Përgjimi i ish komandove shqiptare në luftën e Sirisë











“Në datë 05.02.2014 është pyetur shtetasi Artur Balla (emri fetar - Omer) dhe bashkëshortja e tij shtetasja, Lutfije Balla,të kthyer nga Siria në datën 05.02.2014. Pas informacionit të marrë, në rrugë konfidenciale, se shtetasi Artur Balla (ish-komando në Zall-Her), bashkëshortja e tij, Lutfije Balla dhe vajza e tyre, Mersa Balla do të ktheheshin nga Siria për në Shqipëri nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Kapshticë në datë 05.02.2014, nga ana jonë u bë e mundur shoqërimi i tyre në pikën e kalimit kufitar Kapshticë në datën 05.02.2014 dhe më pas pyetja e tyre në ambjentet e Komisariatit të Policisë Devoll.
Gjatë kqyrjes së telefonit të tij dhe të bashkëshortes, janë fiksuar në procesverbal dhe fotografuar sms të cilat tregojnë se Arturi dhe familja e tij kanë qenë në Siri.
Po kështu në një SMS Lutfija shprehet se në Siri atyre që janë familjarë i japin 150 dollarë në muaj. SMS i datës 13.11.2013, ora 16:33, dërguar numrit 0035567xxxxx (Belda) me tekst:
 "Këtej nuk mungon asgjë janë të gjitha.Ne që jemi familjarë na japin 150 dollarë në muaj.Hajt selamalekum se do fal akshamin".
Gjatë këqyrjes së telefonit celular të shtetasit Artur Balla u konstatuan sms të ardhura nga Network Sirian me tekst:
Datë 06.12.2013, ora 19:46, dërguesi MTN-SYRIA dërgon sms me tekst: "Ëelcome to Syria. Feel at home while you roam the MTN Network. For any enqiries please call 111".
Datë 05.12.2013, ora 10:34, dërguesi MTN-SYRIA dërgon sms me tekst: "Ministry of Tourism welcomes you to Syria. Please call 137 for tourism information as complains".
Më datë 06.02.2014 është pyetur shtetasi Edi Alinj, vëllai i shtetasit Erjon Alinj, i cili ka shkuar në Siri dhe nuk dihet vendndodhja e tij që prej 10 muajsh. Në deklarimin e tij, ky shtetas ka sqaruar se vëllai i tij, Erjon Alinj (ish-komando në Zall-Her),në datë 04.02.2013 ka shkuar në Tiranë ku ka qëndruar për dy ditë në Xhaminë e Unazës së Re. Më pas është nisur jashtë shtetit dhe i ka thënë në celular Edit se do të shkonte në Gjermani.
Më pas ka telefonuar me numër anonim dhe ka thënë se: "Jam në Gjermani në kufi me Arabinë". Më pas Erjon Alinj ka telefonuar një shoqen e tij në Pogradec, nga një numër turk, dhe i kishte thënë se ishte mirë. Numrin nuk e kanë fiksuar. Në momentin kur Erjoni është nisur për jashtë shtetit ai nuk ka pasur lekë me vete. Edi Alinj është i bindur se Erjoni ndodhet në Siri. Erjoni kishte rreth tre vjet që kishte hyrë në fenë islame”.
Fragmenti i mësipër, sikurse ka publikuar gazeta shqiptare, është pjesë e përgjimeve telefonike, të realizuara nga Shërbimi Informativ i Shtetit(SHISH). Ky informacion ndodhet në dosjen voluminoze të Prokurorisë së Përgjithshme të hartuar jo vetëm për shqiptarët që kanë shkuar të luftojnë në Siri, por veçanërisht për ata që tashmë janë rekrutuar dhe duhet të përballen me drejtësinë shqiptare për akuzën e terrorizmit. Përveç përgjimeve, informon gazeta, në këtë dosje gjenden video, thirrje për xhihad, regjistrime të predikimeve në xhami, fotografi e të dhëna konfidenciale të siguruara falë survejimit për muaj me rradhë, por edhe shkresa e materiale të ndryshme, sakaq të sekuestruara. 

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri