Mikelanxhelo: Artist gjenial dhe gjeni i marketingut !!


Mikelanxhelo: Artist gjenial dhe gjeni i marketingut !!

Mikelanxhelo ishte që në të gjallë të tij superyll. 450 vjet pas vdekjes së tij ne pyesim: kush ishte ky burrë? Përgjigjet i ka Arnold Nesselrath, zëvendësdrejtor i Muzeve të Vatikanit. DW: Zoti prof. dr. Nesselrath, çfarë rëndësie ka prejardhja e Mikelanxhelos nga një familje e varfër dhe e parëndësishme patricësh për zhvillimin e tij?

Sigurisht që ai ka qenë një karakter shumë kompleks, por për këtë mund të ketë disa shkaqe. Mikelanxhelo ka fituar shumë para në jetën e tij, kështu që u bë njeri shumë i pasur. Prandaj është e vështirë që të gjykosh më pas se cilat janë pasojat psikologjike të prejardhjes për zhvillimin e tij.

Ku e ka origjinën emri shoqërues i Mikelanxhelos "Il Divino", Hyjnori?

Në Mesjetë ka pasur shumë emra të tillë për artistët, ndodh shpesh në këtë profesion. Mikelanxhelo ka bërë vërtet një propagandë të fortë për veten, por njëkohësisht është sjellë në mënyrë shumë modeste. Të gjitha këto janë pjesë e publicitetit që ai bënte për vete.

Si mjeshtër i vetëinskenimit për të u përhapën shumë anekdota. Keni ndonjë të preferuar?

Të preferosh një anekdotë është e vështirë: kjo çon në debate të historisë së artit. Shpifjet e kolegëve ai shpesh i ka vënë vetë në qarkullim. Prandaj pohimet për Mikelanxhelon, edhe ato të biografëve të tij, të cilëve pjesërisht ua diktonte ai, duhet të shqyrtohen me imtësi. Një shembull është pohimi se Juliani II i kishte dhënë atij porosinë që të pikturonte të gjithë kishën dhe të rrëzojë përtokë Afresket Quattrocento. Këtë kritiku britanik i artit, Michael Hirst mundi ta kundërshtojë.
A ka qenë ai nga njëra anë gjeni, nga ana tjetër një mjeshtër gjenial i marketingut?
Për mendimin tim ai ka qenë tip relativisht neurotik dhe në përputhje me këtë një njeri i vështirë. Leo X., i cili preferonte Rafaelin, natyrisht që e pa, se Mikelanxhelo është artist i madh, por që në Romë, së bashku me Rafaelin puna nuk ecte. Prandaj i siguroi atij porosi në Firence, në mënyrë që ai të jetë pak më larg, por megjithatë t'i shfrytëzojë shërbimet e tij. Për fat të keq, fasada e San Lorenzo-s nuk u bë. Por Leo X. në njëfarë mënyre diti si të veprojë me këtë njeri të vështirë.

Cili ishte suksesi i tij i madh?

Ai tërhoqi vëmendjen që në oborrin e Firences dhe tek Medici. Që ai është artist gjenial, kjo u bë relativisht shpejt e qartë për njerëzit që kuptonin pak nga arti. Kësaj periudhe i takon edhe Baco (Bacchus), statuja e madhe që ndodhet sot në Muzeun kombëtar të Bargello-s. Po ta shohësh në qetësi Pietà-në, për një kohë të gjatë dhe nga afër, e kupton që ke të bësh me një vepër jashtëzakonisht emocionuese dhe impresionuese. Është krejtësisht e qartë, që askush që ka rënë në kontakt me këtë vepër nuk i shpëton dot ndikimit të saj. Në vitet e jetës së tij ai pastaj e konfirmoi se kjo punë është standardi i tij.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri