2014-04-09

Sizmologjia dhe tёrmetet nё Shqipёri


Sizmologjia dhe tёrmetet nё Shqipёri










Shqiperia ben pjese ne zonen sizmogjene Jonike-Adriatike (rajoni i Shkodres, Shqiperia perendimore, zona Korce-Oher-Peshkopi, me vija aktive ne Lushnje, Elbasan, Diber dhe Vlore, Tepelene-Erseke).Alpet e Shqiperise jane me pak te prekura nga lekundjet e termeteve.Afersisht, cdo vit ne Shqiperi shkaktohen 4-5 termete me 6 balle dhe cdo 25 vjet shkaktohet 1 termet me afro 9 balle, duke e bere keshtu Shqiperine nje rajon me aktivitet te larte sizmik.Nga lashtesia njihen si termete me te fuqishme ai i Apolonise ne vitin 217 e.s. Ne Durres termete kane rene ne vitet 334 dhe 506 te eres sone, si dhe ne vitin 1273. Gjithashtu ne kohet e vjetra permenden dhe termetet e Butrintit ne vitin 1153 dhe te Krujes ne vitin 1617.Nga studimet e pakta qe kane ardhur deri ne ditet tona rezulton se gjate shekullit te 19-te ne Shqiperi jane ndjere 77 termete me mbi 7 balle.
Disa nga tërmetet më të fuqishme kanë rënë në:
Vlore me 12 tetor 1851, duke shkaktuar 20 te vrare.Berat me 17 tetor 1851, duke shkaktuar 400 ushtare te vrare ne Kala.Shkoder ne muajt shkurt-tetor 1855, 12 termete qe u ndjene dhe ne Delvine dhe bari te Italise.Himare me 14 qershor 1895.
Gjatë shekullit të 20-të janë regjistruar këto termete të fuqishme:
Shkoder me 1 qershor 1905, qe shkaktoi 1500 shtepi te shkaterruara, 200 te vrare dhe 500 te plagosur.Oher me 18 shkurt 1911.Tepelene me 20 nentor 1920, duke shkaktuar 36 te vrare dhe 102 te plagosur. Ai shkaterroi 2 500 shtepi e la pa strehe 15 000 veta.Durres me 17 dhjetor 1926, lekundjet u ndjene dhe ne Itali, Jugosllavi e Greqi.Vlore-Tepelene me 21 nentor 1930, duke shkaktuar 30 te vrare e mbi 100 te plagosur.Korce me 28 janar 1931.Peshkopi me 24 gusht 1924, duke shkaterruar afro 80 % te shtepive, 44 te vrare dhe 119 te plagosur.Lushnje, Fier, Rrogozhine, Peqin e Berat me 1 shtator 1959.Korce me 26 maj 1960, ku u shkaterruan 1479 ndertesa.Fier, Tepelene, Berat, Lushnje, me 18 mars 1962, duke shkaktuar 5 te vrare e 77 te plagosur dhe u shkaterruan 2 700 shtepi.Fier me 18 mars 1962, ku u vrane 5 veta e u plagosen 77 te tjere dhe u shkaterruan 2 700 shtepi.Diber, Librazhd me 30 nentor 1967, duke shkaterruar 177 fshatra, ku gjeten vdekjen 12 veta dhe 174 te tjere u plagosen.Karakteristike e ketij termeti eshte thyerja e tokes me gjatesi mbi 10 kilometra e zhvendosje vertikale te dheut deri ne 50 cetrimetra.Shkoder, Librazhd me 3 nentor 1968.Shkoder, Lezhe me 15 prill 1979, duke demtuar 17 118 shtepi e objekte social-kulturore.Rroskovec me 17 nentor 1982, duke u ndjere dhe ne Fier, Librazhd e Berat, ku u shkaterruan 16 534 ndertese, u vra 1 person dhe 12 te plagosur.Tirane me 7 janar 1988, u demtuan 2083 shtepi Fushe bardhe, Gjirokaster me 26 mars 1990.
Ndikimi i ndryshimeve demografike ne mjedisin e Tiranës
Tirana, kryeqytet i Shqiperise, konsiderohet si "pike e nxehte mjedisore", duke iu referuar perqendrimit me te madh te popullsise dhe ndikimit mbi nje territor teper te madh.Sipas statistikave qyteti i Tiranes ne vitin 1990 popullohej nga 243 000 njerez, ndersa ne vitin 1993 popullsia arriti ne 263 307 veta, ne vitin 1994 ne 310 250 veta dhe ne vitin 1996 ne 480 000 banore, shifer qe ne realitet mund te jete me e madhe. Sipas parashikimeve, pritet qe ne vitin 2005 kryeqyteti te popullohet nga 600 000 veta, ndersa ne vitin 2010 popullsia e saj mund te arrije ne shifren 700 000 banore.Parashikohet qe ritmi vjetor i rritjes se popullsise nga viti 1996 ne vitin 2010 te jete 2,8 per qind.Ritmi i rritjes se popullsise se Tiranes, mbi mesataren ne shkalle Republike, ne nje siperfaqe territoriale pothuajse te njejte qe ka kryeqyteti shqiptar per dekada me rradhe, ka sjelle mjaft pasoja degraduese per mjedisin.Fluksi intensiv i migrimit demografik drejt kryeqytetit, ka ardhur si rrjedhoje e demokratizimit te jetes se vendit dhe nuk eshte shoqeruar me nje program sistemimi, duke respektuar kerkesat baze per popullimin e nje qyteti.Fluksi masiv i migrimit te popullsise ne Tirane ka tejkaluar kapacitet mbajtes ne strehimin, infrastrukturen baze dhe ne hapjen e aktiviteteve te reja qe krijojne vende pune e sjellin te ardhura.Zona te reja urbane ne periferi te kryeqytetit permenden Bathorja, Paskuqani, Kamza, Lapraka, Kombinati, Yzberishti, etj. Rritja e perimetrit periferik te Tiranes, gjate 10 vjeteve te fundit nuk eshte shoqeruar me rrjetin e infrastruktures, ne sherbimin urbanistik, te nderlidhjes, etj.. keto Crregullime demografike kane sjellur pasoja negative ne pastertine urbane, ne ndotjet e ajrit, te ujit te pijshem, etj..
Agjencia shqiptare e mjedisit
I krijuar ne vitin 1991, Komiteti i Mbrojtjes se Mjedisit, ka vepruar ne Shqiperi si organi qendror pergjegjes ne mbrojtjen e mjedisit, brenda strukturave te Ministrise se Shendetesise dhe Mjedisit.Aktualisht, ky komitet emertohet Agjencia Kombetare e Mjedisit (AKM) dhe eshte ne vartesi te drejtperdrejte te Keshillit te Ministrave (KM).AKM ka si funksion percaktimin e strategjise se qeverise (KM) dhe politikave te rendesishme per mjedisin dhe prioriteteve ne investimet per mbrojtjen e tij, ne perputhje me zhvillimin ekonomik e social te vendit.Rrjeti lokal i AKM perfaqesohet nga 12 agjenci rajonale (ARM) te krijuara ne vitin 1993 ne nivel prefekture dhe te shtrire pothuajse ne te gjithe rrethet e vendit. Kryetari aktual i AKM eshte Maksim Deliana, i diplomuar ne fakultetin e shkencave te natyres te universitetit te Tiranes ne degen e kimise industriale.Ligji "baze" i mbrojtjes se mjedisit ne Shqiperi eshte ai me Nr. 7664 date 21.01.1993, qe pas 5 vjetesh ndryshoi me ligjin aktual Nr 8364 date 02.07.1998. Ligji perbehet nga 7 kapituj me detyra e te drejta per mbrojtjen e mjedisit ne Republiken e Shqiperise.

No comments:

Post a Comment

Sinteza e dëshmive ( Recension për librin :Dibran Fylli"Tokë e mbjellë në varre" (Krimet serbe në Kosovë 1998/1999)

Mark Skinner: Të paktën 82 shqiptarëve që u dërguan gjallë në Serbi, gjatë luftës, u janë marrë organet Në raportin e Komision...