Xhesika Hysenaj-“Nën retë e bardha”


Libri me ese “Nën retë e bardha” i autores më të re matjane Xhesika Hysenaj, është një arritje e madhe, nga vetë mosha e autores, guximi për të hartuar një libër të tillë, por që në brendësi vihet re nga lexuesi një vizion i qartë për jetën, një karakter i qëndrueshëm njerzor, një optimizëm i lartë mbi të ardhmen e njeriut, dhe si shembull i vecantë për të tjerët.
Është një libër që përcjell në mënyrën më bindëse, vlera shprehëse emocionale, artistike letrare, me një figuracion të pasur e të larmishëm.
Mbi të gjitha kemi të bëjmë me një libër që trajton vlerën e të qënurit njeri. Është ky njeri i spikatur që nëpërmjet vetëdijes së plotë, reflekton bindshëm mbi aspekte interesante, sociale, filozofike, morale, politike etj, përmes fakteve konkrete të vetë kohës dhe rrethanave të njeriut.
Në librin e Xhesikes përftohet shëmbulli i njeriut të ndërgjegjshëm dhe të emancipuar, që din sesi fitohen vlerat e mirëqëna të jetes, dotë thoshja që gjithmonë ngulmon për të vazhduar dhe finalizuar odisenë e saj ”e që e dallon këtë tip nga të tjerët”, falë vullnetit dhe intuitës që ai mbart në vetvete.
Të gjitha këto cilësi, paraqitur më sëmiri nga Xhesika, përbëjnë për lexuesin vlera frymëzuese, në raport me vetveten, duke e çmuar autoren për idealin dhe mesazhin që ajo përcjell, për një botë më të mirë ,më të përqafuar, më të lirë, më kërkuese për njeriun.
Do të thoshja jane hapat e një të reje, e cila për vlerat që e karakterizojnë, motivon, jep kurajon e duhur shumë të rinjve e të rejava, që asnjeherë nuk është vonë për të besuar në fuqinë e brendshme të tyre, që ti gëzohen vlerave të larta të dijes njerzore. Edhe përshkrimi për dashurinë, përcillet me nota të vecanta romantike, pasi mjedisi, koha kur udhëtohet për dashurinë,j epen magjishëm në këto ese dhe fantazia që përcjell autorja për lexuesin, shkakton njdesi të vecanta. Në esete e Hysenajt shihet qartë që edhe pesha dhe forca e dhimbjes, që e karakterizojnë njeriun, përbëjnë fatin e tij, i cili mbetet i mpleksur dhe i pashpresë për të depërtuar mbi realitetin çnjerzor të sotëm. Pra motivi në disa ese të Xhesika Hysenajt, nënkupton atë që njeriu, në çdo kohë, në çdo vend e në çdo moment, në raport me njerzit cinikë, duhet të jetë sfidant i tyre, për ti kapërcyer e ecur aty ku ai mund të arrijë në jetë.
Gjithashtu, dashuria, malli, krenaria që Xhesika ndjen për kombin dhe trojet shqiptare, përfshirë këtu dhe Kosovën, përcillen me një frymë të thellë patriotike. Mjaft mbreslenës duket dhe portretizimi që Xhesika i bën figurës së nënës, këtij simboli më të shtrënjtë, e cila asnjëherë nuk ka ditur te kursejë dashuri, ngrohtësi, ledhati e mirësi pa fund ndaj fëmijës së saj,ndjenja këto te cilat kthehen në sublime, në vetëdijen e gjithësecilit. Aq e madhe është dhimbja e nënës për femijën, sa që ai kurrë s’mund ta masë forcën e saj. Megjithatë ëndrrat tona për jetën, në prehrin dhe zemrën e nënës, mbeten më të ndezura dhe bëhen më humane.
Në përfundim dua të theksoj se libri me ese “Nën retë e bardha” i Xhesika Hysenajt, është një libër tepër interesant, për nga tematikat që percjell, dhe për mesazhet e drejtpërdrejta që njeriu të jetë vetvetja në jetë. Gjithashtu Xhesika Hysenaj me këtë vepër të re, te sapo hedhur në dritë për lexuesin, dëshmon me së miri se Mati, mbetet një vend i rrezatuar i dijes kombëtare dhe si i tillë, ai ndizet edhe më tej me autore e krijues të rinj lëtrarë.
SOKOL LLOZHI
Mësues i Gjuhës Shqipe dhe i Letërsisë

Comments

Popular posts from this blog

AKADEMIK PROF. DR HAKIFBAJRAMI PH.D : GRUSHTSHTETI IDYTËNDAJKOSOVËS( PAS 23 MARSIT 1989) MË 25 MARS 2020

Legjenda e Mujit dhe Halilit