Kritika, Ese 1940-1944, Arshi Pipa!

Ka mbi dhjetë vjet që për veprën e Arshi Pipës spekulohet pa e njohur atë, duke u mbështëtur në paragjykime të krijuara në shtyp nga disa gazetarë apo edhe shkrimtarë të ngarkuar politikisht dhe me qëndrim apriori negativ ndaj autorit në fjalë.Kjo vjen jo vetëm për shkak të përpunuesve të ketij lloj opinioni apo për shkak të keqkuptimeve që kanë lindur nga deklarimet e vetë Prof. Pipës para dhe pas ardhjes në atdhe, por në shkallën më të madhe nga mosbotimi ende në shqip i veprës së tij, që përmbledh me mijëra faqe me poezi, përkthime, studime, kritikë, ese filozofike dhe letrare, politologji apo edhe libra të drejtpërdrejtë lidhur me stalinizmin shqiptar dhe politikën zyrtare të komunizmit shqiptar.

Kritika, Ese 1940-1944, Arshi Pipa!
Një keqkuptim tjetër ka ngjarë edhe për shkak të qëndrimeve jokonformiste të Arshi Pipës për problemin e gjuhës letrare shqipe, për të cilin ai, jo në pozicionin e një gjuhëtari, por në atë të një studiuesi të letrave dhe të një intelektuali me format perëndimor mban qëndrimin e vet, që i duket i arsyeshëm dhe në përputhje me bindjet e veta shkencore filologjike.
Janë të pakët njerëzit ( përveç Camajt tashmë të vdekur, ndoshta ende s'ka tjetër) që e njohin veprën tërësore letrare dhe studimore të Arshi Pipës dhe veprimtarinë e tij akademike dhe mësimore, aq më pak idetë e tij politike të mirëfillta. Kjo për faktin e thjeshtë se pjesa më thelbësore e veprës së tij është shkruar dhe botuar kryesisht në gjuhët përëndimore më autoritative dhe përkatësisht: në anglisht, frëngjisht, italisht dhe gjermanisht nga shtëpitë botuese akademike të universitetetve më të njohura amerikane, italiane dhe gjermane.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri