Sokol Olldashin e vranë!

Vdekja e Sokol Olldashit është po aq e ngjashme sa vdekjet e Kosta Trebickës në pllajën e Voskopojës dhe e oficerit të SHISH, Isa Çopa, që u vetëvra pastaj i vuri flakën makinës !!!. Ka paralele të ngjashme referuar raporteve të ekspertizës autoteknike, autopsisë dhe gjendjes së mjeteve. Përfundimi është se dyshohet fortë se deputeti Sokol Olldashi është vrarë para aksidentit. Më pas ka ndodhur ajo që ka ndodhur. Ndryshe nuk ka se si të shpjegohet se edhe një javë pas ngjarjes tragjike, nuk është zbuluar ende personin të cilin i ndjeri takoi në Elbasan, rrethinat e tij apo periferi të Tiranës, në Krrabë. Për sa kohë personi mbetet mister, atëherë do të thotë se deputeti është futur në një kurth, prej të cilit nuk ka dalë i gjallë. Një hetim serioz e donte të udhës që të paktën dy ditë nga ngjarja, grupi i ekspertëve të deklaronte zanafillën e ngjarjes. Prej nga është nisur deputeti mbrëmjen e së mërkurës dhe cilin takoi. Justifikimi mund të jetë se Olldashi ka qenë në shoqërinë e një vajzë që ka njohur në atë qytet. Pak rëndësi ka. Vajza duhet të kishte dëshmuar dhe kjo dëshmi të jetë pjesë e dosjes hetimore. Ku kanë qenë, çfarë kanë bërë, çfarë ka ngrënë dhe pirë dhe nëse ka ndodhur diçka e pazakontë gjatë dy orëve. Olldashi është nisur nga Tirana në 18:45 pa shoferin. Përse nuk e shoqëroi shoferi, çfarë i tha Olldashi shoferit para se të nisej, apo nëse shoferi sajoi një alibi se nuk shkonte dot ta shoqëronte pasi kishte punë…Olldashi u raportua se doli nga rruga në orën 21:10. Pra pak më shumë se dy orë hapësirë kohore. Në kohë të keqe i janë dashur 30 minuta udhëtim vajtje dhe po kaq ardhje. Zbrit 10 minutat e segmentit të pakryer kurrë Krrabë-Tiranë, gjithë koha e udhëtimit rezulton 50 minuta. Pra ka pasur kohë të lirë 75 minuta të lira. Askush nuk dëshmon ta ketë parë makinën e ish-ministrit në aksin e njohur Tiranë-Elbasan. As patrullat policore, as pronarë lokalesh (përveç Sallufit aty ku ndodhi aksidenti). As banorë, as biznesmenë, as politikanë.
Versioni i dytë
Me siguri maksimale, por jo të plotë, Olldashi në Elbasan ka qenë për të takuar një person publik. Një deputet mbase. Thuhet se po ndiqte planin e projektit të tij politik. Kauzën e madhe e fitoi, duke përdorur një anti-amerikanizëm për armët kimike. Inicioi dhe nxiti protestat masive në gjithë vendin. Ai ishte shkaktari i vërtetë i JO-së së armëve kimike. Po fitonte pikë të jashtëzakonshme për kauzën e tij. Madje edhe duke negociuar me deputetë të mazhorancës. Thjesht po nxirrte blof Bashën dhe Berishën, për t’i vënë përpara pasi ta fitonte këtë kauz. Në një prej fjalimeve te Piramida, Olldashi deklaroi tekstualisht “Kemi ndërmarrë këto protesta kundër armëve kimike siriane dhe do vazhdojmë deri në fund. Kemi organizuar njerëzit tanë në të gjithë vendin. Në Tiranë, Fier, Lushnjë, Elbasan etj.,!!!”. Olldashi ky që mori nismën…..Për shoqërinë civile pak peshë mund të ishte kjo iniciativë. Politika kishte më tepër rëndësi. Dhe atë e kryesoi Olldashi. Basha dhe Berisha, të trembur nga ky projekt ambicioz i Olldashit, të cilit nuk i mungonte as përkrahja me background kriminal sipas raportit të FBI-së, mund të bëhej potent dhe i rrezikshëm. Basha u detyrua të lëvizte ndryshe që të shpëtonte. I tha JO Amerikës dhe minoi këtë projekt për shkatërrimin e armëve kimike siriane. Pra Olldashi ishte shkaktari kryesor. Basha kishte një armik të madh përballë, pse jo dhe Berisha rrezikohej shumë.
Njeriu misterioz
Për sa kohë askush nuk flet se cilin takoi Olldashi, misteret janë prezente. Autoteknika nxjerr disa paqartësi. Alkooli i derdhur i frenave. Po e marrim të mirëqenë se u derdh në përmbysje. Vetëm gjysmë rrotullimi makina !!!. Dhe Olldashi vdiq. Përplasi kokën te dera e pasagjerit dhe mjaftoi për goditje fatale, me 45 km në orë!. Shumë pak gjak në vendngjarje për një traum në kokë dhe shpërfytyrim, në gjendjen që u gjet deputeti. Vetëm dëmtime në kokë dhe në asnjë pjesë të trupit. Po flasim për aksident!. Kjo nuk ndodh kurrë. Aksidentet lënë hematoma dhe në pjesë të tjera të trupit. Edhe sikur pa rrip sigurimi të ketë qenë. Rrethanat dhe mënyra si ka ndodhur lënë për të dyshuar. Drejtuesi nuk ka tentuar të frenojë dhe as ka kthyer timonin. Ose ka qenë tejet i dehur në alkool, ose ka pasur faktorë të jashtëm, që ia kanë injektuar gjatë qëndrimit në Elbasan, ose ka qenë i pajetë në ato çaste dhe e kanë vërvitur te varrezat e Krrabës….Atëherë çfarë ndodhi.
Ka dyshime të forta se Olldashi mund të jetë takuar me një deputet në Elbasan. I kanë ngritur një kurth. Njeriu që ka takuar ka qenë i besuar. Aty ka ndodhur formaliteti në emergjencë. Në një vend të mbyllur, ku askush nuk e merr vesh se çfarë ndodh. Makinën e tij në kthim nuk mund ta ndalonte më kush. Dhe në një shpejtësi vetëm 45 km në orë, jo shumë e lartë, një person mund të hapë derën dhe të hidhet. Madje të shpëtojë pa plagë. Në makinë ka pasur një të dytë dhe nuk ka qenë femër. Por një burrë që ka drejtuar mjetin deri në rrëpirën e Krrabës. Plaga në kokë nuk është plagë aksidenti, madje mund të gjendet edhe koha kur është shkaktuar. Po kështu autopsia mund ta zbardhë këtë të vërtetë. Edhe çfarë ka ndikuar në këtë situatë. Dy gjëra janë në këtë ngjarje. Ose Olldashi është trajtuar si Kosta Trebicka, ose si Isa Çopa. Na thonë se ishte me shpejtësi dhe makina i ra në kokë si Trebickës, pa alkool frenash dhe pa komandim mjeti e me rrokullisje. Na lënë të dyshojmë se mund të jetë torturuar deri në vdekje dhe më pas sajuar aksidenti në Krrabë. Është sajuar telefonatë me shoferin dhe deputetin dhe ndërtuar gjithçka perfekte. Pra është masakruar si Isa Çopa dhe nuk po njohim detaje shtesë ende nëse edhe gjuhën ia kanë prerë si atij.
Por në një gjysmë rrotullim makine nuk mund të ndodhë kurrë të pësosh një traum vdekjeprurëse të tillë. Dhe nëse ka ndodhur, kjo nuk ka ardhur në gjendje të vetëdijshme të deputetit në momentin e aksidentit, por në momente agonie. Pra duhet të ketë qenë gjysmë i vdekur. Edhe për Isa Çopën thanë se i telefonoi familjes se do vonohej dhe ta kishte amanet të ardhmen e djalit. Por më pas rezultoi se jo nuk ishte vetëvrarë dhe më pas vetëdjegur, por ishte torturuar mizorisht, prerë gjuha, me plagë në sheshin e kokës dhe më pas ishte djegur brenda makinës së tij, duke e sajuar vetëvrasje. Por ekspertët gjermanë zbuluan të vërtetën dhe tani askush nuk flet më për oficerin e SHISH. Kështu pritet të ndodhë edhe me Olldashin…..

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri