Eleonora Gjoka -Riza Lahi Perfaqesues i letërsisë së ditëve dhe plagëve të sotme te atdheut.




Esse

image

Eleonora Gjoka

Rizanë e njoha vonë, nepermjet shkrimeve tona ne internet, e pastaj direkt. Person gjithmonë i qeshur, i gatshëm për të pritë e përcjellë kolegët e artit që vijnë në Tiranë nga të gjitha anët e vëndit, sidomos ne qe jetojme jashtë. Shkruan shumë bukur për jetën reale të kësaj periudhe. Ka botuar shumë vepra, prej të cilave kam lexuar disa.Rizai është poet e shkrimtar, njeri që lufton papushim me veshtiresite e kohës; luftë që e bën shpesh herë duke qeshur. Ai ende di të qeshë menjëherë dhe me gjith shpirt dhe kjo, mbase prej hobit të tij të vecantë për t’u bërë mirë të tjerëve.Disa herë e kemi lexuar të ketë shkruar për fatin e letërsisë bashkëkohore shqiptare dhe shkrimtarëve të saj, për dinjitetin e tyre që duan t’ua nëpërkëmbin dhe t’i detyrojnë të humbasin thelbin e magjisë së tyre – sovranitetin e kështjellës së tyre personale! Këtë përmes joshjes së parave apo të karrjerës shtetërore! Më ka mbetur në mëndje citimi i një thënieje nga Rizai:


“ Kur shkon paralliu te mendimtari, që të dy bëhen të mirë; kur shkon mendimtari te paralliu, të dy bëhen maskarenj”.Personalisht unë si Eleonore, nuk di ndonjë rast që një paralli të ketë trokitur në derën e shkrimtarit a poetit dhe ti kenë ofruar paratë e tij, për daljen në dritë të një vepre të nderuar artistike.


Nga pena e Lahit kam lexuar se si, autorët shqiptarë janë kthyer në njerëz që mbase nuk kanë para për një kafe, por ende mbahen për të mos u futur nën tutelën e atyre qe marrin ngjyra te errata politike. Nën atë tutelë bajraktarësh, shkrimtarët mbase bëhen të famshëm por rrezikojnë të humbin përjetë qënien e tyre: tribun e shpirtit të bukur te njeriut te paster shqiptar!


Lahi ka goditur kaosin total në shpërndarjen e librit artistik të autorëve vëndas, mospërkrahjen neveritëse të tyre nga shteti; ndërsa shtetarët kanë qejf të pozojnë para librave apo te vizitojnë para kamerave, panairet e librave në vëndin tonë. Dhe kjo, ne nje kohe kur na kërcënon rrende analfabetizmi dhe krimi i përditëshëm. “Asnjë e keqe nuk i vjen vëndit dhe shoqërisë së sotme shqiptare nga “grafomanët”.


Atëherë, përse tregohen kaq mëndjemëdhej dhe të pamëshirshëm ndaj tyre? - pyet Lahi në një tjetër shkrim duke analizuar një temë të tillë spektakolare e cila, sigurisht që ka rënë në veshë te shurdhër.


Rizai interesohet për sportistë e muzikantë, kërkon ti ndihmojë ata, por më shumë përpiqet që të hapë mëndjet e fjetura, të cilat, malli për atdhe i bën të brofin menjëherë! Me penën e tij vazhdon te shkruaje me sukses, te fiksoje tipiken që karakterizon sot botën shqiptare. Do të jetë nga të rrallët, qe mund të gjesh, per te na kujtuar se njeriu mund të jetojë edhe në një shoqëri pak a shumë në kaos, që drejtohet jo me ligje të shkruara.


E vërteta duhet parë në sy.


Te romani “Vorri i Ashikut” ndeshim personazhe artistike nga bota e sotme politike e Tiranës. Ai vjen nga pjesa e ndershme e shqiptarëve, sic janë pilotët profesionistë – tallet me ata sa të shkrin së qeshuri. Kur është për t’u “dorëzuar”, ai magjepset para serenatave korcare duke i dëgjuar lehtë, per të cilat, ai ka shkruar.





Edhe romani tjetër që duhet të ketë dalë nga botimi, kushtuar Korcës dhe me titullin shumë të bukur që e ka pasë në fillim dhe që më duket se e ka ndryshuar më kot - “Serenata Korcare ne Nju Jork”, trajton sërish temën aktuale, plagët e sotme të shoqerise shqiptare.Aty me nje linje romantike, nepermjet figures se Mjellmes ( I frymezuar si nga Korca e miqve te tij dhe nga serenatat e bukura korcare, ai e portretizon figuren e shoqes sone Merites ne Nju Jork, vajzes se bukur korcare, nepermjet Mjellmes, personazhit te romanit.


Unë e kam lexuar pjesërisht në internet a në gazetë ku, me sa kam parë, ka shume dashuri dhe dhimbje - ndjenjat njerëzore që qëndrojnë më lart nga të gjitha të tjerat!


Kjo dashuri ndjehet ngado në shkrimet e tij, sidomos është e derdhur pa fre në poemën “Shkodra e pikturuar me gëzhoja” që u botua para ndonjë muaji në Indi duke u prezantuar me konsiderata të larta nga botuesit e saj.


Lahi shkruan edhe në të përditshmet, si te Gazetën “ Tirana Observer”, krahas te tjerave. Po ashtu shkruan te “Obelisku” Stili i tij më pëlqen jo më pak se i të tjerëve bashkëkohorë që lexoj këtu në SHBA.


Lahi, në shoqërinë e tij, cuditej dhe kërkonte të dinte përse rreth 50 shkrimtarë e artistë në USA lidhen me njëri tjetrin, botojnë që të gjithë, vetëm në Shqipëri asnjëri nuk është inkuadruar në letërsinë amerikanë. Si ka mundësi që të gjithë janë amerikanë dhe asnjë amerikan nuk i njëh?


Pse në Athinë ka krijues që janë inkuadruar në shoqatat e shkrimtarëve të atjeshëm.


Përkthyesa si Noli s’ka më, thotë Rizai. Kjo shprehje më shtiu të rilexoj Rumiun dhë Farukzaden dy kolosë, i pari Persian i lashtë dhe e dyta iraniane e viteve 60-te, por të dy, më të mirët e kulturës iraniane gjatë 2500 vjetëve. Këta ka shqipëruar Rizai, ja, ky që rend ngado me bicikletë nëpër Tiranë, shpesh herë duke kënduar me vete apo duke fërshëllyer. Përkthimi është i arritur mendoj kështu jo se i kam lexuar në orgjinal, por duke u nisur nga fakti se madhështia e tyre nuk cënohet dhe në gjuhën tone!





Të sjellësh Farukzaden në anglisht nuk është gjë e madhe, por ta përshtatësh në shqip është jashtëzakonisht e vështirë dhe kush e bën këtë, duhet të ketë jo vetëm lëvdata me fjalë, por të vendoset në piedestalin e merituar (sa kemi ne të tillë ? ).


Librin me poezite e Farrukhzades, na i dhuroi Rizai ne Tirane, mban daten 6 Shtator 2008, pinim kafe ne lulishte, me tim shoq dhe nje grup krijuesish qe i lajmeroi Rizai ne moment per vajtjen tone me pushime.


Jeta e Farukzades ( shqiptimin e emrit po e thjeshtoj ) është ajo e nënave dhe e motrave që jetojnë në malësitë tona e në Kosovë nëpër familje patriarkale, ose edhe kudo në Shqipëri ku është problem nënvleftësimi i gruas, trajtimi jo i mirë në shtëpi, puna e pa përshtatshme për kualifikimin përkatës dhe sipas meritës në shoqërine ku ajo vepron dhe lufton.


Nuk dua të flas për fatin e grave në vëndin e autores (Irani), por për nivelin e përshkrimit shumë të mirë që të jëp përshtypjen se është një punë shumë e kujdesëshme e Rizait të talentuar. Ja, me këtë rast ndonjë poezi nga Farrukhzadja, që e dua vec të tjerave edhe për faktin se edhe unë e kam trajtuar me shpirt problemin e gruas në librat e mia.


Robina





Të dua; tani e di, në zemrën time


të të mbështjell të tërin s’arrij dot


Ti je një qiell i pastër, i madhërishëm,


unë – një zog i zënë… një zog.





Herë strukur pas një shtylle, herë një tjetre


Të kundroj e trishtuar, e mahnitur


Mendoj mos vjen një dorë pas shtyllës – akull


E i hap krahët drejt meje krejt papritur.





Hyra në mëkat




Kam mëkatuar, një mëkat që më kënaqi shumë


Në një përqafim.. qe i vrullshëm e i nxehtë


Kam mëkatuar - rrethuar nga krahë të ngrohtë


Të ngrohtë shumë, shpagonjës e të hekurt.





Ose


Vec ti grua e Iranit vec ti, vec ti ke mbetur


Ne prangat e percmimit, mes detit te se keqes,


Hidhi tej ato pranga!Cope beji ato pranga


Thekso fort sa te mundesh natyren e kryeneces!


……………………………………..


Riza Lahi është gjithashtu redaktor dhe korrektues i sakte. Shumë autorë kërkojnë ndihmën e Rizait para se vepra e tyre të dalë në dritë. Rizai është ndër të rrallët. Lidhuni me të, bashkëpunoni, se ndihma e tij do të jetë me vlera dhe ai nuk ka për t’u dalë nga fjala që ka dhënë asnjëherë. Edhe Rizai i pranon këshillat. Rizai është mjaft korrekt dhe i gatshëm për të miratuar cdo punë të kujdesëshme të kolegëve. Ciltërsia e tij nuk njeh pengesa, kur është puna për të inkurajuar! Shpesh e cfaq gëzimin cilter, si një i ri gjimnazist, sa here qe poezine e pelqen. Kësi rastesh, ai entuziazmohet dhe shkruan menjëherë opinionin e vet pa rezerva.





Ja si më ka shkruar Rizai, për poezinë time, “Shelgu lotues”:





Është fantastice, Elko!





Shelgu Lotues


---------------------


Ja u shua nje ylj, të tjerë u ndezën xixëllonje…


Mos dhe yjet lart u formuan nga shpirti yne!


Kur natën e fundit, drejt qielli niset fluturim...





Ja si thote Rizai per poezine time” Deti Jon “:





Subject: [BOTAERE] Jeni te lutur shume nga une, qe ta lexoni edhe nje here kete gje te mrekullueshme te dale nga fundi i detit Jon, qe andej te zemra e Elkos dhe qe nga zemra e saj – ja si vjen...mes nesh – Xakja -





Detit Jon





Në vdeksha diku mërguar,


Në mes detit jam valëzuar,


Në sy do mbyll bukurinë,


Do kërkoj ta mbaj rrobinë!


Elko





Unë buzëqesha më vlerësimin e tij! E di që poezia ime mund të mos jetë vërtet në shkallën sipërore, por di edhe dicka tjetër. Rizane sikur ta vrasësh, nuk ka shpirt të bëjë keq, kurse, nga ana tjetër, në një esse, me sa kujtoj, “Neroni, vrasësi i së ëmës, ka derdhur lotë një herë”. Ai e ka cilësuar krim masiv dhe të pa ndëshkrueshëm kur ne shkrimet pa cilesi, ju behen lajka te pa merituara krijimeve të njëri tjetrit, kur u duhet thënë gjëja më hyjnore në respekt të atyre casteve të të shkruarit dhe që është thene e vërteta. Unë gëzohem shumë kur më shkruan fjalë entuziaste për poezitë e mia! Vec të tjerave, e respektoj sentencën e mrekullueshme që thote se: Poetët dhe mund të mëkatojnë, por nuk mashtrojnë dot!


Kur lexova librin e Rizait : “ Nen Henen e Ulqinit ” me preku tematika e tij e zgjedhur.Te gjithe e dime se nenat tona kane qene nena heroina per vitet e jetes qe kaluan.Une kam bere shume shkrime per nenen, qe e mbaj dhe si muzen time! Kur lexova librin e tij, me siper, u kenaqa qe ka njerez qe i duan dhe respektojne te shtrenjtat nena dhe si dedikim per ato shkruajne libra.U dashurova me personazhet e librit, me gjeografine, historine, zakonet, madheshtine e cdo personazhi dhe te gjitha keto se nena e Rizait i kishte ngulur te birit aqe shume dashuri per gjithecka, si dhe per Ulqinin e saj, token ku kishte lindur dhe qe ja kishin mohuar, per dekada!


Ne cdo kohe te dites apo te nates, se jemi ne kontinente te ndryshme, Rizai eshte ne kompjuter duke punuar.Kurre nuk le pa pergjigjur ne moment, cdo shkembim qe merr me emaile. besoj se nuk ka dhe nje person te dyte kaqe te dedikuar…


Lidhja me koleget dhe krijuesit midis kontinenteve, qe me aqe shpirt e ben Rizai për të mbajtur gjallë komunikimin ndërshqiptar mos kjo është pak???.





Rizai iku…


Ne ditet me te bukura qe feston njerezimi mbi Toke, naten e shkembimit te stafetes se viteve.Naten e lindjes se dites se re, te lindjes se shpreses, naten e trokitjes se gotave ne tavoline! Naten e vigjiljes se Vitit te Ri 2014! Cudi. Po ne ate muja qe kishte ardhur ne jete… kjo ikje me prek per faktin se koincidon dhe me ikjen e vellait tim nga jeta, po behen disa vjet. Rizai iku pa dhimbje, pa buje, sikur e rrembyen ne qiell, te ngjitej me misionin e pilotit! E pacim dhe ne aqe te lehte, ikjen tone, e dime se kjo eshte detyre e pashmangeshme!


Jam e sigurt se ai ka dashte me na nise te tere te njohurve nje pershendetje ate cast, e ne e morem si kartoline, lajmin e mortjes se tij fizike!


Iku njeriu i mire, qe diti te jete mik me qiellin dhe me token, me cdo njeri qe njohu ne jete, pa dallim, kombesie, feje e origjine!


Ishte i vetmi qe bente koordinimet mes miqve nga te gjitha anet, qe nga Tirana, ne Prishtine, Maqedoni, nga India, Rusia, Amerika, Australia, Irani e ulej mes romeve te tij shtruar e kembekryq.





Iku si nje udhetar i thjeshte, duke pase per pasuri nje apartament te vogel, me studio ne ballkon, nje kompjuter, nje biciklete fluturuese qe ndodhje prane miqve cdo cast, i vemendshem, i sjellshem e plot buzeqeshje!Ai la nje familje te mrekullueshme, pasurine me te madhe!Te secili la gjurmet e njeriut te mire, punetor, krijues, mediativ e me temperament te ngrohte, ashtu si jane shkodranet ne pergjithesi.Keshtu do ta mbajme mend Rizane, ne koleget e tij!





Now you are at rest poor man


Can you tell as, what is your name?


Who are you going finely,


Poor wanderer, where you going?


What you will do in the dark land


Of your ancestors?





No, no, no, we do not,


Questioning you more!


We don’t ask you now,


Your Star still unspeakable…


Pray in Peace our friend forever!


© elko





Ju jeni në prehje o njeri i shkrete


A mund të tregoni, emrin e vertete?


Kush po shkon ashtu i zbukuruar,


Shtegetar i dobët i munduar?


Çfarë do të bëni tani e tutje


Në nentoken e etërve tuaj?





Jo, jo, ne nuk do ju bëjmë,


Asnje pyetje më shumë ...


Ne nuk ju mundojmë me tani,


Ylli juaj tashme gojembyllur rri


Prehuni në Paqe mik, ne përjetesi!


© Elko





Ike Riza, miku yne i mire! U lodhe per t'i thene gjerat ashtu sinqerisht si i mendoje, me ciltersi dhe drejtesi! Ike miku i te gjitheve duke qeshur...me shume gjera te parealizuara.Nuk u ngope me jeten ...as me siperfaqen e shtepise se vogel por ty te ngrohte miresia e njerezve qe kishe prane! Ike me xhepin e...zbrazet, le neneloken pas qe e doje aqe shume! Sot do rrenkoje Buna, ajo muze te frymezonte… do fshije syte Hena e Ulqinit, cdo gur i Rozafes, do kete dicka nga germat e tua hedhur ne mesnate kur familja heshtte...ti gjeje kohen e lire te dedikoheshe ne krijimtari! Vdiqe duke lene ne prag dere nje pasuri te madhe botimesh. Pushofsh ne Paqe, Riza!





Eleonora Gjoka


6 Janar 2014, New York

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri