2014-04-09

Tragjedia Çame, një padrejtësi që kërkon zgjidhje


Tragjedia Çame, një padrejtësi që kërkon zgjidhje













Çështja çame lindi si problem i mbrehtë në marrëdhëniet midis dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë,qysh në Kongresin e Berlinit më 1878 dhe u përligj mbas vendimeve të Konferencës se Ambasadorëve në Londër më 1913, ku Çamëria dhe viset e tjera të Shqipërisë iu shkëputën me pa të drejtë, duke i kënaqur me aneksimin e tyre,shtetet fqinje. Që nga viti 1913 Çamëria konsiderohet nga ne, tokë e pushtuar me dhunë nga Greqia. Çështja Çame është një tragjedi kombëtare jo vetëm në njerëz por edhe në territore. Marrja e Krahinës së Çamërisë kësaj barriere për Greqinë i hapi dyert pretendimeve absurde të shovinizmit grek për të marrë hapësira të tjera shqiptare.

Tragjedia Çame një padrejtësi që kërkon zgjidhje 
Në skajin më Jugor të Shqipërisë së sotme fillon krahina shqiptare e Çamërisë ose siç quhet sot nga administrata greke Thesproti. Ajo përbën pjesën më jugore të trevave etnike të Epirit të Jugut të banuara prej shqiptarëve që nga antikiteti (nga kohërat Pellazgo-Ilire) e deri më sot. Një popull e një vazhdimësi territori etnik.
Këtë e dëshmojnë autorët e lashtësisë greke dhe gjithashtu Enciklopedia e madhe greke si dhe shumë autoritete shkencore botërore. Këtë e vërteton prezenca e gjallë,faktori njeri,shqiptar ne gjuhë,kulturë dhe tradita. Popullsia e Çamërisë ka qenë homogjene shqiptare 99% në qytetet, 100% në fshatra. Historikisht përkatësia fetare e krahinës së Çamërisë,ka kaluar në një proces të gjatë ndryshimesh të diktuara nga rrethana të caktuara historike. Nga paganizmi,në lashtësi,në katolicizëm në shekujt e parë pas erës së re deri në shekullin trembëdhjetë-katërmbëdhjetë. Prezencën e besimit katolik në Çamëri e dëshmojnë emrat e shqiptarëve në ato kohë,sidomos e princave të saj si Pjeter Losha, Gjin Bue Shpata,etj,(prania në masë e emrave Gjin, Gjon, Mark, Lek, Pal etj..). Në këto periudha (shekulli 13-14) si rezultat i dyndjeve bizantine në krahinën e Epirit (invazionet greko-serbe),kjo krahinë kaloi në ortodoksizëm. Deri në fillim të shekullit 18,popullsia e kësaj krahine ishte e besimit ortodoks. Mbas kësaj periudhe fillon procesi i islamizmit në mes të shqiptarëve. Si rezultat i këtij procesi sipas të dhënave statistikore të administratës turke,50% e popullsisë shqiptare u kthyen në besimin islam dhe 50% ruajtën besimin ortodoks. Rreth këtyre shifrave në dëm të etnisë shqiptare është spekuluar deri më sot.
Regjistrimi i vitit 1910 i administratës së Turqve të rinj dëshmon se në këtë krahinë jetojnë 83.898 shqiptarë mysliman dhe ortodoks. Ndërsa Vjetari statistikor i qeverisë greke i vitit 1936 shënon se në Çamëri banojnë vetëm 26.000 shqiptarë duke mos përmendur shqiptarët ortodoksë të cilët qeveria greke i konsideron si grekë. Si rezultat i spastrimit etnik (gjenocidit) që u bë në 1944-1945 në krahinën e Çamërisë u dëbuan me dhunë 30.000 shqiptarë mysliman të cilët gjetën strehë në Republikën e Shqipërisë ku jetojnë edhe sot. Kjo popullatë sot kap shifrën mbi 150,000 vet,shifrën e cila shpjegohet me natalitetin e lartë të kësaj popullate mbas gjenocidit. Ndërkohë që në Çamëri-Thesproti (Greqi) Komuniteti autokton i shqiptarëve të besimit ortodoks kap shifrën 250-300,000. Ky komunitet sot nuk guxon të vet deklaroj identitetin e vet si rezultat i politikes mohuese e asimiluese që ndjekin qarqet qeveritare greke ndaj prezencës së etnive në territorin grek. Dëshmi e pakontestueshme për prezencën e shqiptarëve ortodoks sot në Çamëri (Greqi)është edhe gjaku e lidhjet e hershme fisnore që kanë me ta Çamët mysliman,sa do të përpiqen e ta mohojnë këtë prezencë qarqet greke.
Me vendim të Konferencës së Ambasadorëve në Londër më 1913 kjo Krahinë ju shkëput trungut amë dhe ju aneksua shtetit Grek. Me gjithë rezistencën dhe kundërshtitë e veta historike,popullata autoktone e Çamërisë, ju nënshtrua fatit tragjik të saj,duke e konsideruar si minoritet etnik shqiptar nën Greqi. Fati i minoritetit shqiptar të Çamërisë përbën një tragjedi kombëtare shqiptare jo vetëm në territore,por edhe në njerëz. Politika dhe qëndrimi zyrtar grek ndaj minoritetit etnik shqiptar në Çamëri Mbas aneksimit të Çamërisë më 1913 deri më sot popullsia e saj gjatë tërë viteve nën shtetin Grek nuk ka gëzuar asnjë të drejtë njerëzore e kombëtare që i takon. Qarqet zyrtare greke mbështetur në Konceptin absurd të mohimit të ekzistencës së grupeve etnike në territorin e saj, kanë ndjekur një politikë shoviniste të drejtuar në dy drejtime. 1. Ndaj shqiptarëve të besimit ortodoks, politikën e asimilimit,duke i privuar nga çdo e drejtë etnie,kulture,apo gjuhësore,duke i konsideruar grek,pra ngatërronin me qëllim fenë dhe kombësinë,veprim që e bëjnë edhe sot ndaj shqiptarëve duke pretenduar se të gjithë ortodoksët janë grek. 2. Ndaj shqiptarëve të besimit islam aplikuan politikën e gjenocidit dhe shfarosjen duke mohuar gjithashtu etninë. Në shumë raste me qëllim i kanë konsideruar turko-çam dhe jo shqiptaro-çame.
Kjo tragjedi e projektuar afro një shekulli më parë,nga Greqia ju arrit qëllimit në fund të Luftës së Dytë Botërore më 1944-1945 kur banda kriminale të Gjeneralit famëkeq Napolon Zerva realizuan pastrimin etnik të shqiptarëve mysliman të Çamërisë.
Gjenocidi (Spastrimi etnik)i vazhdueshëm i shqiptarëve në Çamëri
Për të realizuar synimet e veta grabitqare qarqet zyrtare greke asnjëherë nuk e respektuan popullatën shqiptare të Çamërisë duke u treguar mosmirënjohëse ndaj ndihmesës së vyer historike,qe ky popull dhe kjo krahinë kanë dhënë historikisht në shekuj për popullin grek.

1. Fill mbas aneksimit ajo ka nënshtruar me dhunë popullatën e pafajshme shqiptare,duke vrarë me pabesi 72 burra nga paria e kësaj krahine më 1913 në vendin e quajtur Selan Paramithia (Ajdonat), ë cilët kishin shkuar për bisedime me palën greke, si dhe dhjetëra e dhjetëra njerëzve të tjerë të pafajshëm. Për të ndalur persekutimet e qeverisë greke kundër popullsisë shqiptare të Çamërisë,më 8 qershor 1913, patriotët çam kanë protestuar pranë qarqeve Evropiane.
2. Ajo që tmerroi çamët si veprim vdekjeprurës për Çamërinë ishin përpjekjet satanike të qeverisë greke më 1923-1924 për t?u përfshirë edhe çamët myslimanë midis Turqve myslimanë që banonin në Greqi, të cilët sipas marrëveshjes së Lozanes, Janar 1923,midis Turqisë dhe Greqisë,do të shkëmbeheshin me Grekët e Anadollit. Qeveria greke duke e shkelur në mënyrë flagrante këtë marrëveshje nuk ju përmbajt deklaratës të përfaqësuesit të saj në Lozan Kalamanos,më 19 janar 1923 ku deklaroj se qeveria e tij nuk kishte aspak ndërmend ti fuste në shkëmbim ?myslimanët me origjinë shqiptare?, për të cilët ai vetë kishte propozuar se  banojnë me një krahinë të përcaktuat fare e qartë ? Epirin! ndërsa janë bashkë fetarë me Turqit, nuk janë aspak bashkatdhetarë të tyre?. Komisioni greko-turk ( në mars 1924), vendosi që kundrejt popullsisë shqiptare të Çamërisë, një realitet etnik dhe historik që njihej edhe nga pala greke, të mos zbatoheshin kurrfarë procedurash apo formalitetesh në kuadrin e shkëmbimit të popullsisë greko-turke. Në kundërshtim me realitetin historik dhe marrëveshjeve të arritura, qarqet zyrtare greke e detyruan me forcë këmbimin (si skllevërit zezak në mesjetë) të çamëve që arrijnë disa dhjetëra mijëra vetë, duke realizuar në atë kohë një pjesë të planit të harruar për një spastrim etnik.

3. Me ardhjen në fuqi të qeverisë fashiste të Joani Metaksanit më 1936, gjendja e popullsisë shqiptare të Çamërisë u rëndua më shumë. Kjo qeveri zbatoi një politik diskriminimi të paparë. Vazhdoi kolonizimi me grekë me qëllim ndryshimin e raporteve të popullsisë. Ndërrimi i emrave shqip të vendbanimeve të shqiptarëve me emrat grek. Aplikoi një gjenocid të vërtetë, arrestime, internime, konfiskime të pasurisë. Ky program thellohej hap pas hapi duke e bërë jetën e shqiptarëve të padurueshme.

4. Gjendja në Çamëri u bë më e turbullt dhe më e rëndë sidomos në prag të Luftës së Dytë Botërore. Në prag të pushtimit të Greqisë nga Italia fashiste,Qeveria Greke bëri mobilizimin e përgjithshëm të popullatës për luftë. Shqiptarët e Çamërisë si nënshtrues të këtij shteti i kërkuan qeverisë së atëhershme greke që ti mobilizonte edhe ata nën armë për ta luftuar armikun e përbashkët. E prekur thellë nga ky gjest liridashës i çamëve, qeveria greke i falënderoi ata dhe i mobilizoi, por në vend të armëve u dhanë kazma e lopata duke i çuar në prapavijë për të bërë punime të dorës së dytë. Qeveria Greke me këtë veprim mosbesimi të demonstruar hapur e fyen rëndë gatishmërinë e çamëve dhe i distancoi prej saj me qëllim të paramenduar,për të akuzuar më vonë çamët myslimanë si bashkëpunëtorë me pushtuesin.

5. Me pushtimin e Greqisë nga Italia autoritetet greke nga frika dhe për çka kishin bërë ndaj popullatës të pambrojtur çame, urdhëruan internimin me forcë të meshkujve nga 14 vjeç e lartë në kampet e përqendrimit në ishujt e detit Egje, Hio, Medilin, Korinthe, etj. Gjatë rrugës për në internim qarqet zyrtare greke përpunuan psikozën se ata ishin robër lufte që u kishin vrarë djemtë popullit grek, duke nxitur urrejtjen dhe njëkohësisht për të maskuar të vërtetën, si të pafajshëm të marrë me forcë nga shtëpitë e tyre dhe jo nga fronti i luftës.
Gjatë internimit në kampe të tipit Mathuazen, çamët u keqtrajtuan deri në një zhdukje fizike gradualet të tyre. Ndërkohë në Krahinën e Çamërisë kishin mbetur gra, pleq e fëmijë të pambrojtur duke u bërë pre e vrasjeve, grabitjeve, përdhunimeve nga bandat kriminale greke. Kur u kthyen nga internimi çamët me shpirtin e tyre të durueshëm për të mos acaruar e thelluar mynxyrën që po ju kanosej nuk ndërmorën asnjë veprim të hakmarrjes por filluan vetëmbrojtjen e tyre duke zgjedhur rrugën e pajtimit. Këtë e dëshmojnë vetë historianët grekë serioz e të ndershëm,dhe qytetarët e tjerë të kësaj krahine. Gjenocidi i pashembullt dhe zhbimë i shqiptarëve etnik (mysliman) nga vendbanimet e tyre historike. Më 27 qershor të vitit 1944 në krahinën e Çamërisë,ndaj popullatës shqiptare myslimane filloi akti i fundit i gjenocidit që çoj në spastrim etnik të kësaj popullate martire. Bandat kriminale të shovinizmit grek derdhen mbi këtë krahinë mizorit më të pashembullta të njerëzimit. Barbarizmat që ndodhën në kurrizin e kësaj popullate të pafajshme kalojnë çdo cak njerëzor.
Vrasje,përdhunime,groposje për së gjalli. Prerje të organeve të ndryshme trupore,hundë,vesh,etj. Gra me gjinjtë të prera e të masakruara, fëmijë të djegur në furrë, gra shtatzëna me barkë të çarë. Në qytetin e Paramithisë ditën e martë të 27 Qershorit 1944 që është dita e Shën Bartolomeut për gjithë Çamërinë brenda 24 orëve u vranë mbi 600 burra, gra e fëmijë. Në Filat gjatë periudhës qershor 1944-mars 1945 u masakruan dhe u vranë 1286 persona. Në Gumenicë u vranë 192. Në Margelliq e Pargë 626 persona,etj. Ka me qindra të tjerë të paidentifikuar e të zhdukur pa lënë gjurmë. Janë grabitur të gjitha llojet e orendive shtëpiake në masë ( fshatrat e Çamërisë kanë qenë të përmendura për pajisjet e shtëpive)etj. U shkatërruan 68 fshatra; U dogjën dhe u rrënuan 5800 shtëpi; U shkatërruan të gjitha objektet e kultit si dhe u grabitën pasurit, prona të këtyre kulteve (mbi 80 xhami).

No comments:

Post a Comment

Letër publike e Kryetarit të Komunës së Junikut, Agron Kuçi, drejtuar Kryeministrit,zt.Ramush Haradinaj

Ndalo punimet e paligjshme që degrafojnë rrjedhën e lumit “Ereniku i vogël”! I Nderuar Kryeministër i Republikës së Kosovës, z. Ram...