Tre shqiptare kandidate për Miss Zvicra 2014

Nëse në shumë fusha përfaqësimi ynë si shqiptarë në Zvicër përgjithësisht çalon, kjo nuk mund të thuhet për konkurset e bukurisë. Kështu, vitin e kaluar, në finalen “Miss Schweiz 2013” merrnin pjesë tre bukuroshe shqiptare. Ato vërtet nuk hynë në mesin e tre më të bukurave por sidoqoftë, si sukses mund të konsiderohej edhe arritja e tyre në finale. Edhe këtë vit kemi një përfaqësim të njëjtë në spektaklin e bukurisë zvicerane. Sërish në mesin e 18 finalisteve janë tre vajza shqiptare.

Siç i ka prezantuar revista “Schweizer Illustrierte” në numrin që ka dalë të hënën, më 17 mars, tre finalistet shqiptare janë: Donika Krasniqi, Saranda Maliqi dhe Anita Shala. Informacionet për vajzat shqiptare ashtu si dhe për të gjitha kandidatet, jepen ende mjaft të kursyera. Donika Krasniqi është 19 vjeçe. Ajo studion artin dhe vjen nga lokaliteti Thelle-Wavre në kantonin frankofon Neuchatel (Neuenburg). Anita Shala ka 20 vjet dhe jeton në Emmenbrücke të Lucernit, ku punon si asistente e dentistit. Ndërsa Saranda Maliqi është më e vjetra në mesin e tyre. Ajo ka mbushur 23 vjet, jeton në Schönnewerd të Solothurnit dhe punon si asistente e sekretarit të komunës si dhe përgjegjëse për nxënësit në zanat.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri