Fondi Humanitar nga Kosova Lindore vë gurëthemelet e dy shtëpive në Komunën e Medvegjës

xhuliNë fshatin Siarinë dhe Verbac të Komunës së Medvegjës janë vënë gurthemelet për ndërtimin e dy shtëpive të reja, falë Fondit Humanitar të Kosovës Lindore. Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë kryesia e Fondit Humanitar të Kosovës Lindore nga Zvicra, deputeti popullor, Riza Halimi, zëvëndës kryetari i Komunës së Mevegjës, Fehmi Baja, deputeti i Republikës së Kosovës, Jeton Sfirca, sekretarja e përgjithshme e IGFM-SHNDNJ, Xhylfera (Xhuli) Spahiu, në përcjellje të anëtarit, Asllan Spahiu, koordinatori për Ballkan të IGFM, Idriz Sinani, kryetarit të Shoqatës Vatra, Sejdullah Kadriu etj. Arif Pajaziti, kryefamiljar i njërës nga familjet e cila aktualisht jeton nën kulmin e një shtëpie të vjetër, me vetëm dy dhoma, pa siguri dhe kushte të mira socio ekonomike është falenderur për vënjën e gurthemelit të shtëpisë së tij, duke u shprehur i kënaqur se familja e tij, do të bëhet me shtëpi të re.” Jetojmë një një shtëpi të vjetër, e të papërshtatshme për banim “, ka thënë ai. Pajaziti ka pohuar se dita-ditës të ketë menduar për ta braktisur vendbanimin e tij, duke theksuar se këtë tashmë nuk do ta bëjë, pasiqë më vënjen e gurthemelit të ndërtimit të shtëpisë së re, nuk ka arsye që ta bëjë këtë.



 Anëtari i kryesisë së Fondit Humanitar, Dul Krasniqi ka thënë se Fondi në fjalë ka për synim ndërtimin edhe të disa shtëpive të familjeve me nevoja, për të parandaluar largimin e këtyre pak familjeve të mbetura fshtrave të kësaj komuneje.” Në Komunën e Medvegjës do të ndërtojmë 12 deri në 14 shtëpi, aq sa ka parashikuar Fondi Humanitar nga Kosova Lindore, gjatë dy-tri viteve të ardhshme”, ka thënë ai. Kurse, Fehmi Beja, zëvëndës kryetar i Komunës së Medvegjës ka shprehur besimin se ndërtimi i shtëpive të reja do të ndikojë në ndalimin e shpërngulljeve të familjeve të këtushme, dhe kthimin e ndonjërës që është larguar nga këtu. 



Ai ka përmendur problemin e mungesës së infrastrukturës rrugore, duke theksuar se në të ardhmen do të punohet edhe në këtë aspekt. Ndërsa, deputeti popullor, Riza Halimi, aktin e vënjës së gurthemelit të shtëve në fjalë dhe projektin e ndërtimin të 100 shtëpive nga Fondi Humanitar i Kosovës Lindore e ka cilësuar të një rëndësie të jashtëzakonshme. Sipas tij, ndërtimi i këtyre shtëpive ka rëndësi për shqiptarët e Preshevës e Bujanocit, në këtë situatë të rëndë ekonomike.

http://gjilani.info/?p=18950

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri