2014-04-08

Strofulla e gomarëve dhe ujqve

Vlera Bytyçi-Ejupi


Prof.dr.Vlera Bytyçi-Ejupi

Në një vizitë të karakterit shumë fisnik të cilën pata rast tia bëj qytetit të dytë për kah madhësia në Portugali-Portos, gjatë një vizite të shkurtër, aq sa lejonte koha, u njoha me pjesën e re dhe atë të vjetër të qytetit. Natyrisht si qytetare e Shkupit më shkoi ndër mend krahasimi mes qytetit në të cilin jetoj dhe Portos.

Edhe pse në Porto nuk pashë ndonjë çudi të përmasave anormale, meqë bëhet fjalë për qytet të cilit ia ka dhuruar Perëndia vegjetacionin e bollshëm si edhe oqeanin e pafund. Një pamje tjetër e cila ushqente kurreshtjen e çdo vizitori ishte lumi Duro. Ajo që të bën ta kthesh dashurinë ndaj një gjëje për të cilën po ta kesh në qytetin në të cilin jeton, as që e vëren, ishte rrjedha e natyrshme e lumit nëpër tërë qytetin. Ishte rrjedhë e gjërë me një shtrat mjaft të fuqishëm dhe me shumë ujë. Mjaft impresionuese ishin shëtitoret shumë të thjeshta përreth brigjeve të lumit të cilat të grishnin dhe të grishnin per të shëtitur nëpër to dhe për të shijuar rrezet e diellit, tepër të këndshme për fundin e shkurtit edhe fillimin e marsit. Pamjet shumë të këndshme ishin lokalet me një fizionomi të përditshme arkitekturale nëpër shëtitoret, lokale këto të cilat ishin shumë të ngjajshme njëra me tjetrën, për arsye të krizës ekonomike në të cilën vendi ishte zhytur thellë dhe pronarët ishin solidarë njeri me tjetrin, që të tërheqin numër të përafërt të vizituesve. Dhe dua të theksoj mikritjen dhe bujarinë e jashtëzakonshme të portugjezëve edhe në këto kohë e cila kishte mprehur dhëmbët mbi popullatën e pafajshme, veti këto të cilat e kurorëzonin bukurinë e qytetit.Ajo që me së shumti e shqetësoi këndshëm mendjen time ishte kalldërma në formë të katrorëve të vegjël të cilët ishin ataksioni kryesor në pjesën e vjetër të qytetit, po mjaft edhe në atë të renë. Natyrisht se pyetja e ime të cilën iu parashtrova disa profesorëve të Universitetit shtetëror të Portos ishte: “ A i keni këto rrugë nga koha otomane, apo jo?” Përgjigja më erdhi rrufeshëm e befasishme kur më thanë:” Jo,jo, ato janë prodhim i mjeshtërve shqiptarë, të cilët i bëjnë për mrekulli katrorët, kurse otomanët i kanë në formë katërkëndëshi”. Sa u ndjeva inferiore në atë moment, meqë edhe pse kam menduar se kam një dituri modeste të historisë time kombëtare, nuk kisha komente për këto gjëra. Por ja, për fat të keq historianë të mirëfilltë ne nuk kemi, meqë askund nuk mund të gjeja sqarim për këtë fakt për mua madhështor, të cilin disi u mundova ta arsyetoj me logjikën time. Për fat të keq, ata historianë të “mirëfilltë janë ata të cilët si papagajë të mërzitshëm, lartësojnë dhe glorifikojnë atë që u quajt koflikt i 2001, dhe kështu dekorohen edhe fitojnë ndonjë honorar nga fytyrat të cilat as vetë, nënkuptohat përveç parave të majme të cilat i fituan në kurriz të luftës dhe të dëshmorëve, nuk dinë se çka ndodhi.”

Të ngelim edhe pak momente në Porton e bukur, ku çdo lloj hapësirë pak më e madhe, ishte shndërruara në park të paskajshëm. E tani edhe këtu kishte vetëm një dhe asnjë tjetër përjashtim. Bëhet fjalë për vetëm një park, i cili gjindej pranë universitetit të Portos, dhe i cili ishte me një figurë krejtësisht pa shije sa i përkiste madhësisë dhe mënyrën e tmershme në të cilën një dinosaurus i cili dukej sikur i ndërtuar nga balti, me një gojë të tmerrshme dhe dhëmbë aq të mëdhej dhe të mpreftë, sa që nuk besoj se ai park do të ishte shumë i vizituar nga të rriturit e ku më fëmijët. Edhe natyrisht më shkoi mendja në Jurassic Parkun, në Shkup, i cili të kall dhjatën. Pra projekti Porto ishte me sukses i realizuar, perveç dinosaurusit tepër të madh, tepër të shëmtuar dhe tepër të frikshëm.

Dhe momenti kur u këtheva në qytetin tim, ku hatatë ti ven vetëm emri i heroit gjysëm shqiptar në aeroport, mund ta pramendoni se si u ndjeva. Natyrisht lajmi i parë tejet tronditës, të cilin të parin e dëgjova, ishte vrasja e dy shqiptarëve në Gostivar. Shfrytëzoj rastin që të`iu iu shpreh ngushëllimin tim të gjithë familjarëve të viktimave. Pastaj pasoi mulliri i prishur për të cilin janë mjeshtër të paparë, këta “të legjitimuarit nga populli”, duke lëshuar tehe vdekjeprurëse për rrahjen e fëmijëve shqiptarë. Këto më nuk janë veprime të imagjinatave eksperimentuese mbi shqiptarët, por veprime aktive të cilat vetëm ndonjë gjuhë e panjohur për racion e trurit ndoshta do të mund ti shpjegonte. Gjëra të cilat vetëm të ngrejnë tensionin dhe urrejtjen, dhe pastaj klithjet infantile të tipit-aman mos i jepni karakter ndër-etnik gjithë kësaj, kinse për tu qetësuar shpirtërat. Shumë pa lidhje, vallë a ka më ndonjë shpirt i cili nuk është i shqetësuar në këto momente. Fantom shteti, me fantom gjuhë, me fantom emër e nuk e di më se me çka fantom tjetër, me fantomë të maskuar edhe më tutje torturojnë indin e popullit tim, ind ky i cili as vetë nuk është i vetëdijshëm sa është i vjetër është dhe sa shumë peshon.

Po të pyeste dikush, vallë si të karakterizohet ky konglomerat i vetëquajtur shqiptarë në qeverinë e FYROM-it, kujtoj se përgjigje adekuate do të kishte qenë vetëm se këta janë tipa të cilët erdhën në qeveri me luftë ku kishte mjaft viktima (shumë prej tyre duke pasë ideal të drejtat e popullit të vet), dhe tipa të cilët rrinë në Qeveri pa luftë por prap me shumë viktima (shumë prej tyre duke pasë ideal jetën normale). Sot në shumë shoqëri të civilizuara, të rrënuarit e një qeverie nëpërmjet luftës, ashtu si bënë këta të lartëpërmendurit, quhet akt jomoral dhe anti shoqëror, natyrisht nëqoftëse nuk i përnbushin detyrat e parashtruara, të cilat shërbejnë për pikënisje të luftës. Dhe prej momentit kur u paraqitën këta tipa në jetën e shqiptarëve të FYROM-it, akrepat e orës u ndalën çuditshëm në fjalën mëkat. Intensiteti i momentit të vdekjes, ju faleminderohemi tipave të mëlartëm është në hypje shumë më shumë se sa intensiteti i dhimjes i shkaktuar nga vdekja. Intensiteti i manipulimit të tyre me njerëzit e kombit të vet me gjuhën e gënjeshtrës, me mjeshtëri të plotë e shlyen natyrën racionale të perceptimit. Tangjenti i konfuzionit të cilin ata në çdo moment e shkaktojnë, pa numër herë shumëfishon krimin. Krimi është bërë aq derivativ sa që të përkujton ujkun me tërë trupin dhe gojën e përgjakur i cili admiron gjakun me të cilin është lyer, dhe nuk ka gjasë të këthehet me ujqit tjerë, dhe më falni edhe nja dy apo tri shumë rrallë ulkonja, në strofullën e tij. I duket këtij ujku të përgjakurit gjë e lehtë meqë vetëm kështu mund të glorifikohet. Dhe të marrët, po e them me gojën plot i kënaq koncepti i triumfit i shkaktuar nga përgjakja. Dhe mu këta të cilët janë kope gomarësh, vazhdimisht i shushurisin njëri tjetrit në vesh – i frikësohemi të vërtetës, sepse do të dalë në shesh edhe gënjeshtra e jonë, a thua cila është më e madhe? Dhe kështu pëshpëritjet e tyre kontaminojnë mendjen e njeriut edhe aty ku më së paku të shkon mendja, meqë veç i kanë eksploatuar ata të cilët moti kanë shikuar mirë, e tani iu janë ngjitur të verbërve. Ky është projekti jetësor i mendjes së tyre.

Shqiptarë, kopetë e ujqve, të shoqëruar nga kopetë e gomarëve ju dhanë robëri të shumëfishtë dhe tani janë duke shijuar gjakun e sakrificave të juja.

Prandaj kah jeni nisur ju zotërinj, dyert janë të mbyllura, i mbyllni ju prej pozicionit të kolltuqeve për ti rrahë ende shqiptarët. A është kjo hyrje se, ju jeni nosferatu, shpirtëra të cilët e merrni formën e njeriut vetëm kur doni të thithni gjak njeriu.Shkatërruat gjenerata dhe për shkakun tuaj dështuan gjenerata të tëra të cilat ia dhanë atë komoditet vehtes për të shikuar kah fiksimi i juaj antikombëtar. U shkatërruan dhe dështuan gjenerata të cilat i ndoqën vibracionet lëvizësë prej një skaji në skajin tjetër si topa ping pongu duke u hedhur pamëshirshëm në botën e palëvizshme të strofullave të ujqve dhe gomarëve.

No comments:

Post a Comment

Nga Flori Bruqi : U dhunua nga pronari i lokalit në Porto Palermo, ky është miliarderi pjesë e qeverisë së Spanjës

Imazhi i Shqipërisë edhe kësaj radhe në qorr sokak?! https://www.youtube.com/watch?v=tklKY6hp09w Turistët span...