2014-04-05

SHQIPTARËT I LAJTHISIN NË KAOS – MIT’HAT FRASHËRI,PËLLUMB XHUFI, FATOS LUBONJA ETJ -

Foto: RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT - Nga ELIDA BUÇPAPAJ -  http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=K%C3%8BNDIISHKRIMTARIT&article=43202

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

Tek Opinion, Blendi Fevziu kishte ftuar të zakonshmit duke patur si temë të bisedës Mit’hat Bej Frashërin, të birin e Abdyl Frashërit, të nipin e Naim e Sami Frashërit, publicistin, shkrimtarin, përkthyesin, albanologun, diplomatin, veprimtarin e çështjes kombëtare, kryetarin e Ballit Kombëtar dhe kryetarin e Komitetit “Shqipëria e Lirë”, një antikomunist me bindje europiane.


Midhat Frashëri


              Mit'hat Frashëri (Lumo Skëndo)

 Alias Lumo Skëndo, i cili më 1929 në testamentin e tij do të shkruante: “Çë kam pasuri të tundshme ose të patundshme, libra, mobilla, karta, plaçka etj. i lë për krijimin’ e një “INSTITUT ALBANOLOGJIE” që të jetë një qëndër e studimevet shqipëtare, të mprojë, të shvillojë, të qendrësojë dhe të udhëheqnjë studimetë që përkasin Shqipërinë dhe Shqipëtarëtë.”


Foto: Te henen ne Opinion!


Blendi Fevziu


 Një kokë e madhe nga ato që i bëjnë kombet. Që njihen me emrin si “Baballarë të Kombit”. I përndjekur në gjallje dhe pas vdekjes nga regjimi monstruoz dhe i lënë në harresë, i mbuluar nga hija e pluhuri nga tranzicioni makabër.

                                                                  Pëllumb Xhufi


Nuk kisha kohë që të harxhoja kohë tek Blendi Fevziu, por qëllova të isha e pranishme gjatë dalldisjes së Pëllumb Xhufit një historian i njohur, që në plot raste mban qëndrime serioze, por edhe në plot të tjera lajthit. Siç ishte rasti në fjalë, kur në “tentativën” në thojza për ta zbardhur figurën poliedrike të burrështetasit të madh, nga ata që duhen dekada të tjera që të rilindin prapë, Xhufi e akuzoi Mit’hat Frashërin se paskish dërguar grupe diversantesh për të kryer “akte terroriste” në Shqipërinë komuniste!!!!

Enver Hoxha

Lideri komunist Enver Hoxha 

Skile ky Pëllumb Xhufi, i cili si njeri me format të plotë profesional, do të duhej të ishte nga ata intelektualë që të përgatiste dosjen e krimeve të diktaturës komuniste, të cilat edhe sot e kësaj dite janë të mbuluara e të fshehura, sepse historianët shqiptarë kanë lidhje me të shkuarën në një nivel të tillë sa nuk i lejojnë vetes të bëjnë as katharsis.

Bahri Omari

Bahri Omari


Pëllumb Xhufi është bashkëshorti i mbesës së kunatit të Enver Hoxhës, burrit të motrës së diktatorit, Bahri Omarit, të cilin diktatori e pushkatoi, por ndërkohë mori në mbrojtje të bijtë e Bahriut, siç është Luan Omari, me vajzën e të cilit është i martuar Xhufi. Luan Omari duke patur një jetë komode dhe me plot privilegje gjatë regjimit komunist asnjëherë nuk e ka denoncuar krimin e dajës së tij kundër të jatit. Dhe sot Pëllumb Xhufi në vend të merret me krimet e diktaturës, na del me pretendime se krime paska kryer Mit’hat Bej Frashëri që sa pati frymë e luftoi regjimin kriminal të dajës të vjehrrit të tij!

Pëllumb Xhufi, me formatin e një shkencëtari të mirëfilltë, i dërdëllis publikut shqiptar broçkulla që nuk i beson assesi për vete dhe sot 23 vite pas deklarimit të rrëzimit të diktaturës, ai me arrogancë dhe në mënyrë të pacipë na del me teza të cilat janë mbrojtur nga historia e diktaturës për 50 vite, me qëllim që të justifikoheshin krimet e kryera. Kur diktatori ka shkuar në ferr, të lajë hesapet për shqiptarët që ka vrarë, Xhufi akuzon njërin nga Baballarët e Kombit për akte terroriste.

Fatos Lubonja

Fatos Lubonja

Në këtë show të neveritshëm të Pëllumb Xhufit reagoi Fatos Lubonja duke marrë si shembull një lajm që posa e kishte dëgjuar nga BBC, sipas të cilit disa të rinj në Poloni që kishin përdorur në një reklamë fotografinë e Leninit, ishin detyruar ta hiqnin menjëherë foton dhe t’i kërkonin ndjesë opinionit publik, i cili kishte reaguar menjëherë dhe shumë ashpër.



Vladimir Iliç Lenin 

Fatos Lubonja duke iu referuar shoqërisë në Poloni tha se shoqëria atje është e një vendi normal. Sepse Shqipëria nuk ka shoqëri normale, jo se shqiptarët janë njerëz me bisht, por sepse kjo shoqëri ushqehet me një shtyp jo normal, nga opinionbërës jo normalë dhe udhëhiqet nga politikanë jo normalë.
Dhe një vend që nuk e di ende historinë vazhdon të mbetet në qorrsokak, sepse i lejon vetes të trushplahet nga historianë paskrupullt që vazhdojnë ta manipulojnë edhe historinë, edhe opinionin publik duke e mëkuar për çdo ditë me helmin e propagandës staliniste.


No comments:

Post a Comment

Nga Flori Bruqi : U dhunua nga pronari i lokalit në Porto Palermo, ky është miliarderi pjesë e qeverisë së Spanjës

Imazhi i Shqipërisë edhe kësaj radhe në qorr sokak?! https://www.youtube.com/watch?v=tklKY6hp09w Turistët span...