Sokol Olldashit i morën portofolin pasi e vranë

Burime të portalit opozita raportojnë se vrasësit e Sokol Olldashit kanë marrë portofolin e tij pas vrasjes. Në portofol janë marrë paratë edhe kartat e kreditit.

Megjithëse prokuroria ka urdhëruar dorëzimin e të gjitha sendeve personale tek familjarët e të ndjerit Sokol Olldashi, i vetmi send që nuk është marrë në dorëzim nga të afërmit është portofoli. Ky i fundit nuk është fiksuar në procesvebalet e prokurorisë dhe policisë së Tiranës, pasi sipas burimeve nuk është gjetur në vendngjarje, por edhe brenda ambienteve të makinës Benz-Mercedes me targë AA 003 HN.
Dyshimet flasin se portofoli mund të jetë vjedhur nga persona që kanë qenë të pranishëm në vendngjarje, duke përfshirë këtu dhe banorë të zonës.

Olldashit i morën portofolin pasi e vranë
Pak ditë më parë, një përfaqësues i familjes Olldashi është paraqitur në polici dhe prokurori, duke kërkuar portofolin personal të të ndjerit Olldashi, por që në fakt pas verifikimeve të kryera është konstatuar se ky send nuk është shkruar në listën e provave të gjetura në vendin e aksidentit. Pavarësisht kësaj, nga ana e prokurorisë së Tiranës, ju është dhënë garanci përfaqësuesit të familjes Olldashi që do të bënin një rikontroll tjetër të provave,me shpresën e gjetjes së portofolit, në të cilin deputeti i PD Sokol Olldashi, kishte një sasi lekësh dhe disa karta elektronike bankomati.
Ndërkohë që jo më larg se 10 ditë, në makinën e Olldashit, janë gjetur telefoni, ora, dy libra të grupit “Bitëlls”, një libër ekonomik, 20 pako duhan të bluar, qindra filtra cigaresh si dhe dy Lap-Top. Sokol Olldashi, humbi jetën në një aksident teksa po kthehej nga qyteti i Elbasanit.
Fillimisht u përfol se bëhej fjalë për dy viktima dhe më rezultoi se personi i vetëm që kishte humbur jetën në aksidentin tragjik ishte vetëm deputeti i Partisë Demokratike Sokol Olldashi. Lidhur me këtë ngjarje prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje shoferin e Sokol Olldashit, si dhe rreth 7 persona banorë të zonës, të cilët kanë qënë të pranishëm në momentet e para të rrëzimit të makinës në rrëpirë.

Comments

Popular posts from this blog

AKADEMIK PROF. DR HAKIFBAJRAMI PH.D : GRUSHTSHTETI IDYTËNDAJKOSOVËS( PAS 23 MARSIT 1989) MË 25 MARS 2020

Legjenda e Mujit dhe Halilit