Kolonel Halil Bicaj:Bicaj: Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Bislim Zyrapi kanë qenë në zyret e Ministrisë së Mbrojtjes



 Kolonel Halil Bicaj, ish shef i Shtabit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes në ish qeverinë e Buajr Bukoshin, ka publikuar për herë të parë marrëveshjen e arritur më 2 nëntor 1998 ndërmjet UÇK’së dhe FARK’ut, për krijimin e Shtabit të Përgjithshëm .

Në bazë të marrëveshjes së arritur ndërmjet përfaqësuesve të UÇK’së, Kadri Veseli e Bislim Zyrapi dhe Ministrisë së Mbrojtjes, përfaqësuar nga Halil Bicaj dhe Xhafer Jashari ishte marrë vendimi që të miratohej struktura e re e Shtabit të UÇK’së.
“Kjo është vula e Ministrisë së Mbrojtjes, nënshkrimi i Xhafer Jasharit si përfaqësues, dhe vula e Shtabit të Përgjithshëm me nënshkrues Kadri Veselin dhe Bislim Zyrapin”, thotë ai duke prezantuar dokumentin në emisionin "Rubikon" të KTV'së. 
Bicaj: Unë kam qenë shef i Shtabit të Përgjithshëm të FARK’ut, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli kanë qenë në zyret tona
“Kur kam ardhë në Tiranë, jam takuar me Ahmet Krasniqin, më ka thënë jo bacë vetëm për Rrafshin e Dukagjinit, por për krejt Kosovën. Unë kam menduar se do të jem vetëm për shtabin e Dukagjinit. Unë kam qenë shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kosovës”, ka thënë ai.
“Jakupi ka qenë në zyrën e Ministrisë së Mbrojtjes. Ka qenë edhe Xhavit Haliti, edhe Kadri Veseli edhe Bislim Zyrapi”.

Bicaj: Këtë marrëveshje e kemi punuar për më të mirën, duhet pyetur Xhavit Haliti pse nuk u zbatua

Bicaj tha se çuditet se si Thaçi, Veseli e Krasniqi nuk dëshirojnë të dëgjojnë se ka ekzsituar FARK’u.

“Këtë marrëveshje e kemi punuar për më të mirën”, ka thënë ai, duke shtuar se për mozbatimin e saj, duhet pyetur Xhavit Haliti.

Ndërkaq thotë se edhe Bujar Bukoshi është dashur të flasë në lidhje me këtë. Bicaj tha se miratimi i Ligjit për Veteranët pa e përfshirë FARK’un është padrejtësi.






Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri