëra („Rilindja“, 3. 08. 1999, Prishtinë)
14. Pranvera shqiptare e `81-shit dhe Lëvizja e Pajtimit e viteve të `90-ta
(Simpoziumi “Pranvera `81”, 24. 11. 2001, Prishtinë )
15. Reforma pushtetore dhe decentralizimi në Kosovë ( “Zëri ditor”, 16. 07. 2003,
Prishtinë)
16. Dialog pop or kur dhe si…?! (“Zëri ditor”, 2. 07. 2003, Prishtinë)
17. Statusi i pazgjidhur pengesë për përmbushjen e standardeve (“Koha Ditore”, 23.
07. 2003, Prishtinë)
18. Amullia paradialoguese (“Zëri”, 27. 08. 2003, Prishtinë)
19. Shtigje perspektive sërish mbi gatishmërinë e sakrificës (FENIKS, 25. 01. 2005,
Prishtinë)
20. Forumizimi i Kosovës (FENIKS, 1.05. 2005, Prishtinë) etj. Të pabotuara:

1. Zanafilla e Pushtetit Lokal në Kosovë dhe koncepti i tij deri në miratimin e
Rezolutës 1244 ( studim, punim seminarik, Fakulteti Juridik, Prishtinë, 2001)
2. Strategjia e veprimit për pushtimin e lirisë (studim, 2002, Prishtinë)
3. Mendimi veprues politik në Kosovë (analizë, shkurt, 2004)
4. Mendimi në kohë (Përmbledhje shkrimesh analitike)
5. Ditari i luftës (16 qershor 1998 – 20 qershor 1999)
6. Komunikim nga përtej grilave (letërkëmbim nga burgu)


GJUHË TË HUAJA:


Anglisht (relativisht mirë )
Serbo-Kroatisht ( mirë )

NJOHURI PRAKTIKE:


Programet kompjuterike: Windows, Word,
Powerpoint, Excel.






Aktualisht, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Qeverinë e Republikës së Kosovë

 Përgatiti:Floripress:Flori Bruqi




Comments

Popular posts from this blog

AKADEMIK PROF. DR HAKIFBAJRAMI PH.D : GRUSHTSHTETI IDYTËNDAJKOSOVËS( PAS 23 MARSIT 1989) MË 25 MARS 2020

Legjenda e Mujit dhe Halilit