VLORA IME, DIBRA IME, KOSOVA IME, ÇAMËRIA IME, SHQIPËRIA IME E BASHKUAR!


AUTORE: KOZETA NUSHI - ALIKAJ

                             
 TË DASHURIT DHE TË SHTRENJTIT BASHKATDHETARËT E MI, KUDO QË JENI, BRENDA  DHE JASHTË SHQIPËRISË, KUSHDO QOFSHIT,MYSLIMAN, KATOLIK, BEKTASHIAN APO TË KRISHTERË!

       Kujtoj se kam kaluar dy vjet larg vendit tim dhe malli përvëlues më ka ndihmuar të mendoj për shumë gjëra që s’mund t’i çoja në mendje më parë. Kam provuar të ndërroj profesionin e punës, ritmin e jetës, ndryshimin e e mënyrës së ngrënies. Nisa të flas gjuhën italiane si një fëmijë dy vjeç, derisa arrita ta perfeksionoj, duke e folur bukur dhe rrjedhshëm. Arrita të krijoj miqësi me njerëzit që më rrethojnë, pa u ndjerë inferiore për shkak të fesë pasi Zotin e kam në zemër. Dhe nëse dikush do ta dijë se si ndjehem para Tij, me dinjitet e them se ndjehem si një fshesë në dorën e Tij, si një fshesë që vihet në punë sa herë që do Ai. Tashmë jam mësuar të rri e qetë, me ndërgjegje të pastër,në qoshe të portës, e gatshme te vihem në punë, sa herë që i Lartmadhërishmi Zoti im më thërret.  
Unë i përkas atij vendi të bukur ku këndojnë shqiponjat mbretërore dhe që quhet Shqipëri. Dhe Shqipëria, nëna jonë e madhe, s’ka kërkuar gjë tjetër veçse të jetë Komb i Zotit me liri dhe të drejta.
Gjatë gjithë kohës, duke pasur rezultate të larta në mësime, jam ndjerë shumë mirë me veten time. Kujtoja s’e dija shumë gjëra. Mirëpo, nga një dialog i thjeshtë i Prof. Dr. Eshref Ymerit, me babain e tij, të bërë në vitin 1959, kur Nikita Hrushovi vajti në Tiranë, mësova me keqardhje, se nga shkolla kisha dalë me një tru pjesërisht të mpirë.
Nikita Hrushovi vajti në Tiranë në 26 maj dhe u largua në 3 Qershor. Në atë kohë Prof.Dr. Eshref Ymeri ishte në maturë, në gjimnazin Ali Demi në Vlorë. Ishte koha kur mbaroi provimet e maturës dhe plot nur e dritë për rezultatet e tij të shkëlqyera në mësime, shkon në Mesaplik, pranë familjes, për pushime. Tani është një djalosh i ri plot me ëndrra të bukura. Nuk është më ai djali i vogël 7 – vjeçar, që ulet në bankat e shkollës në Ramicë, e vetmja shkollë 7 – vjeçare për katër fshatrat e Smokthinës.
I ulur për të ngrënë bukë, nën hijen e ftonjve, në oborrin e mrekullueshëm të shtëpisë së tij, një vend ku ndjehet në kontakt të drejtpërdrejt me Zotin, kujtesa, për llogari të vet, i sjell parasysh lumin e Smokthinës, i cili në dimër ishte aq i ftohtë, saqë kur dilte matanë, i plasariteshin qafat e këmbëve, sikur t’ia kishte shpuar dikush me majë thike. Kur binin shira të rrëmbyeshëm, lumi vërshonte tej për tej, sepse kishte një shtrat mjaft të gjerë dhe të kallte frikën me uturimën e tij të lemerishme, që ngjante me uturimën e një bishe të stërmadhe dhe njëkohësisht të padukshme. Atëherë e merrte në krahë vëllai i tij i madh,( që tani është 87 vjeç dhe jeton në Borsh, në vendin më të bukur të imagjinatës sime, të cilin e kam njohur nëpërmjet teksteve shkollore të gjuhës ruse. ) dhe e hidhte matanë.
I zhytur në nostalgjinë e këtyre kujtimeve, përzier me gëzimin e drejtë, të pamohueshëm, për të ndjekur më tej studimet, në Peter Burg, të cilat për fat të keq i la përgjysmë, nga prishja e marëdhënieve të Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik, shkundet nga një pyetje plot me mend që i bën babai i tij. Është fakt i njohur se fëmijët, nga ato që mësojnë  në shkollë, për momentin kujtojnë se dinë diçka më shumë nga prindërit e tyre dhe vetëm atëherë kur i thërrasin mirë mendjes, kuptojnë se sa shumë gjëra që kanë për të mësuar nga përvoja jetësore e prindërve, një përvojë që e gjen vetëm brenda familjes tënde dhe s’mund ta mësosh as në Universitetet më të shquara të botës.
 I ati, me atë të folurin e tij karakteristik, e pyet : - “ Aq i madh qenkësh ky Hrushovi, që e presin si mbret, me salltanete shumë të mëdha?
- I biri, si çdo i ri i asaj moshe, krenar, për brumosjen e tij me ideologjinë e Partisë, vë në përdorim gjithë bagazhin e tij duke i shpjeguar se Hrushovi është mik i madh i popullit shqiptar; se shoku Enver ka thënë se Bashkimi Sovjetik është si ajri, si uji dhe si dielli për vendin tonë.
- “Po mirë more bir, meqë Ky Hrushovi, qenka mik e shkuar mikut, pse s’i thotë Titos, që atë Kosovën ta kthej këtej nga ne? Se atë e kemi tokën tonë. Edhe ajo e bekuara  lumëmadhe Kosovë, Shqipëri është.”
E çti thoshte i shkreti djalë? Ishte shumë i papërgatitur për një pyetje të tillë. Megjithatë, me aq sa mundet, pa e fyer, pa e kundërshtuar, pa i dhënë shumë të drejtë, i shpjegon me pak mëdyshje në mendjen e vet, se atë punë nuk e ka në dorë as Titua, as Hrushovi.
I ati e dëgjon sa e dëgjon duke e konsideruar si një mik dhe si një djalë të pjekur, sepse për moshën që kishte ishte mrekullia vetë, dhe vazhdon t’i thotë të birit me një dashuri të thellë atërore, duke hequr në zemër: - “Dëgjo këtu more bir! Po nuk u bashkuan të katër vilajetet që kemi pasur, Shqipëria kurrë s’ka për të bërë prokopi. Pa Kosovën, Shqipërisë, bota s’do t’ia vërë veshin kurrë. Shqipëria pa Kosovën është si një fëmijë i plevitosur, që kurrë s’ka për të bërë përpjetë.
  Është pikërisht fundi i këtij dialogu që më sjell në kujtesë fjalët e Abraham Lincoln – president amerikan(1809 – 1865):”NJERIU S’LARTËSOHET KURRË AQ SHUMË SESA KUR PËRPIQET TË NDIHMOJË NJË FËMIJË” . Dhe lotë të kripur më pikojnë në zemër për Shqipërinë, duke ndjerë dhembje dhe mëshirë për politikën tonë të brishtë, që e fshikulluar nga njëra anë nga politika serbe dhe nga ana tjetër nga politika greke, e ka zhytur vendin tonë akoma më shumë në errësirë.
Mirëpo papritur vazhdimi i Hymnit tonë të vërtet kombëtar, i panjohur në regjimin e egër komunist:
     “- ...SE ZOTI VET E THA ME GOJË
       SE KOMBET SHUHEN PËRMBI DHE
      PO SHQIPËRIA DO TË RROJË
     PËR TË, PËR TË MENDOJMË NE.”
-më ripërtërin forcat dhe më bën të mendoj se shpirti i Shote Galicës, i Luigj Gurakuqit, i Isa Boletinit, I të madhit Skënder Be, shpirti i Ismail Bej Vlorë Qemalit , shpirti i Ibrahim Rugovës është ringjallur dhe ka ardhur koha që të gjith atyre grekërve dhe serbëve që kanë bërë krime kundër njerëzimit duke masakruar, plaçkitur, shpronësuar, popullin trim, të ndershëm, popullin fisnik shqiptar, t’ju dridhen leqet e këmbëve, se do të marrin nga Bota atë ç’ka me të vërtetë meritojnë.
Nuk harrohet kollaj gjaku i të rënëve për të mirën e kombit.
Dhe Shqipëria nuk ka vetëm 3000.000. banorë, si jemi mësuar ta mësojmë në shkollë. Janë më shumë se 30.ooo.ooo shqiptarë në gjithë botën mbarë.
Shqipëria ime, shumë shpejt e bashkuar, në sajë të ndihmës së bijve të saj të vërtet, si zoti Flori Bruqi, Prof. Rasim Bebo, Zoti Ajet Nuri, Zoti Robert Goro, Prof.Dr.Eshref Ymeri, zoti Fatmir Terziu e shumë nacionalist të tjerë që banojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Angli, Greqi, Itali, Kosovë, Kanada, me dinjitet dhe si një zonjë e madhe, pasi të gjithë ata që e kanë coptuar, përbuzur dhe poshtëruar, do t’i kërkojnë botërisht falje, do të marrë pjesë në BASHKIMIN EUROPIAN.
MJAFT ME URREJTJE. KA ARDHUR KOHA PËR TË KËRKUAR FALJE PËR ÇDO PADREJTËSI.
ZOTI VONON PO NUK HARRON.





Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri