Skip to main content

Udhembarë,drejtë Europës !

(2LONLINE) - “Shtegtarët e lirë”, grup ky i përbërë nga Ekrem Avdia, Jahi Mustafa, Nazim Ajdini, Xhevdet Shabani dhe Liridon Basha kanë nisur sot rrugëtimin në këmbë prej Gjilanit drejt Brukselit dhe me moton “5 milion hapa për një hap”, synojnë të përçojnë mesazhin në Bashkimin Evropian(BE), se edhe për qytetarët e Kosovës duhet bërë liberalizmi i vizave.

E për ti dëshiruar rrugë të mbarë këtyre qytetarëve , ka dal edhe kreu i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, nënkryetari i komunës Rexhep Kadriu dhe të tjerë, por edhe familjarë e miq të këtij Grupi. Me këtë rast Haziri ka thënë se këta shtegtarë të lirë, po e bëjnë një veprim të madh, po e bëjnë përmes “5 milion hapave të vegjël një hap të madh”, në këtë udhëtim të tyre 78 ditor.

Haziri ka rikujtuar se një pjesë e këtij grupi një veprim të tillë, ecje në këmbë nga Gjilani drejt Vlorës e kishin bërë edhe me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar duke përçuar kështu mesazhin e sakrificës së popullit shqiptarë për të qenë i lirë.

Në këtë vazhdë, sipas Hazirit, tani ky grup po e nis rrugëtimin e tij në këmbë drejt kryeqytetit të Evropës , me një qëllim të madh, për të përçuar mesazh e qytetarëve të Kosovës për ecje të lirë, për mundësi të lira si edhe të tjerët.



Haziri ka uruar që këta qytetarë në rend të parë të kenë shëndetin dhe të arrijnë pas 78 ditëve shëndosh e mirë në Bruksel e ku tha se do tu bashkohet pastaj për tu kthyer bashkë me ta, ndërsa u shpreh i bindur se në cilindo shtet që do të kalojnë dhe edhe kur të arrijnë në Bruksel , këta qytetarë do të bëjnë që të ndihemi krenarë të gjithë ne.

E mbështetje Grupit prej pesë vetash që janë nisur në këmbë për në Bruksel, u ka dhënë edhe Ardian Bytyqi, përfaqësues i Ministrisë së Diasporës , i cili ka thënë se përgjatë rrugëtimit të tyre kudo që të jenë do ta kenë mbështetjen e tyre.

Në emër të Grupit, Ekrem Avdija i ka falënderuar të gjitha ata që kanë ndihmuar që kjo iniciativë e tyre të bëhet realitet dhe po nisen të lumtur që kahdo që do të shkojnë do të përçojnë mesazhin se edhe Kosova është pjesë e Evropës dhe edhe qytetarët e saj duhet të lëvizin lirshëm.

Ndryshe, kjo rrugë do të zgjasë 78 ditë dhe do të jetë e gjatë 2557 kilometra ndërsa shtegtarët e lirë do të kalojnë nëpër Mal të Zi, Kroaci, Slloveni, Itali, Austri, Gjermani dhe Belgjikë. /2lonline/

















 

Sekretarja e Pergjithshme IGFM-SHNDLNJ per KosovE zonja Xhulfera (Xhuli) Spahiu uroi rrugë te mbarë “Shtegtarve të Lirë”të cilet nisën këmbë rrugën drejt EUROPES

Gjilan, 30 prill  2014

 Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takimin e parë të mëngjesit grupin “Shtegtarët e Lirë”, të cilët i ka shoqëruar deri tek Teatri i Qytetit, ku i ka përcjell dhe u ka dhënë një amanet Flamurin e Republikës së Kosovës të bashkuar me atë të Bashkimit Evropian që ta bartin gjatë ecjes prej 5 milion hapash, dhe ta dërgojnë në kryeqendrën e BE-së që edhe flamuri i Kosovës të valoj krah flamujve të shteteve anëtare.



Ne percjellje te “shtegtarve te Lirë”drejt Europes rrug te mbarë uroi edhe sekretarja e përgjithshme IGFM-SHNDLNJ Për KosovE edhe zonja Xhulfera (Xhuli) Spahiu ne percjellje te antarit të grupit të saj Asllan Spahiut dhe me fjalen pershendetse ajo u tha jam krenare dhe sot ndihem shumë e lumtur për ju ,për bujarin dhe fisnikrin e juaj dhe se Kosova ka shumë djem trima ndër ta ju kemi edhe juve ku bëni pjesë në histron e popullit të shtetit Kosov më të ri të dhe do mbeteni legjend me shekuj ne historin Kosovare me shekuj sepse djemtë tanë janë trimat që edhe përmes punës dhe veprave te tyre dine se si të luftojn e të fitojn të drejtat e tyre që I takon popullit të Kosovës e jo vetëm me pushk e me plumb por me dituri  ,mature,guxim,vendosmeri,vullnet ,veper,pune dhe me vetdëshirë të i dal në ndihmë shtetit dhe popullit të saj në mënyra të ndryshme .


 Dhe ajo u dëshiroi rrugë të mbarë edhe në emer te kryatrit te IGFM-SHNDLNJ për Kosove zotri Halit Gashi I cili nuk kishte mundësi të ishte present ne mesin e tyre për arsye se ishte me punë zyrtare në Gjermani ,poashtu uroi rrugë të mbarë edhe në emër të kordinatrit Ballkanik Të IGFM për Ballkan zotri Idriz Sinani.Zonja Xhulfere Spahija tha se “Shtegtarët e lirë”, grup ky i përbërë nga Ekrem Avdia, Jahi Mustafa, Nazim Ajdini, Xhevdet Shabani dhe Liridon Basha kanë nisur sot rrugëtimin në këmbë prej Gjilanit drejt Brukselit dhe me moton “5 milion hapa për një hap”, synojnë të përçojnë mesazhin në Bashkimin Evropian(BE), se edhe për qytetarët e Kosovës duhet bërë liberalizmi i vizave ,për levizje të lire dhe mundësi të lirë e të barabart me të gjithë popujt e Evropes dhe pranimin në gjirin EUROPIAN.




Dhe ne fund fjala përshendtse në rrugtim të mbar dhe me nje perqafim të ngroht të një motre Kosovare ajo u tha : 

Rruge e mbar o Vllezer te keni kujdes rruga eshte e gjate dhe dot keni pengesa ZOTI qofte me ju, e JU merrni edhe BEKIMET TONA ....THUANI EUROPES NJERKE ....Se kemi QENE dhe gjithmone SHQIPETARET E SHTETI SHQIPTAR DO TE  EGZISTOJME DESHTET O NUK DESHTET JU EDHE NE JEMI NE EUROPE.
f.b

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri