2014-04-14

Ajete Shaban Beqiraj - ”Komandant Kulla” do t´jetojë perjetsisht në gjirin e popullit


Komandant Skender Rexhahmetaj

21 tetor 2012, Radio Kosova, Sot, ne varrezat e fshatit te lindjes ne Isniq te Decanit, u varros eprori ushtarak Skender Rexhahmetaj, i cili u vu me dinjitet ne balle te luftes se Ushtrise Clirimtare te Kosoves ne betejat per mbrojtjen e atdheut.
Eprori ushtarak Skender Rexhahmetaj ishte themeluesi i Njësitit të Parë Tankist të UÇK-së në veri të Shqipërisë. Ndersa, si komandant i Batalionit të Katërt  të Brigadës 138 ,,Agim Ramadani’’mori pjese ne betejen e Koshares duke qendruar stoikisht deri ne clirimin perfundimtar te Kosovës.

 “Babë, lufta po fillon dhe fshati me ka ofruar qe ta udheheq une ate”.

”Babo, per ata e ke ba shkollen. Ja revolen time, ta mbash  si arme personale. Por, baba ka nje porosi per ty biri im.Baba t´porosit:”Ruaje popullin!”

Ky shkembim i shkurter ne oden e familjes Rexhahmetajve me te atin Ise Bajramin ishte vendimtar per fillimin e rrugetimit ne lufte per liri te oficerit te karrieres Skender Rexhahmetaj, betejat e te cilit filluan ne Isniqin e tij,vazhduan deri ne Koshare ne thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar dhe nuk u ndalen deri ne clirimin perfundimtar te Kosoves. Me porosine e te atit, ai edhe filloi organizimin e luftes si oficer karriere, kujton kusheriri Hajdar Rexhahmetaj.

Skenderi(i pari majtas)me bashkeluftetarw
 “Ju ushtar dhe komandantet ia dhate psudonimin, komandant Kulla”. Ne familjaret e quanim “Leke”. Ky psudonim i erdhi nga belbezimet e para te vellait, Samiut, sikur t´i ishte frymezuar nga vargjet mitike te Ate Gjergj Fishtes per te treguar permasat e tij si njeri, ushtarak dhe luftetar. Prandaj, ne si familajr, ishim dhe mbtem krenar me te. Me luften qe beri, me qasjen dhe perkushtimin ne nivelin e pergjegjesise qe mori ne lufte. Jemi krenar me luften profeionale dhe institucionale qe beri me pranimin si komandant suprem i presidentit historik doktor Ibrahim Rugova, me bashkepunimin ne fillime te lufte me mikun dhe kolegun Adem Ukhagjaj, me bahkepunimin dhe kordinimin me komandant Ramush Haradinaj, me shtendosjen e raporteve ndonjehere te tendosura, ne bashkerenditjen e veprimeve ushtarake me komandantet Tahir Zemaj, Sali Qekaj, me vllaun Rrustem Bruqi”.

“Leka i vogel”-“Kulla i madh”

Ne historine e popullit shqiptar jane te njohura shume beteja te lavdishme per clirimin kombtar nga okupatore te ndryshem. Ne fund te shekullit te kaluar, vargut te gjate te ketyre betejave ju shtuan edhe betejat e UCK-se, te cilat bashke me ndihmen e aleateve tane e cliruan Kosoven nga okupimi. Situata u ashpersua sidomos pas daljes ne skene te uck-s dhe  vrasjes se Jasharajve ne Prekaz te Drenices. Vrasja a komandantit legjendar Adem Jasharit e tronditi mbare Kosoven dhe vuri ne levizje opinionin nderkombtar. Ketu u be i qarte synimi shfaroses i Serbise ndaj shqiptareve dhe kishte ardhe koha per te menduar seriozisht per fatin e kombit, tha Rrustem Islamaj, zevendes komandant i Shtabit te UCK-se, i cili solli te fresketa kujtimet e hapave te pare te organizimit te luftes per clirim ne Isniq, me c´rast mobilizimi i ushtrise u be ne baza vullnetare per t´u shnderruar mepastaj ne lufte    Atebote,duhej formuar Shtabi Lokal i Fshatit, te formohej zingjiri komandues, eprori dhe udheheqesi i luftes. Ne fshat dihej se kishim nje djale ushtarak te shkolluar ne akademi. Ai ishte Skenderi i lindur ne familjen me tradite atdhetarie te Rexhahmetajve,kujton z.Islamaj.

Komandatet: Skender Hadergjonaj, Rrrustem Berisha dhe
Fadil Hadergjonaj
“Kur i propozuam te marresh pergjegjesine si komadant i Shtabit Lokal të Isniqit, buzeqeshi dhe the vendosmerisht:”PO! Une po e pranoj detyren. Por, jam me i riu nder ju e ju duhet t´me degjoni mua pastaj.” Ta uruam njezeri detyren dhe more persiper pergjegjesine e rende per fatin  popullit. Menjehere fillove organizimin ,i ndame ushtaret ne togje dhe more vendim te moblizimit te pergjithshem te popullates se afte për luftë. Caktuam vijen e frontit e cila shtrihej nga Ura e Demes e deri ne Zalle te Strellcit si dhe vijen e dyte mbrojtese dhe paranash fshatit, ne gjatesi rreth 7 kilometra me 550 ushtare te mobilizuar”.

“Komandant Kulla” nder personazhet kyqe te luftes per clirim

Me 29 maj 1998, kur forcat e ushtrise serb e u pozicionuan mbi fshat ne magjistralen Peje-Decan me nje force jashtezakonisht te madhe, komandant Kulla tregoi zotsine e tij profesionale dhe ushtarake duke komanduar n front me zgjuarsi e maturi. Tentimi i ofrcave serbe me kembesori ne fshat u pamundesua fale taktikave luftarake qe sugjeronte komandant Skenderi. Zgjerimi i harkut te vijes se frontit nga Rastovica, Prilepi, Carrabregu Decani, Isniqi, Strellci, Raushiqi, Logja i cilu pershkoi rugen drejt Lugut te Baranit, nxiti zhvendosjen e popullates nga keto fshatra te cilat kryesisht mesyen kah Isniqi per te kerkuar strehim, rrefen z.Islamaj.

“Ne keto rrethana, lufta dhe rezistenca e isniqasve u veshtiresua tej mase dhe pervec municionit qe cdo cast mund te shpnezohej, mungonte edhe ushqimi per mbi 20 mije banore te strehuar ne cdo strehe te fshatit. Kesisoji, nje pjese e djemve tane qendruan ne front, shumica shkuan per armatim ne Shqiperi, ndersa nje grup u caktua per furnizim te perhershem te popullates me gjera uhqimore”.
Skenderi me Sebahate Tolaj,e vrare ne prite me
Isuf Haklajn nga doras ende ta pazbuluar 

Nga fshati i lindjes ne thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar
Perkunder rrethanave, lufta ne front per asnje cast nuk u zhbe deri me 9 shtator. Ndersa, komandant Skender Regjahmetaj, ishte nder personazhet kyqe te koordinimit te luftimeve te perbashketa te udhehequra nga komandanti i Zones Operative te Rrafshit te Dukagjinit Ramuh Haradinajt dhe eproret ushtarak te udhehequr nga Tahir Zemaj, me baze ne Prapaqan. More pjese pothuajse ne te gjitha betejat e zhvilluara ne kte pjese te Kosoves  deri ne thyerjen e kufirit shekullor shqiptaro-shqiptar ne Koshare dhe clirimin perfundimtar te Kosoves, kujtoi z.Islamaj per te shtuar:

“Por, ti vlla Skender edhe pas clirmit nuk u ndale. Ndonese nje kohe te gjate mbete pa pune dhe i ballafaquar me qeshtjen ekzitenciale, si shum djem te luftes ne Kosove, vazhdove kontributin tend me akvititete te ndryshme te rindertimit dhe mreinqej  fhatit t ciln e deshe aq shume. Fati e deshi qe te mos e perfundosh as librin qe kih filluar ta hkruash. Vdekja t mori kur prisnim me se hmit nga ti ne proceet  reja. Sot po ndahmi nga ti pergjithmone. Ti ike ne perjtesi. Ju bahkove rrustemit, miftarit, naimit, ises, beqirit, avdylit, agimit, Sali qkut, agim ramadanit, e qidnra luftetarv te kaj toke t hnjt. Na le perjtiht ne kujtm dhe mall per ty. Lamtumire vella i dahur, i lehte te qofte dheu i kooves”.

Skenderi ishte trim i heshtur

Eprori ushtarak Skender Rexhahmetaj, ne  momentet dhe rrethanat me te veshtira te luftes diti te udheheq, tha ne mbledhjen komemorative te mbajtur ne sallen e asamblese komunale Rrustem Berisha, ish komandant i Brigades 138 “Agim Ramadani”,  
“Por, duhet te jemi krenar qe patem rastin te jemi bashke me Skenderin ne mementet me te veshtira te luftes. Une jam krenar qe ne Betejen e Koshares kisha nderin ta kem Skenderin  komandant te Bataljonit ne njerin nder drejtimet me te veshtira te frontit te Koshares”, tha z.Berisha, i cili i shprehu ngushellime familjes Rexhahmetaj, ne emer te familjeve te bashkeluftetareve, te deshmoreve te Koshares. 
Skenderi ne kampin stervitor ne Papaj

“Si themelues  i Njesitit te Pare Tankist te Ushtrise Clirimtare te Kosoves ne veri te Shqiperise, komandant Skenderi  tregoi shkathtesi te larta ne vija te luftes. Ndersa, në cilësinë e Komandantit të Batalionit të katërt  të Brigadës 138"Agim Ramadani"vazhdoi qendrimin e tij stoik ne lufte per liri edhe në betejën e Koshares ku u be thyereja e kufirit shqiptaro-shqiptar e deri ne clirimin perfundimtar te Kosovës”, tha me kete rast kryetari i komunes Rasim Selmanaj. Ndersa, per bashkeluftetarin e tij Fadil Hadergjonaj: 

“Skenderi ishte nje trim i heshtur, ndaj nuk dihej shume per madheshtine dhe heroizmin e tij. Por, “Kulla”sic e therrisnim, ishte perballur shume here me vdekjen dhe kishte ngadhnjyer mbi te. Ai nuk hezitonte t´iu qendronte perballe rreziqeve dhe kur u thohim ushtareve tane se ne drejtimin e caktuar eshte kulla me bataljonin e tij, mjaftonte te jemi te sigurt se beteja eshte e fituar”. 

Beteja e radhes pas clirimit-Lufta per ekzistence 

Por, Skenderi beri lufte edhe pas lufte,tha kusheriri Hajdari  i cili foli ne emer te familjes Rexhahmetaj.

Skenderi mbrojti vlerat e luftes se UCK-se edhe ne GJND
“Ai nuk u turr te grabiste poste e pasuri por ruajti me dinjitet vlerat e luftes. Ndersa, ne Gjakaten Nderkombtare te Hages ne menyre briliante mbrojti luften e popullit dhe te Ushtrise Clirimtare te Kosoves. Vlla Skender! Dheun do ta kesh te lehte per te cilin bere shume. Ne si familjare per jete e mot do te kujtojme me perulje!” 

Tahme, kur trupi i tij prehet ne arkivol mbeshtjell me flamurin e Republikes dhe nderuar nga garda e Force se Sigurise se Kosoves, kortezhi mortor i qyteareve qe duan t´i japin lamtumiren e fundit nuk ka te mabruar.

Ndoshta secili me vete pyetet heshtur:”A dhane apo bene sa duhet qe ky prijes i luftes per clirim dhe te tillet si ai,te marrin shperblimin e merituar?!”,tash sikur ne jete edhe pas vdekjes lavdia po e ndjek pas. Lajmi per vdekjen e papritur dhe ne moshe te re te Skenderit i goditi thelle te gjithe, por prane tij sot familja, farefisi,bashkeluftetaret, familje te deshmoreve dhe martireve, prijes fetare e mijera qytetare, por asnje zyrtar shtetror pervec atyre komunal dhe kryetarit te komunes Rasim Selmanaj, per te cilin ky lajm, sic u shpreh, ishte pabesueshem,i papranueshem! 

Skenderi(i dyti majtas)me bashkepuftetaret ne Koshare
“Lajmi i mbremshem per humbjen e Skenderit sa ishte i pa pranueshem aq ishte i pabesueshem per te gjithe ne qe ishim bahke me te ne pune e ne aktivitete te perditshme. Prandaj, emocionet jane te pranishme dhe dhembja gjithashtu, sepse ne humbem mikun, bashkpunetorin dhe bahkeveprimtarin e dashur dhe te shtrenjt. Angazhim i tij i fundit ne cilesine e kryetarit te keshillit organizativ te fshatit Isniq, per vendosjen e shtatores se heroit te kombit Isa Boletini dhe te organizimeve shtetrore ne kete rast tregon me se miri perkushtimin e tij per vendlindjen ne vecanti dhe per shtetin tone ne pergjithesi. Ai mbrojti ne menyre te dinjitetshme vlerat e Ushtrise Clirimtare te Kosoves prane Tribunalit te Hages ne procesin gjyqsor Haradinaj. Komandant Skender Rexhahmetaj la pas vetes veprat e tij, kujtimet e tij, te cilat do t´i ruajme  gjithmone  per te vlerat, cilesite dhe atributet njerezore, per te cilat te gjithe ne jemi krenar”.

Ata qe u lakmoi bota i harroi Kosova

Sot, kur po i ipej lamtumira e fundit rrethuar nga populli, ne zemren e te cileve ishte dhe do te mbetet gjithmone, ne emer te bahkeluftetareve lamtumiren e fundit ia dha Fadil Hadergjonaj, ish komandant i Bataljonit te II-te te Brigades 138 Agim Ramadani, i cili me emocion perhkroi castin e ndarjes se perjetshme:

Hyrja e forcave triumfale ne Prishtine(Skenderi,i dyti djathtas
“I dashur Skende! Dje kur te pashe, ishe i shtrire me syte gjysme te hapur. Mendova se je duke pushuar. Prita t´me thuash se  paku nje fjale. Kur te perqafova dhe shtrengova fort, prape prita se do t´me flasesh...Prita, se isha i bindur se “Kulla” qe njihja une, eshte provuar shume here me vdekjen por gjithmone ka ngadhynjer! Kujtova koherat e veshtira kur ti nuk hezitoje te jesh ne balle te rreziqeve. Kujtova ditet kur u thoshim ushtareve tane se, “ne krahun e majte, ne krahun e djathte, ne drejtimin rkyesor eshte Kulla me bataljonin e vet”. Kaq mjaftonte qe ne te ndjeheshim te sigurt se beteja eshte e fituar”.

“Komandant Kulla” ishte nder themeluesit e Shtabit Operativ Dukagjini dhe anetar i tij. Organizoi per lufte jo vetem fshatin Isniq, duke marre persiper pergjegjesi dhe vendime dhe duke i zbatuar ato. Ishte nder shtyllat kryesore te dergimit, ngritjes, stervitjes, strukturimit dhe formimit te formacioneve te para operative. Pranoi, sistemoi dhe informoi me gjendje, shtoi z.Hadergjonaj:

“Sepse, ishe nje oficer me njohuri te gjere te artit ushtarak dh atij luftarak. Njihje mire spektrin e tere te operacioneve. Njihje mire operacionet e mbrojtjes, operacionet e mesyerjes, ato te befasise, te patrullave dhe te pritave. Ishe oficer cfare do ta deshironin ne radhet e veta edhe ushtrite me te perparuara te botes. Kujtova betejat qe udhehoqe: Logjen, Lluken, Kosuriqin, Llugagjine, Bogiqen e shume te tjera...Kujtova Kosharen! Ditet e luftes, te paqes, vuajtje, dhembje por dhe momente te lumtura dhe gazmendi. Ngushellimet m´i keputen kujtimet...Kuptova se kesaj radhe vdekja te sfidoi ty, i dashuri Skende! Ti sot po na bashkon prape. Prane ke shoket e luftes nga te gjitha trojet shqiptare. Ke familjen, miqte, dashamiret, bahkepunetore e qytetare te cilet nderojne vepren tende. Ke garden e Kosoves, uniforma e se ciles eshte deshmi edhe e mundit, sakrifices dhe kontributit tend”.

Trimave s´iu kendohet per se gjalli...

Fadil Hadergjonaj(majtas)dhe Skender Rexhahmetaj(djathtas)
Ne  kete vit jubilar te flamurit dhe te shtetit shqiptar kur kujtohet dhe flitet ndarja e shqiptareve, kur perkujtojme trimat e kombit dhe nuk mund te mos flasim dhe per bashkimin e shqiptareve, njeriu kujton edhe vepren tende dhe te shokeve tu 13-te vite me pare; kujton Betejen e Koshares fshirjen e kufirit, bashkimin e shqiptareve, shtoi z.Hadergjonaj:

 “Te dashur Leonora, Leonita, Endrita, Gentiana dhe Isë.  Ju ende nuk dini sa duhet per madheshtine e babait tuaj, sepse ai ishte trim i heshtur. Por ne bashkeluftetaret do te avokojme per herozmin e tij i cili do t´iu bej krenar gjate tere jetes. I dashuri Skendë! Ne bashkeluftetaret e tu prape po sfidohemi per te saten here, si ne luftë ashtu edhe ne paqe. Ndarja qenka e veshtire! Por, te sigurojme se do t´i mbetemi besnik idealit tend. Do ta duam, zhvillojme, sendertojm Kosoven ashtu sic e deshirove ti per femijet e tu dhe te gjithe brezat qe vine. Lavdi e perjetshme dhe i lhte te qoft dheu i Kosoves”.

Skender Rexhahmetaj, i lindur me 13 tetor 1969 la pas vetes bashkeshorten dhe pese femije. Por, do te mbetet i gjalle ne zemren  e popullit, ne ngjyren e flamurit, ne cdo pellembe te kesaj toke e cila u pershkua nga lufta e lavdishme per clirim. Ai do te mbetet edhe ne kenget e shkruara te rapsodeve te cilat Skenderi nuk i deshi per te gjalle te tij,shtoi kusheriri Hajdar Rexhahmetaj.

Trimave lavdia iu shkon pas....
“E kam thurr nje kenge per ty dhe luften qe bere”, i pat thene Skenderit nje rapsod.  Leka i degjoi 3-4 vargjet e para dhe e nderpreu:“Mjaft.Kenga luftetareve nuk iu kendohet per se gjalli!”Por, tash komandant nuk te pyesim. Kenga per ty do te kendohet sa t´flitet shqipja ne kto dhena...

”Skender Isa  maja e lisit
asht nje djale prej Isniqit, 
Djem te mire kishte ne qete
 pushka e tij kurr nuk shkrep, 
Asht i rodit t´Miftar Zeqes... 
Me Salihun dhe Agimin, 
me Rrustemin dhe Fadilin,
Me kete Beken dhe Demirin
Serbise s´mjere ia qiten tymin, 
Per jete te jetes ia shlyne Berlinin!” 



Ps:E botuar ne Radio Kosova dhe Blue Sky ne versionin e shkurter.

Lavdi Skenderit,per te cilin nuk pata fatin te shkruaj sa ishte ne jete.“Ende s´eshte momenti i duhur...T´a  them kur t´vie koha!“ , me dha pergjegjen e perhershme ne takimin e fundit,vetem nje jave para ikjes se tij te perjetshme.Nje moment i cili nuk do te vie kurre...Por,e tij dhe e tilleve si Ai eshte perjetesia!

No comments:

Post a Comment

Nga Flori Bruqi : U dhunua nga pronari i lokalit në Porto Palermo, ky është miliarderi pjesë e qeverisë së Spanjës

Imazhi i Shqipërisë edhe kësaj radhe në qorr sokak?! https://www.youtube.com/watch?v=tklKY6hp09w Turistët span...