FLORA BROVINA , MJEKJA – POETE, QË SHPËTOI 1000 FËMIJË NGA SKËTERRA E ARMËVE KIMIKE



Ajo është një aktiviste e hershme në fushën e të drejtave të njeriut dhe vazhdimisht ka luftuar në emër të popullit të saj. Mjeke e shquar, poete e njohur, patriote e flaktë, emri i Flora Brovinës i ka kaluar kufijtë e Kosovës. Tashmë ajo është përfaqësuese e parlamentit të Kosovës, në grupin parlamentar të Partisë Demokratike dhe vetëm pak ditë më parë është zgjedhur kryetare e grupit parlamentar të grave.

FLORA BROVINA: Edhe sot e kësaj dite më mungojnë të afërmit e mi, sepse lufta na shpërndau. Shumë familje të Kosovës janë ende të shpërndara anembanë botës. Madje shpesh edhe gjatë marrjes në pyetje nga UDB pyesja “Ku e kam vëllaun”... ai ndodhej në Ptrishtinë, më pas u detyrua të shpërngulej, motrat e mia gjithashtu ndodhen në Itali dhe kanë mbetur andej... Pra, ne që prej luftës nuk jemi më të bashkuar....


Familja më e ngushtë po, por unë kam gjithashtu familjarë, kushërinj që kanë humbur jetën në këtë luftë. Në mesin e tyre edhe kushërira ime që u dogj për së gjalli bashkë me pesë fëmijët e saj... Të tjerë që janë burgosur në burgjet serbe vdiqën barbarisht...



Pas luftës ishte një tendencë që të vlerësoheshin ata që sakrifikuan për lirinë Kosovës....Frikem se disa do të vdesin me pasojat e sindromit post traumatik. Mbas luftës ka pasur mjaft raste të këtij sindromi dhe rreth 20 % e popullatës do të vuajnë edhe më tutje nga stresi pas traumës.Nga këto studime rezulton se një pjesë e njerëzve do të vuajnë gjithë jetën nga ky sindrom. Ndoshta ata në dukje duken mirë, por në një situatë të caktuar ata janë të rriskuar sërish, dhe mund t’u kthehet.Ka shumë momente të vështira. Ndoshta nuk mund t’i veçoj për të thënë se ky është momenti më i vështirë, por një nga këto momente mund të përmend kohën e burgut. Kujtoj kur dola nga burgu dhe lashë shoqet e mia në brenda. Ka qenë shumë e rëndë për mua. Fatmirësisht kaloi shpejt dhe munda ta shijoj lirinë time duke marrë rolin e advokimit të të burgosurve që ndodheshin në burgjet serbe.



Ka qenë një rast kur i pata premtuar një djali jetim se do t’i bleja çantën me libra e kur erdhi dita e shkollës unë isha në burg ndaj s’mund ta mbaja premtimin. Aty më janë mbushur sytë me lot por asnjëherë nuk kam qarë para të tjerëve. Nuk e kamë dhënë asnjëherë veten as në sy të shoqeve dhe as në sy të armikut.



Janë shumë... Erdhën më morën dhe më thanë se po më çonin që të më pushkatonin në Prishtinë. Të them të drejtën unë u bëra gati të përballem me vdekjen. Më kishin vënë një qese najloni mbi kokë dhe unë e dëgjova armën kur u shkrep. Për herë të parë pata frikë se mund të vdes jo bukur. Frika se mund të vdisja me kokë në plehra. Vetëm nga kjo kisha frikë, jo nga vdekja në vetvete.
***

Gjatë luftës nenat dhe motrat tona kanë përjetuar dhunime dhe përdhunime të tmerrshme, aq sa ka prej tyre që ende i vuajnë pasojat. Ato shpesh e kanë të vështirë t’i kthehen kujtimeve asaj periudhe, gjë që në fakt do t’i ndihmonte shumë për t’u çliruar...Por janë përjetime që nuk mund të fshihen e lehtë, e kjo ato i pengon të ecin përpara....Në momentet e mia të vështira gjithnjë e kthej kokën e shoh një fotografi ku ushtarët serbë janë duke përdhunuar një grua... dhe kjo më shtyn të bëhem më e fortë dhe të luftoj më shumë në ndihmë të këtyre grave. Kjo ma bën shumë të vështirë faljen...






***


Shumë njerëz më njohin, më ndalojnë në rrugë, më thonë problemet që kanë... Por edhe unë jam si ata. Ajo që na ndan është se unë përpiqem fort të gjej mënyrën për t’u ardhur sa më shumë në ndihmë me rolin që kam, sidomos grave. Gruaja ka probleme ekzistenciale sepse ballafaqohet me papunësi në këtë shoqëri në tranzicion.

(FLORIPRESS/FLORI BRUQI)



------------------------------------------------------

FLORA BROVINA , MJEKJA – POETE, QË SHPËTOI 1000 FËMIJË NGA SKËTERRA E ARMËVE KIMIKE




RIZA LAHI


Flora Brovina ka një pamje të dhimbëshme prej nëneje; tër kohës. Fytyra e rinisë së dikurëshme , që qeshte menjëherë ,me mimikën e zhdërvjelltë e sytë si me një grusht xixëllonjash në lëndinat e Kosovës, tanimë ka pamjen e një busti që nuk i bën përshtypje asgjë përqark. Duartroket vakët edhe kur dikujt i bëhen pëllëmbët gjak, vështron pa habi qënga tribuna ku bëhet takimi dhe ku ajo qëndron në krah të “Mandelës Kosovare”, ish kryetarin e Lidhjes së Shkrimtarëve Kosovarë, të cilin ajo ka disa muaj që e ka zëvëndësuar me vota unanime.


Demaçi, lavdia e përjetëshme e Kosovës, ia la karrigen kësaj gruaje të papepur të brezit të rinisë sime; të brezit heroik të rinisë kosovare që nisi sulmin e pandalshëm në vitet e nxehta tetëdhjetë . Kjo grua është përfaqësuese tipike e rezistencës femërore kosovare , e burgosur dhe torturuar në regjimin e Millosheviqit , që nuk mundi dot t’ia burgoste zemrën. Por…popopo…ajo edhe mund të shtërngonka dorën me të fortë, të qeshka me shpirt, të vështronka me zjarr dhe duke i shkëlqyer sytë e mpirë dhe si të ngurosur, si të kenë zbritur duke u gjallëruar nga ndonjë bust .


Jemi në Mitrovicë. Është “Dita e Minatorit”. Fund nëntori. Kosova bën të gjitha përpjekjet ta festojë edhe kësaj radhe këtë ditë të shënjtë, megjithë telashet e mëdha që ka në kuadrin e zgjedhjeve lokale që kanë përfunduar ngado në balotazh. Me ndihmën e drejtpërdrejtë të Bashkisë së Mitrovicës, ajo ka ftuar letrarë e artistë nga tër Kosova; dikush ka ardhur dhe nga jashtë atdheut; fare pak kemi ardhur nga Shqipëria.
Mua më kanë vënë në krahun e poeteshës së rezistencës kosovare, një privilegj që nuk e kisha menduar në jetën time.

Jam i mendimit, ende, se shëmbulli i kësaj mjekeje, që sot është në krye të shkrimtarëve kosovarë; figura e saj e dikurëshme vajzërore, dinamike , plot ëndërra dhe kryetrimëreshë, e ka frymëzuar Kadarenë tonë të mrekullueshëm, të shkruajë njërën nga novelat e tija më tronditëse të letërsisë sonë kushtuar rezistencës kosovare që përgatiti daljen e UCK.


Busti u gjallërua. Sytë nisën t’i bleronin dhe po më vështronte me kërshëri ndërsa Juria e festivalit poetik e përbërë nga Agim Vinca, Sabit Idrizi dhe Violeta Allmuça po përgatiste dhënien e sinjalit për leximin e poezive.

Më pyeti: “ Ju, më thanë, keni qënë oficer madhor i Shqipërisë…Dua t’u pyës diçka. A bën?...Falemnderit…Popra.. Hë… A do të kishte fituar Shqipëria apo ka humbur një shans të madh ekonomik duke mos marrë pjesë në projektin e demontimit të armëve kimike të Sirisë?”.
Iu përgjigja se, ndryshe nga natyra ime e butë dhe fjalëëmbël, kisha shkruar dy shkrime kategorike të ashpër në gazetën “Tirana Observer”, se titujt e tyre ishin lexuar në të gjithë televizionet në mëngjes…
Gruaja kosovare pas psherëtimës se , eh…ç’kanë parë sytë e mi, sytë e të gjithë kosovarëve nga lëndët kimike , pas ndërprerjes nga unë “ një minutë, ju lutem”, qartë, pa u nxituar dhe duke zgjedhur fjalët me saktësinë që i gdhëndin ato poetët, nisi të fliste para miktofonit tim, dhuratë që kam prej shumë vitesh nga ish piloti Bardhyl Hamzallari, dhe që unë e mbaj zakonisht me vete…



***
Jam deklaruar publiksht edhe unë. Armët kimike sirian në asnjë mënyrë të mos asgjësohen në territorin shqiptar! Kurr në territorin shqiptar! Kam një përvojë shumë të hidhur unë. Në vitin 1990, sigurisht nga dora e armikut, ndodhën helmimet e fëmijëve. Për personelin shëndetësor dhe popullin ishte dicka befasuese. Nisi një luftë sepciale kundër nesh – kundër fëmijëve tanë. Nuk mund ta besonim të ndodhte kështu. Edhe Hitleri, edhe Neroni, edhe Cenghiz Khani do të ishin matur njëqind herë të helmonin fëmijët e një populli. Edhe bota nuk po e besonte. Ajo a nuk po përgjigjej në mënyrë adekuate se çpo ndodhte në Kosovë. Unë kam qënë mjeke pediatre; sa kisha kryer specializimin pasuniversitar dhe isha grua e pjekur tanimë, nënë e dy djemve… Janë helmuar 7000 fëmijë, ferishte të Kosovës, të popullit shqiptar të Kosovës. Më shumë se 1000 prej fëmijëve i kam trajtuar unë dhe ua kam përcjellë shëndetin e tyre për 6 vjet të tëra pandërprerje…..

Ndërsa heroina kosovare, poetesha Brovina flet, mua më sillen në mëndje pamjet e llahtarëshme që transmetonin televizonet kosovare, klithje fëmijësh, që të rënqethnin mishtë:“ Oj nanë…a ka më merret fryma….Oj nanë, jam kah vdes….Po nuk muj ma, breeee…. Vdiqaaaa...Oooooooooo…”, klithma që edhe një përbindëshi do t’ia kishin përlotur sytë , por jo xhelatëve që kishin aktivizuar armët kimike, të njëllojta si këta të Asadit .Si i ke duruar ato klithma, Flora?

Proefesioni im e kërkonte të isha kujdestare e ketyre fëmijëve. Nga të 1000 fëmijët që kam trajtuar unë, kanë qënë edhe dy fëmijë serbë. Ata aksidentalisht janë ndodhur në të njëjtin vënd me fëijët shqiptaë. Bota po i quante fëmijët tanë “artistë”, edhe pse ata ishin kërthijë ; e çfar arti mund të aktrojë një kërthinjë? A mundet të aktrojë një fëmijë çerdheje, ndërsa është duke u mbytur nga helmet e hedhura për ta vdekur atë? Për t’i vdekur të gjithë rreth tij? Për t’ua marrë frymën? …Ende bota këmbëngulte se fëmijët po aktrojnë, kur ne kalonim minutat më të lemerisëshme që ka parë jeta ime….


Edhe personeli shëndetësor që merrej me mjekimin, vuante nga molepsia e lëndëve helmuese , që depërtonin përmes maskave të sistemit të frymëmarrjes.

U përjashtova nga puna. Oh,jo, as edhe një sebep. …Pa asnjë spiegim, vetëm urdhër të ndërpresja marëdhëniet e pagës sime. U përjashtuan mjekët pediatër dhe gjenikologët e spitalit të Prishtinës…Atëherë vazhdova pa rrogë dhe më me furi të punoja nga një qytet te tjetri. Tok me mjekë dhe personel tjetër shëndetësor, vullnetarisht, pa asnjë pagesë dhe ditë natë , prej një fshati në një fshat. Futesha mes ferishteve të helumara të Kosovës dhe më dukej sikur ecje për së gjalli nëpër ferrin e Dantes.
Vepronim duke na përcjellur policia. Në Gjilan, psh, policia kishte shpallur në kërkim duke rrethuar vëndin, një “ mjeke amerikane” me “flokë të gjata dhe të bardha, rreth të dyzetave”. Ata nuk e dinin se mjekja në fjalë isha unë.


Vazhdimisht kam punuar në Prishtinë, në Kodrën e Trimave dhe, ngado, kam qënë e mbrojtur nga shqiptarët, që të mos më arrestonin. Kanë qënë çaste të jetës sime, nga më të rëndat por dhe më të pasurat. Të shëroja fëmijë sa më shumë; të shihja fëmijë të qetesuar, prindër pa lotë…aman…le te vdisja pastaj. Kisha një farë përvoje, jo pak, si mjeke pediatre. Tanimë po më dukej vetja si studente që e kanë future për herën e parë në kadavër…Kurr gjatë viteve të shkollës nuk e kisha menduar se do të përballesha me një të tillë sulm prej kolere që e kishte nisur Beogradi fashist për genocide. Isha kthyer në një ulkonjë që mbrn këlyshët e saj. Pikë përshtypje nuk po më bënte më jeta ime.


Më kishte përpirë të tërën pasioni për të qënë pranë fëmijëve që klithnin prej helmimeve. O zot! Kur kujtoj sy të trëmbur, të përlotur, që më vështronin sikur unë të isha një krijesë e ardhur nga qielli për t’i shpëtuar, por unë isha vetëm Flora e tyre; bija e këtyre kosovarëve të mi. Kishte raste që më çonin fjalë: “Doktoreshë, mos eja…na kanë rrethuar policët!”

Doja të hyja me çdo çmim mes rethimit. E dija se kishte fëmijë të helmuar që mund të vdisnin nga çasti në cast. Le të më kapnin. Aman, më luteshin, prit doktoreshë, të mbarojë rrethimi. Të thyejnë qafën, mandej, do të vimë të të marrim net ë dy…Kanë ardhur për ty, të të kapin ty.


Në mes të të helmuarve, do të veçoj një vajzë dhjetë vjeçare, nga Kabashi i Vitisë. Ishte shumë randë. Nuk ta them emrin…Nuk ia kam dhënë askujt listën e fëmijëve që kam shëruar ; ende i ruaj si gjëra të shënjta…Ma kanë bastisur disa herë shtëpinë, por listën e emrave të fëmijëve që kam shëruar, nuk kanë mundr ta gjejnë asnjëëherë. E…Ajo vajza qe tepër rëndë. Pas mjekimit të parë, munda ta nis jashtë shtetit se edhe i ati kish mundur të gjente financat. Kjo vajzë u shërua dhe, kur u bë 18 vjeç, erdhi dhe u kyç me armë në dorë në radhët e UCK.

Brovina kalonte nga njëra shtëpi tek tjetra si vjen vërshimi i pranverës. Atë nuk mundën ta arrestonin , siç është e pamundur të arrestohet pranvera. Po, ku e gjente kurajon kjo grua e re dhe e bukur të cilin kërkonin ta përcillnin me pranga në burg, t’i rrëmbenin edhe lirinë, pasi i kishin rrëmbyer edhe rrogën e vëndin e punës?

Deri vonë më dilte gjumi natën nga klithmat e regjistruara në trurin tim
“ Nuk muj breeee….. Po vdeeeeeessss”. Dhe sapo këta klithma pushonin më dilte gjumi, se më bëhej se, ja, fillpas , këta klithma pushuan se kishte mbërritur vdekja….
…Për çështjen e këtyre krimeve kam folur edhe në Akademinë e Shkencave në Francë, ku qeshë ftuar për të folur rreth shkeljeve të të drejtave të mjekut. Unë fola atje për fenomenin mizor të shkeljes së të drejtave të pacientit për të kërkuar ndihmë, pa le edhe për të drejtat e mjekut për të shëruar të dëmtuarit, siç ndodhi në Kosotë.


Kishim shumë presion dhe na mbyllej goja që të mos dëshmonim rreth përdorimit shtetëror të helmeve neurotoksike të tipit Zarin ndaj fëmijëe kosovarë. Këta gjëra më shkuan në mëndje, kur mora vesh që Shqipërisë i kërkohej thuajse me këmbëngulje të merrte pjesë në aksionin kundër amrëve kimike siriane, por, në teritorin e saj. Kisha shumë frikë. Pavarësisht se paraqitej gjithëçka e sigurtë pa asnjë dyshim ( dhe shtohej edhe kjo fjali që të shtinte tmerrin”Sigurisht njëqind për qind pa rrisk nuk ka asgjë!” ) po, sikur të dilte ajo përqindja aq e vogël e rriskut në plan te parë, çfar do të bëhej me popullin shiptar? Mos, o zot, të përsëriteshin ata skena të llahtarëshme që ma kishin vjedhur qetësinë dhe gjumin “atehërë”…Me ferishtet e popullit shqiptar…Oh, kisha kaluar kaq fëmijë të helmuar nëpër duart e mia, kisha dëgjuar aq klithma prej tyre dhe duke iu ruajtur kamerave të arestimit nga poilcia? Popo, një aksident i rastit po të ndodhte në Shqipëri? A nuk po e pranonin si me gjysëm zëri, si “andej nga fundi” të gjithë partizanët e ardhjes së këtyre armëve në Shqipëri se, krahas aq e kaq eurodollarësh përfitim, ja ,që, ”Sigurisht njëqind për qind pa rrisk nuk ka asgjë!”?

Brovina kur ka dëgjuar propozimin e armëv kimike siriane, në vetminë e saj ka parë me sytë e shpirtit, të gjitha ato skena macabre e terrori që kishin pas shkarkuar këta lëndë në Kosovë;ata ditë të llahtarëshme për popullin kosovar.


Ajo falënderon para mikrofonit tim stafin e mjekëve të spitalit ushtarak të “Ushrisë Shqiptare” sidomos dr. Engjëll Mastora, “ që është edhe lektori i punës sime shkencore, që kam mbrojtur unë për helmimet në Kosovë.

----------------------


Flora Brovina u lind më 30 shtator 1949 në Skenderaj. Shollën fillore dhe të mesme ajo i kreu në Prishtinë. Studimet në Fakultetin e Mjekësisë i mbaroi po në Prishtinë. (Kunati im Avni A., shoku i saj i studimeve, më tregon se Flora normalisht erdhi në Fakultet e hipur mbi një motocikletë të tipit "Vespa", diçka më shumë se e rrallë në atë kohë, shënimi i Ullmarit). Një kohë (1973-1981) punoi gazetare më të përditshmen ”Rilindja” në Prishtinë. Ka punuar edhe me redaktimin e revistave ”Kosovarja” dhe ”Teuta”. Flora Brovina ka botuar disa vëllime me poezi: ”Verma emrin tim” (1973), ”Bimë e zë” (1979), ”Luleborë” (1988), ”Mat e çmat” (1995) dhe ”Thirrje e Kosovë” (1999, në kohën kur ajo ishte në burgun e Pozharevacit në Serbi). Në vitin 1999, në një kohë kur fati i Flora Brovinës pas arrestimit ishte i panjohur, ajo mori Çmimin Tucholsky për vitin 1999 ’in absentia’ nga PEN Klubi Suedez. Fati i saj u diskutua shumë, Televizioni i Tiranës bëri një emision special me pjesëmarrjen e mikeshës së Florës Natasha Lako, u angazhuan mjaft intelektualë edhe jashtë botës shqiptare për lirimin e saj. Dhe vërtet, ajo u lirua.

FLORI BRUQI

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri