Recension për librin e Flori Bruqit,"Dieademë letrare".

 


http://gazetadielli.com/nje-mozaik-ne-letersi/

Prof.dr.Rasim Bebo

Recension për librin e Flori Bruqit,"Dieademë letrare".


Mr.Sci.Flori Bruqi, morri rrugёn dhe ndaloi te zalli i lumit, këtu ulur filloi të zgjedh një e nga një gurë: të vegjël, të bukur, të shndritshëm, që të kthejnë spektrin e diellit në fytyr dhe të verbojnë aty për aty.
 I radhit në një mozaik të ngjashëm me atë të stërgjishit tonë pellazg që ndërtoi të parin në botë këtu e mbi 4000 vjet më parë Nekropolin e Athinës të zbukuruar më gurë të vegjël të lumit dyshemet dhe muret.

Prej këndej në të gjithë perandorin pellazge, që shtrihej në tre kontinente: nga Azia e vogël te Priami i madh, në Afrikën e Veriut, duke dalë në Europë te Baskët, dhe deri në veri për gjat rrjedhjes së lumit Danub me kufi.

                 Flori Bruqi 


 E gjëjmë kudo këtë mozaik dhe sidomos te Tempulli i famshëm i Dodonës, në Budrint, Durrës, Apolloni, Trojë, në Gjenevë të Zvicrës, si na e vë në dijeni Prof. Dr. Agim shehu dhe në shumë vende ë tjera.

Kur i shikojë këto mozaikë tej bukurisë që pasqyrojnë artin e mrekullueshëm të stërgjyshërve dhe gjyshërve tonë, ne mahnitemi që toka nënë - Demetra - i ruan për mijëra vjet.  

Syri i jon i përmbledh me një të parë. Mirëpo mozaiku i të nderuarit Bruqi, është bërë, në vend të gurëve të zgjedhur të lumit ai radhit gërmat e trashëguar të gjuhës shqipe, të konfirmuara nga Pema e 63 gjuhëve dhe nga pema qe pasqyron Mr.Sci.Flori Bruqi të 47 gjuhëve, që për vjetërsi i kalon të gjitha gjuhët e botës mbi 9.000 vjet përpara.

 Kështu kemi të bëjmë me këtë mozaik libër, “DIADEMA LETRARE”, që përmbledh: kritikë, gjuhësi, pikpamje, poezi.

Mozaiku liber që mund ta quaj të Mr.Sci.Flori Bruqi nuk mund ta përmbledhim me një ose dy të parë, por duhet koh për ta lezuar dhe studjuar. Ky grumbullim mareial i përgatitur nga autori zë vendin e Akademisë së Skencave Shqiptare në Prishtinë, Shkup dhe Tiranë. Sot ato janë në shërbim të kursit sllavo-rus-greke. Ndërsa Shqipëria është nën drejtimin e Këshitarit, Kolonelit, Akademikut, të asfalis (sigurimit) grekë Janullatos.

Elita e kulturës së ktyre vendeve janë të heshtur, të koruptuar, të politizuar, të friksuar dhe bëjnë: “Gjumin më të rëndë dhe më të gjatë, si murgjit e pergameve që janë mësuar me dhomat e errëta”. (Z. Prenga). Duke shfletuar “Diademn letrare” në faqen e parë shikojmë reshtat, që i dedikon babës s tij. “Babajt tim MAXHUN BRUQI, mësimdhënës, që tërë jetën evet intelektuale e atdhetare ia kushtoi gjeografisë kombëtare”.

Ai e gjeti shkabën dykrenëshe në themelin e shtëpis të bërë blozë. 

Bregu i detit dhe Mesapliku i këndojnë Shqiponjës. Shkab’e madhe kasaba, / me dy krahë të mëdha, / nuk u dhe dhe nuk u fale. 

 Flori Bruqi të zgjon historin e Dodonës. Ndër 1800 objektet e zhgroposura në Dodonë më 1875-1877, gjithçka (ndërtesa, monumente, dhurata si (ex-voto) etj. drejtpërdrejt, lidhen me mbretin e perëndive pellazge ZEUSIN.

Këtu u gjetën shumë shkaba dykrenëshe, që janë përhapur në Perandorin Pellazge. Një ndër ato mund të jetë dhe ajo që gjeti Prof. Maxhuni. 

 Dodona ndodhet 16 km. në J. P. të Janinës në Çamëri. Të gjithë autorët e lashtë si Homeri, Hesiodi, Hekateu, Akusilao, Hellaniko, Herodoti, Tukididi etj.,si na i përmend eruditi Flori na bëjnë të ditur se, para mbëritjes së grekëve në shek e VII p.e.s. vendi banohej nga Pellazgët Hyjnor.

Dodona ishte vendi i kultit apo vendi i Shënjtë parahelen, më i lashti dhe i vetmi vend i njohur. Zeusin e trajtonin jo vetëm si pellazg por e cilësonin më tepr si Dodonas. 

 Dodona është bërë disa herë blozë. Dodona u rrafshua në vitin 219 p.e.s. nga gjeneraili etolas, Dorimahu. U rindërtua nga pasardhësit e Burrit të Ledhezës Pirro.

Qëndroi e tyllë deri në vitin 167 p.e.s. kur vërshuan lukunitё e Paul Emilit. Dodona Pellazge pësoi edhe një rrënim tjetër vdekjeprurës në motin 88-87 p.e.s. prej trakasve aleatë të Mitridatit... Më 435 e.j. perandori i lindjes, Teodori urdhëroi “shuarjen e përhershme të Dodonës Pellazge si zjarrishte pagane dhe shndërrimin e saj në një nyje të krishtere më 475 e.j.

 Kur fillimisht vandalët dhe më pas (551), Totila me barbarët ostrogotë, të pasuar nga saraqenët e bullgarët etj., e fshinë përjetë të jetës nga faqia e dheut Dodonën, kryeqendrën europiane të pellazgëve, - populli më i lashtë në kontinent. (Dhimiter Pilika “Pellazgët”,f. 161). 

 Flori  Bruqi te jep dhe te hap rrugë për të thelluar në “Kujtimet” e Ismail Qemali, që thotë: se, “Në vitin 1866, kur isha këshilltar politik i valiut të Janinës, gjatë një vizite tek pronat e një miku tim në fshatin Melingus, kisha dalluar disa rrënoja, që i lidha me tempullin antik të Dodonës. Dhjetë vjet më vonë ia tregova mikut tim në Vlorë Karapanos”.

 Ky filloi menjëherë gërmimet në Dodonë pas 1460 vjetësh, duke nxjerrë në dritë një sasi thesaresh arkeollogjike me vlerë të jashtëzakonshme. (P. xh. “Ilirira”, 6-2-2006, f. 24). Karapano, vllaho-grek, i shkathët, shumë nga këto thesare të Dodonës ua fali si dhuratë delegatëve të Anglisë dhe të Francës që ishin antarë të Kongresit Berlinit. Me qëllim, për të përkrahur kërkesat e qeveris greke në këtë Kongres.

Mr.Sci.Flori Bruqi, hynë në plejadën e njerëzve më të shquar të kombit shqiptar. Ai është trim , i pa politizuar, nacionalist i pastërt, me pak fjalë, të hap horizont për t’u futur thellë në ngjarjet historike.
 E gjeti shkabën dykrenëshe në themelin e shtëpisë të bërë blozë.

Ashtu si Dodona u be disa herë blozë, por prap u ngjall, se, “fara shqiptare nuk është delikate dhe që goditet lehtë, e cila rrezikon të zhduket. Eshtë e fuqishme, e ashpër, luftarake, që nuk mund t’i nënshtrohet të tjerëve.

Ajo i jep rëndësi kombit, ekzistenca e saj e mposht edhe kohen. Ajo mbizotëron aty, ku popujt e tjerë dështojnë. (A. Kola “Arvanitasit” f. 166). Një ndër plagët e mëdha është Shqipëria Londineze, që eruditi Flori e përmend dhe analizon shpesh në librat e tij të shumta. Prof. Dr. Eshref Ymeri thote: se Shqipëria nuk ka qënë 116.000 km2 por 134.000 km2, e marrë nga enciklopedia Ruse.


Lezuesin e shtinë Flori për të thelluar në problemet kardinale të popullit tonë që ka kaluar në luftra me pellgje gjaku.

 Kryengritja e madhe e vitit 1913, qe kishte perfshire gjithe trojet shqiptare qe e ktheu vendin ne shkaterrim dhe mjerim me pellgje gjaku? 

 A. Baleta shkruan: “Kryengritjet shqiptare që u bënë në Kosovë më 1908 – 1910 – 1912, praktikisht ia shtrinë rrugën Sërbisë, u harxhuan, u grinë forcat me Turqinë. Sot nuk kemi të drejtë të mos i vlerësojmë ngjarjet si duhet që të mos i bëjmë të njëjtat gabime.

Është fakt i njohur tashmë se përplasja shqiptaro-osmane e viteve 1911-1912 dobësoi ndjeshëm potencialet dy palëshe. Pikërisht pak jave pas mbarimit të kësaj lufte.

Më 18 gusht po të vitit 1912, filloi sulmi ndaj teritorreve shqiptare nga Mali i Zi, Sërbia dhe Greqia. Nëse lufta e shqiptarëve do të përqëndrohej kundër këtyre agresorëve, padyshim që dhe harta e sotme e Shqipërisë do të ishte ndryshe. Në faqen e parë të këtij “Mozaiku Letrar”, Kur Maxhuni gjeti shkabën dy krenore në themelin e shtëpisë bërë blozë të pa dëmtuar, e pastruan nga bloza dhe e vendosën te këndi si më parë. 

 Shfletojmë librin më tej dhe shikojmë një fotografi familjare me tre breza dhe me 14 veta të grumbulluar si nje tufë trandafilash, që pasqyron një familje shtet mbrëda shetit. Sa bukur, gjyshërit, fëmijt e tyre dhe nipër e mbesa, të ulur dhe në këmbë me çiltërsi. Kjo është familja, Kosova sot e gjallë, dinamike, e lulëzuar, që e përshkruan biri i saj Flori Bruqi. Jo më larg se 14 vjet, Flori  Bruqi përshkruan: Populli i Kosovës – UÇK-ja dhe NATO = Liria e Kosovës. 

Të ngjethet mishtë kur digjon dhe shikon kasaphanën sërbe, Gazeta “Iliria” shkruante në ate kohë: Kur shkova në zyrë, thotë Magdalena Ollbrajt dhe pashe mbi tavolinë gazetën, me fotot e masakrave sërbe në Kosovë, u trondita dhe morra Klintonin në telefon, NATO duhet të filloi sulmin për të ndalur këtë gjakderdhje të këtij populli trim të përmëndur në histori. 

Presidenti Amerikan Bill Klinton shprehej në qershor të vitit 2002 se: “Nënë Tereza ishte e para që më bëri të dua kombin shqiptar dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyre morele ndaj saj të vlerave të lirisë”. Fjala është për shpalljen e Kosovës të pavarur. (Prof. Dr. Saimir Lojla ”Bota sot” 19-10-2004) 
Tani vimë te fundi i shekullit që shkoi, të përshkrimi i luftës së Kosovës nga Mr.Sci.Flori Bruqi : ‘Lufta filloi më 12 shkurt 1998 deri në 23 mars 1999.

 Më 12 qershor 1999 hyri NATO në Kosovë. Në këtë luftë u dëbuan 800.000 shqiptarë, u vranë 15.000 persona, nga këta 2400 luftëtarë të UÇK, janë zhdukur rreth 5000 njerëz, janë përdhunuar afër 20.000 femra, janë rrëmbyer mbi 3000 shqiptarë, akoma nuk u dihet fati i 2087 të tjerëve, kanë djegur 1.100 vende banimi, kanë plaçkitur djegur e shkatërruar mbi 200.000 shtëpi, banesa, objekte kulture, shkencore, fetare. Ky përshkrim do te mbetet si pjesë e kristomacisë historike për ta përdorur çdo person i kulturuar dhe sidomos çdo historian për reference. Kosova fitoi Lirinë.

Me ardhjen e titos së vogël në Shqipëri Miladin Popoviçi si udhëheqës suprem mbi Enver hoxhën, po ta zëje në gojë Kosovën dhe Çamërin, të ipnin karamelen e plumbit pas kokës. Grekët Çamërin e vranë,e therën, e dogjën, përdhunuan dhe e dëbuan, pa patur asnjë ndihmë nga shteti amë vetëm sabotim dhe diskriminim. Kosovën e tradhëtuan vetë udhëhqia shqiptare. Djemtë e Shaban Palluzhës rreth 40-50 mijë frymë dorëzoheshin te vllau shqiptar dhe ky vlla tradhëtar ja dorëzonte sërbëve, që i asgjësonte në masë si në masakrat e Tivarit etj.

Te gjitha këto ngjarje pikëllimi i gjen te libri Diadema Letrare te përshkruara në art.

Ndërsa Çamëria u tradhëtua nga qeveria shqiptare dhe Akademia e Shkencave, greku e shpalli Çamerinë, që nuk ekziston duke njoftuar institucionet ndërkombëtare për ta ligjëruar dhe u ligjërua. Arrinë, që Ministri i Jashtëm grek deklaroi serbes, pa u trembur fare se “Çamërinë unë nuk e njoh” dhe qeveria shqiprare hesht, se është bërë Tirana më keq se Athina për kombin shqiptar

Pikërisht për këtë historian sllav në Maqedoni, arriti të nxjerrë nga goja se maqedonasit e sotshëm ishin stërnipërit e Lekës së Madh dhe më tej, “Prof. Pollajanski” tha se Skënderbeu nuk ishte shqiptar.  

Ne e pyetëm: Profesor, për cilën Maqedoni flisni, sepse për ne historianët, ne kohën e Aleksandrit të Madh, bridhnit ende në stepat e Rusisë, kurse në viset e aleksandrit të madh ju keni ardhur 10 shekuj më vonë. Polljanski u përgjigj ...

 “Ne, -tha ai,- maqedonët, me të vërtetë kemi ardhur shekuj më vonë, por për derisa u vendosëm në trojet e maqedonëve të lashtë, ne jemi pasardhësit e tyre, jo vetëm pasardhësit e tyre kulturorë por edhe gjenetik. Sot akademikët sllav të Shkupit, nuk duan të dinë fare për saktësite historike.

Për ta sllavo-maqedonët e ditëve tona, vellezërit e bullareve dhe të sërbëve, kur e do puna, janë sllavë, kur nuk e do puna nuk jane sllavë, por pasardhësit e maqedonëve të Aleksandrit të Madh.

 Ndërsa shqiptarët i quajnë disa “ashkla”, që kanë shpëtuar pa u zhdukur. (N. Muhameti “Maedonia...”, bot. 2009, f. 415). Te “DIADEMË LETRARE” shikojmë Flori Bruqin erudite, i prozës dhe i vargut, duke i zgjedhur gurët dhe duke i radhitur, si nacionalis në plejaden e njerëzve më të shquar të Kombit shqiptar.

ÇABEJ thotë: “Nuk mundet të shkëputet kërkimi gjuhësor pa patur parasysh faktoret hitorike.

 Flori Bruqi , me Diademën Letrare, zë venditn e Çabejt që ka vdekur, duke kritikuar “hartën e kulturës indoeupiane, pa e ditur tani se si do të konsiderohemi, në çfarë konteksi si gjuhë e humbur, e rregjuar, a po etni a popull i zhdukur.

Flori Bruqi, zuri vendin e dhjetërave Profesorëve që punojnë në Akademinë e Shkencave, për të vënë pikën mbi “I”., duke i argumentuar me duzina libra dhe tema te ndrushme të tij dhe duke grumbulluar shumë shkrime nga autorë të ngjashëm si veten e tij. 

 Ai thote: “Të gjitha veprat e mija kanë si lajtmotiv çështjen Shqiptare.

Nuk është e rëndësishme çfarë mendon Qosiqi?!

Mr.Sci.Flori Bruqi shkruan: “Kam lexuar, po, e ç’nuk kam lexuar, madje ç’të lexuar se (!), nga autorë serbë, beogradas dhe jo vetëm, opinione nga më të neveritshmet dhe më përçmueset, nga më përdhosëset dhe më poshtërueset, nga më të përdalat dhe më të përçartat dhe jo vetëm, që të mos them edhe raciste - kundër shqiptarëve.

 Më vjen ndot edhe t’i kujtoj, e pale më t’i shkruaj a citoj, gjithçka u fol e u ç’përfol, gjithçka u shkrua e u nënshkrua, gjithçka u botua e u stërbotua, “nashke”, e jo pak edhe në gjuhë të huaja, që s’i zë ngoje asnjë i çmendur. Dhe as i ka edhe fjalori më i zi me sharje e fyerje, me poshtërime e ofendime, me mallkime e stërmallkime.

S’është nevoja të përbaltesh e të pisërohesh me andriqët e çubrilloviqët, sepse balta të baltëron, e pisi të pisëron. Mjafton të ndyesh gojën vetëm me një e të vetmin emër e mbiemër, me atë më “aktualin” dhe më të ziun nga aq të zinj, “babanë e kombit serb” – Dobrica Qosiqin”. 

 Akoma më shumë: Kriminelët sërbë kanë bërë llamba me kafka shqiptarësh të vdekur ia kane prerë kokën, ia kanë zier në tenxhere, i hoqën katër dhëmbë ari, kafken e kane ngjyrosur e kane bere llambe tavoline ka thënë S. stojanoviç. Ata u vranë për Kosovën e lirë... 

 Flori Bruqi shkruan: “Tridhjetë e një vjet më parë, në rrethin e Shtutgartit në Gjermani, Lëvizja politike për çlirim kombëtar mori një goditje të rëndë në atentatin kundër Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës, tri figurave të rëndësishme politike dhe organizative të lëvizjes kombëtare në emigracion. 17 janari 1982 ishte datë që tronditi zemrat e bashkombasëve të tyre si në trojet shqiptare, ashtu edhe në shtetet perëndimore, ku jetonte dhe vepronte një komunitet i tërë politik”. 

 Dy vjet para të quajturës demokraci dhe 17 vjet para atentatit kundër tre djemeve Kosovar, dënohet me varje në litar për t’i këputur vargun politik, Havzi Nela nga Presidenti Ramiz Alia i komunizmit, qw kalon president i demokracisw me fjalën: “Enver Hoxha ka vetëm ditëlindje”.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri