Kryetari i Rusisë Vladimir Putin: Krimeja plotësisht analoge me Kosovën


Putin: Krimeja plotësisht analoge me Kosovën


















Kryetari i Rusisë Vladimir Putin duke iu drejtuar kuvendit të Rusisë ka thënë se referendumi i Krimesë është krejtësisht demokratik dhe se situata me Krimenë është analoge me Kosovën.
Ai ka shtuar se referendumi është në përputhje me ligjet ndërkombëtare.
“Krimeja ka qenë dhe ka mbetur pjesë e pandashme e Rusisë, para kësaj janë të pafuqishme edhe koha edhe rrethanat e edhe të gjitha ndryshimet historike” , ka deklaruar Putin.
Ai ka theksuar se 82 për qind e qytetarëve kanë dalë në referendum dhe se 96 për qind e tyre ka votuar për bashkim me Rusinë dhe kjo nuk lë asnjë dyshim për asgjë.
Sipas tij, vendimi për dorëzim të Krimesë Ukrainës në vitin 1954 është marrë në kundërshtim me normat kushtetuese të asaj kohe dhe me iniciativën personale të Nikita Nikita Hrushovit .
Putin ka thënë se duke e shpallur pavarësinë, Krimeja është bazuar në Kartën e KB-së, ashtu siç ka bërë Ukraina duke dalë nga ish BRSS e "është bazuar edhe në precedentin e Kosovës”, njofton RIA Novosti.
"Për ç’arsye atë që mund të bëjnë shqiptarët në Kosovë, u ndalohet rusëve, ukrainasve dhe tatarëve të Krimesë”, ka thënë Putin.
"Shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës ka qenë legjitime nga pikëpamja e të drejtës ndërkombëtare dhe Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë dhe po kjo e drejtë vlen edhe për Krimenë”, ka shtuar ai. 

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri