Nga Flori Bruqi: Paaftësia e ministrit Saimir Tahiri dhe policisë për t’iu përgjigjur krimit në rritje

Atentatet me eksploziv shqetësojnë Ambasadën amerikane në Tiranë

Atentatet mafioze me eksploziv në Shqipëri shqetësojnë Ambasadën amerikane në Tiranë. Në një mesazh publikuar në faqen e saj në internet, Ambasada amerikane këshillon qytetarët e saj që punojnë në Shqipëri të kenë kujdes dhe të jenë vigjilentë veçanërisht gjatë parkimit të mjeteve, pasi siç thekson ajo, atentatet me eksploziv sa vijnë dhe shtohen.

description
 “Në media, kohët e fundit janë raportuar rritja e përdorimit të pajisjeve shpërthyese ku në shënjestër kanë qenë dëmtimi i pronave të individëve të ndryshëm”, thuhet në mesazhin e Ambasadës, duke theksuar se atentatet me eksploziv janë drejtuar kundër biznesmenëve ose për mosmarrëveshje personale, njofton bw. Në shumicën e rasteve atentatet me eksploziv kanë synuar shpërthimet e automjeteve me raste të kufizuara plagosjesh, Rritja në përdorimin e mjeteve shpërthyese kanë shkaktuar shqetësim mes banorëve.


Ambasada amerikane këshillon qytetaret të monitorojnë me kujdes lajmet lokale dhe njoftimet e qeverisë shqiptare në lidhje me shqetësime të ngjashme. “Ne inkurajojmë qytetarët amerikanë që të praktikojnë masa të mira për sigurinë personale. Të mbajë një nivel të lartë vigjilence dhe të ndërmarrin hapat e duhura për të rritur sigurinë personale”, thuhet në mesazhin e SHBA-ve.







Paaftësia e ministrit Saimir Tahiri dhe policisë për t’iu përgjigjur krimit në rritje dhe shpërthimeve pothuajse të përditshme me tritol ka detyruar Presidentin e Republikës, Bujar Nishani që në 11 mars të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Shpërthimet e tritolit në vend janë bërë një rrezik për sigurinë e jetës së shqiptarëve. Që nga 12 shtatori, periudhë kur qeveria kaloi në duart e qeverisë Rama-Meta në vend janë shënuar 28 atentate me tritol. Krimi në Shqipëri nuk po godet vetëm qytetarët civilë, biznesmenë, eksponentë të qeverisjes vendore, por edhe strukturat e policisë. Shpërthimi i fundit me tritol ishte ndaj efektivave blu. Ditën e djeshme, një tjetër atentat ndaj policisë ndodhi në kryeqytet. Makinës së një efektivi blu iu vu zjarri. Përballë shtimit të rasteve me tritol strukturat e Policisë së Shtetit janë të pafuqishme të reagojnë. Në shtator të vitit të kaluar ka pasur 4 atentate; në muajin tetor 1 shpërthim me tritol; në muajin nëntor 2 atentate; në muajin dhjetor 5 shpërthime tritoli; në muajin janar ka pasur 7 atentate me tritol; në muajin shkurt ka pasur 7 atentate dhe në fillim mars ka pasur 5 atentate me tritol. Këto atentate kanë pasur për shënjestër biznesmenë, policë, politikanë, prefektë dhe kryekomunarë, banesa, lokale dhe makina.

image
Atentatet

Kultura e tritolit e instaluar prej qeverisë së re, lulëzoi në një seri atentatesh dhe shpërthimesh të frikshme pa autor të kapur ose hetuar. Padyshim po bëhen rutinë e frikshme grabitjet me armë dhe maska në vend. Në çdo orë të ditës dhe natës qytetarët ndjehen sikur janë në shtetrrethim jo prej policisë, por prej maskave grabitëse të pasurisë. Vetëm gjatë këtyre 6 muajve, nga mesi i shtatorit e deri në fund të shkurtit në të gjithë vendin kanë ndodhur 28 shpërthime me eksploziv, dhe në shumicën e rasteve kanë patur pasoja fatale për objektivin e atentateve. Pre e sulmeve me eksploziv, nuk kanë qenë vetëm personat me precedentë penale apo të përfshirë në ngjarje të ndryshme kriminale në të shkuarën e tyre. Atentatet nuk kanë kursyer as biznesmenë shqiptarë e të huaj, të zgjedhur vendore, punonjës të policisë së burgjeve, atyre të rendit, agjente të Shërbimit Informativ Shtetëror, apo kryetarë lokalë partish e drejtues klubesh futbolli. Për pasojë, disa persona kanë humbur jetën, të tjerë janë gjymtuar, dhe sakatuar nga dëmtimet e vetëm shumë pak prej tyre, i kanë shpëtuar sulmit.

Asnjë autor i identifikuar

Qysh në ditët e para të qeverisjes socialiste, sasitë e tritolit u drejtuan ndaj drejtuesve të policisë në Tiranë e Lezhë. Por, ngjarjet më të bujshme mund të konsiderohen ato ndaj kreut të Komunës Qendër, në Vlorë, Fredo Berberi, i mbetur i paralizuar pas atentatit mafioz. Pas tij, humbi jetën në një sulm të ngjashëm në Durrës, biznesmeni Xhemal Çela, ndërsa ditët e fundit të njëjtin fat pati edhe Baki Xhabafti në Vorë. 


Nga të dhënat e policisë, atentatorët për të arritur qëllimin e tyre, thuajse në të gjitha rastet, kanë përdorur vendosjen e eksplozivit poshtë makinave të objektivëve të tyre. Po nuk kanë munguar edhe shpërthimet në derën e apartamenteve apo në lokalet e bizneset, që drejtohen nga personat, që kanë qenë objekt i sulmit me eksploziv.



 Në këtë mënyrë janë sulmuar edhe posta e Policisë në Fushë-Krujë apo edhe shtyllat e tensionit të lartë të energjisë në Kallmet të Lezhës. Mekanizmi i shpërthimit, sipas policisë, ka qenë në shumicën e këtyre 30 rasteve i njëjtë: aktivizimi i qarkut elektrik me detonatorin e lidhur në eksploziv, është përdorur nëpërmjet telefonit celular. Pavarësisht shpërthimeve të shpeshta, që po terrorizojnë qytetarët e Shqipërisë, policia ka mundur të identifikojë e kapë, vetëm në dy raste tritolvënësit. Ndërkohë, për ngjarjet e tjera policia shprehet se po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e atentateve.

*****


 Atentatet e fundit me eksplozivë por dhe grabitjet me armë të ndodhura ditët e fundit kanë "ngritur në këmbë" Policinë e Shtetit e cila ka ushtruar kontrolle në 5 qarqet kryesore të vendit për kapjen e personave të dyshimtë për vepra të ndryshme kriminale.

Rreth 640 forca policore të mbështetura nga forcat Speciale RENEA, si dhe forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërmarë operacionin që ka nisur mëngjesin e sotëm dhe që sipas policisë po vazhdon.

Nga mëngjesi deri në orët e pasdites janë kontrolluar 164 ambiente ndërsa janë shoqëruar 49 persona të dyshuar si të përfshirë në vepra të ndryshme penale.

Policia e Shtetit bën të ditur se gjatë kontrollit të kryer sot, është sekuestruar një pajisje për prodhimin e eksplozivëve, 2 granata, 1 snajper, por dhe u sekuestrua një shumë prej 700 mijë eurosh, 1.5 kg heroinë, marijuanë.

Operacionet e kontrollit, të cilat vazhdojnë të kryhen janë në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Fier, e Shkodër.

"Aktualishisht, rreth 640 forca policore të Drejtorive të Policisë në Qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Fier, të mbështetura nga forcat Speciale RENEA, si dhe forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër, Tiranë dhe Fier po vijojnë kontrollet sipas planifikimit në ambiente të ndryshme për kapjen e peronave të dyshimit për vepra kriminale. "- sqaron policia.



Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri zhvilloi një takim me dyer të mbyllura me krerët e Policisë së Shtetit ditën e enjte. Mësohet se takimi u zhvillua në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë rreth orës 23:00 dhe zgjati thuajse një orë.Pjesëmarrës në këtë takim kanë qenë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa, si edhe krerë të tjerë të policisë.Mësohet se në këtë takim është diskutuar lidhur me ngjarjet e javëve të fundit, ku në fokus kanë qenë atentatet me eksploziv, numri i të cilëve është rritur së tepërmi. Gjithsesi, Ministria e Brendshme nuk lëshoi asnjë deklaratë zyrtare lidhur me takimin.Pritet që ditën e premte, Ministria e Punëve të Brendshme të reagojë zyrtarisht lidhur me takimin e ministrit Tahiri me krerët më të lartë të Policisë së Shtetit.









CFARE U SEKUESTRUA
- një sasi prej rreth 1.5 kg lëndë narkotike e dyshuar heroinë
- është sekuestruar sasia prej rreth 700.000 euro,
- janë sekuestruar 4 armë zjarri tip kallashnikov,
- 2 armë zjarri pushkë
- 1 armë zjarri snajper
- 4 armë zjarri pistoleta,
- një pajisje për prodhimin e eksplozivëve
- 2 granata
- një sasi lëndë narkotike marijuanë, së bashku me një presë për presimin e lëndës narkotike marijuanë

Atentatet në Tiranë, pa asnjë të identifikuar nga policia

Çdo abobent duhet që të bëj regjistrimin individual  të numrit celular deri në datën 6 mars ose në të kundërt do të bllokohet.Ky vendim është marë pas një kërkese të Ministrisë së Brendshme me anë të një letre ku i është kërkuar kreut të AKEP, Pirro Xhixho, që të mbyllë menjëherë numrat e tepërt të regjistruar në emrin e të njëjtit person.

Sipas Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ky fenomen i trashëguar prej kohësh është kthyer në një problem që po cënon drejtpërdrejt sigurinë kombëtare, rendin publik e mbi të gjitha jetën e qytetarëve, pasi numra celular të paregjistruar janë përdorur në disa shpërthime me tritol të ndodhura në vend kohët e fundit.




ORA.08.20: RENEA DHE FSHN POSTBLLOQE NË RRUGËT E TIRANËS
Policia e Shtetit ka përgatitur një plan masash për kontrolle të shumta në rrugët e vendit me qëllim kapjen e personave të kërkuar, atyre me precedentë kriminalë, me armë pa leje dhe parandalimin e krimeve.

Gjatë mëngjesit të sotëm patrulla të shumta policie, të RENEA-s dhe FNSH-së, janë parë në rrugën Tiranë- Elbasan, por jo vetëm.

Burime nga policia thanë se, janë duke u bërë kontrolle me anë të postblloqeve të lëvizshme.

Pikësynimi i këtyre kontrolleve ka qenë ndalimi i personave me armë pa leje. Policia e rendit, forcat speciale RENEA dhe FNSH-ja kanë bërë kontrolle të befasishme në hyrje-daljet e kryeqytetit.

Mbërmjen e 27 shkurtit 2014, ministri i Brendshëm Saimit Tahiri zhvilloi një takim me 12 drejtorët e qarqeve ku u ka lëshuar urdhër të prerë drejtuesve të policisë, që të mernin masa për parandalimin e krimit dhe mbajtjen në mbikqyrje të çdo personi që konsiderohet si kontigjent krimi. Takimi ndodhi pak orë pasi në një atentat me eksploziv mbeti i vrarë Baki Xhabafti ndërsa një tjetër shpërthim me eksploziv, plagosi 3 persona.


******

tre










Megjithëse numri i të shoqëruarve shkon në rreth 100 persona, për dy atentatet e ditëve të fundit nuk ka ende një person të arrestuar. Autorët e dy vrasjeve në Rrogozhinë të Astrit Gjepalit dhe Halil Ficit, dhe ekzekutimit të biznesmenit të kromit Hasan Talja në Tiranë, dyshohet se kanë qenë profesionistë të vërtetë për nga mënyra se si kanë fshehur gjurmët e krimit. Në të dyja atentatet e bujshme ka shumë pak gjurmë e prova, ndërsa pistat për grupin hetimor janë të qarta, hakmarrja për ngjarjen e parë dhe rivaliteti i kromit, i shoqëruar me serinë e vrasjeve në Bulqizë për ngjarjen e dytë.


Biznesmeni Talja
Edhe pse kanë kaluar më shumë se 24 orë nga krimi, Policia e Tiranës regjistron vetëm rreth 30 të shoqëruar për ngjarjen. Është kërkuar bashkëpunimi edhe me policinë e Bulqizës, për të vlerësuar konfliktet për galeritë e kromit, të mbartura gjatë 5 viteve të fundit në zonë. Numërohen të paktën 5 vrasje në seri për rivalitet kromi që nga viti 2009 dhe më pas. Hetimet janë përqendruar tek veprimtaria e viktimës Hasan Talja, të cilit dje iu bë edhe ceremonia mortore, duke u përcjellë në banesën e fundit. Vëllai i tij, Sabah Talja, është arrestuar në vitin 2012 në Bulqizë me 300 kg tritol në furgon, teksa e transportonte drejt galerive të Zonës D, ku kishte aktivitetin privat. Viktima jetonte vitet e fundit në kryeqytet, afër rrugës “Mihal Grahameno”, mbi “Shkollën e Baletit”, ku edhe u ekzekutua afër shtëpisë. Grupi hetimor dyshon se ai është ndjekur, pasi ka qëndruar me një lokal dhe më pas ka zbritur në zonën e Tregut Elektrik. Sipas mjekëve, 42-vjeçari kaloi në vdekje klinike dhe më pas ndërroi jetë. Policia thotë se motiv është rivaliteti i grupeve të kromit dhe hasmëritë që ato kishin krijuar në konflikte vitet e fundit, që kanë degjeneruar në vrasje dhe plagosje. Dëshmitarët kanë parë vetëm një person që vraponte, ndërsa viktima është përpjekur të mbrohet. Pistoleta mund të ketë qenë me silenciator dhe autori i maskuar.

Viktimat e kromit  

Biznesi i kromit ka shkaktuar disa viktima vitet e fundit. Qerim Marku u vra në atentat disa muaj më parë, në një servis në hyrje të qytetit të Bulqizës, ndërsa ruhej nga sulmet e rivalëve të tij. Kurse Shkëlqim Mullai, 40 vjeç, në Durrës, i dha fund jetës me pistoletë në makinën e tij, ndërsa shkak u dyshuar borxhet për biznesin e kromit. Të dyja ngjarjet ndodhën në muajin shtator. I fundit ishte Hasan Talja, që u ekzekutua në Tiranë, mbrëmjen e së premtes. Katër vitet e fundit numërohen të paktën 5 të vrarë në përplasje me armë mes grupeve rivale të kromit në Bulqizë dhe Tiranë.
 
Hetimet për Gjepalin 
Ekspertët e Krimeve të Rënda nuk kanë ende një person të dyshuar në qeli për atentatin e ndodhur te “Bishti i Zhurit” pasditen e së enjtes. Pista është ajo e hakmarrjes për krimet e vjetra të Astrit Gjepalit, kurse kunati i tij biznesmen dhe me precedentë në Itali, Halil Fici, është vrarë nga plumbat pasi ndodhej në makinë, teksa shpëtoi kunati tjetër Ilirjan Sulkja. Shënjestra ka qenë Gjepali, për të cilin dihej se kishte marrë leje 7 ditore nga burgu dhe kthehej në Peqin. Ka vetëm të paktën 70 persona të shoqëruar, mes tyre edhe në Burgun e Peqinit, gardianë dhe të dënuar. Autorët dyshohet se janë lidhje e afërt e 6 viktimave të Gjepalit në 1993 dhe 1997. Ata kanë qenë profesionistë, pasi përdorën makinë të vjedhur, e dogjën bashkë me 2 armët automatike dhe u arratisën.

Për çështjet e rendit dhe sigurisë, Qeveria shqiptare po përgatit një “Patriot Act”, një ligj i ngjashëm me atë që George W. Bush miratoi në Shtetet e Bashkuara fill pas atentateve terroriste të 11 shtatorit. Pohimi ka ardhur nga vetë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili gjithsesi nuk ka sqaruar përse Shqipëria duhet të kopjojë ligjin më të kritikuar të Bush për shkeljen e të drejtave të njeriut. 


Saimir Tahiri si George W. Bush. I ndodhur mes presionit të kriminalitetit dhe premtimit për të rikthyer rendin, ministri i Brendshëm hedh vështrimin larg dhe frymëzimin e gjen te ish-presidenti amerikan. Një Patriot Act, ligji më i debatueshëm i teksanit të Shtëpisë së Bardhë. 

Artan Didi 
Patriot Act cilësohet nga shumëkush si simboli negativ i presidencës së George Ë. Bush. I miratuar si ligj federal pas atentateve të 11 shtatorit 2001 në New York, thelbi i Patriot Act mund të përkufizohet në: më pak liri për më shumë siguri!

Pavarësisht kritikave të ashpra në të cilat ligji ka hasur gjatë të gjithë ekzistencës së tij, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara e mbrojti atë me forcë. Amerikës së trembur nga atentatet terroriste, i tha se ligji ishte i nevojshëm. Të gjithë duhet të bënin një akt patriotik, një sakrificë në emër të kombit!
Por organizatat në mbrojtje të të drejtave të njeriut e kanë cilësuar ligjin e republikanit Bush si një shkelje flagrante të tyre, duke filluar nga privatësia. Ndërsa të drejtat e qytetarit reduktohe, fuqia në duart e Shtetit rritet. FBI, CIA dhe NSA kanë dorë të lirë për të përgjuar këdo, pa marrë aprovimin e gjykatës. 

Ekspertët pohojnë se frut i Patriot Act është edhe programi PRISM, falë të cilit NSA ka përgjuar komunikimet e miliona qytetarëve në botë, përfshi liderë ndërkombëtarë. 

Si për ironi, Shqipëria do të kopjojë ligjin amerikan pikërisht tani që vetë presidenti Obama, përballë abuzimeve të publikuara në media, vendosi reduktimin e fuqisë së tij. Ministri Tahiri garantoi se ligji do të jetë brenda kuadrit penal shqiptar. Që do të respektojë edhe të drejtat e njeriut, ia sygjeroi gazetari.

Mister mbetet përse një qeveri e majtë kërkon të kopjojë ligjin më të kritikuar të një qeverie të djathtë, qoftë ajo amerikane!

Comments

Popular posts from this blog

AKADEMIK PROF. DR HAKIFBAJRAMI PH.D : GRUSHTSHTETI IDYTËNDAJKOSOVËS( PAS 23 MARSIT 1989) MË 25 MARS 2020

Legjenda e Mujit dhe Halilit