Dr.sc.Nikë Gjeloshi Paditë Akademik Mark Krasniqin per shpifje


Dr.sci.Nik Gjeloshi
Në Portalin Infomativ „Botapress.info“,nga dt.04.02.2014  ka  publikuar  një shkrim shpifes e fyrës ndaj meje i shkruar nga autori Mark Krasniqi, me Titull: „Mark Krasniqi u pergjigjet Qosjës, Demaqit, N. Gjeloshit e K.Krasniqit“.  Me publikimin e këtij  teksti shpifes ndaj reputacionit tim në atë portal informativ, i cili, me dt.11.02.2014 ne gazetën me të njetin emer, poashtu  e ka botue at tekst të autorit shpifes  edhe ky portal është bërë bashkëpërgjegjës në veprën e shpifjës ashtu si autori i shpifjes.                                                                                                                                                                    
 Deshiroj ta njohtoj lexuesin e juaj dhe opinionin në pergjithësi se para rreth 10 (dhjetë) vjetësh kam patur një polemikë të gjatë me autorin e shpifjeve (polemikë e nxituar nga i njejti shpifes), me çrast me fakte e deshmi, dokumente publike e Arkivore, shqiptarëve dhe lexuesve në pergjithësi u kam bërë te njohur veprimtarinë e këtij autori shpifës, nga Lufta e Dytë Botërore e kendej: në shtyp, portale informative apo Libra te mijë.                                                                                                                                                                             
 Kushtetuta Amerikane (1787) e perfshiu shpifjen per ta ndalue ate „si deklaratë e shkruar dhe e gënjeshtërt qe i prish emrin e mirë dikuj“ dhe sot shpifësit denohen me gjoba të larta. Njësoj dhe në shtetet perendimore shpifja sanksionohet me gjoba të medha. Po, edhe ne në shtetin tonë, i cili po funksionalizohet me shum sfida, kemi Ligjin civil kunder shpifjes dhe fyrjës.

 Autor shpifës keto ditë doli dhe me një mori shpifjesh, trillimesh e te pavertetash qe vetem mendja e prishur mund ti imagjinojë ato gjëra të pamenduara e të pabëra nga unë dhe botuesi i papërgjegjshëm i publikojë ato. Qellimi i atij shpifësi: të demton reputacionin tim si autoritet, si intelektual e protagonist i shum zhvillimeve politike, juridike kthesë historike per të mirën e popullit dhe Kosovës, si para ashtu dhe gjatë funksioneve të mia në qeverinë e exilit e deri me sot.                                                                                                                                                                
  Unë, konform Ligjit të Republikës së Kosovës per shpifje dhe fyrje, me dt. 10.02.2014, në Gjykatën Themelore të Prishtinës kam ushtrue Padi civile ndaj shpifësit Mark Krasniqi dhe portalit Informativ „Botapress.info“ si publikues - bashkëpërgjegjës i atyre shpifjeve.  

Nga Gjykata kam kerkue ta denohen  shpifësi dhe bashkëpërgjegjësi i publikimit të shpifjeve dhe si kompenzim per demtimin e reputacionit tim ata të gjobitën më 500.000 Euro(pesëqind mijë  Euro)nga data e ushtrimit të Padisë.    
                                                                                                                                               

Me respekt ,


Dr.sc. Nikë Gjeloshi

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri