Posts

Showing posts from June, 2014

Një histori e 40 viteve më parë, treguar nga Dr.Flamur Topi

Image
Entela Resuli Flamur Topi, doktori i njohur, është skenarist i filmit “Guximtarët”, ku protagonist kryesor ka qenë Artan Santo, në rolin e Ilir qullacit. Një nga filmat më të dashur për fëmijë, me një temë edukative, ka për aktor kryesor bankierin, që dy ditë më parë u ekzekutua në ish-Bllok, zona më e frekuentuar e Tiranës. Pas përfundimit të homazheve nga familjarë, miq e të afërm, në hotel “Sheraton”, ne shkuam tek një person, i cili e ka njohur që fëmijë, që në momentin kur u përzgjodh të ishte ai figura kryesore e filmit “Guximtarët” (prodhim i vitit  1970), dr. Flamur Topi. Ai e ideoi si personazh në letër e më pas, një ekip u mor me realizimin e filmit në terren. Me qindra fëmijë u testuan nga regjisori Gëzim Erebara. Sytë dhe mendja ndaluan te i vogli Artan Santo, në atë kohë 14 vjeç. Për t’ua kujtuar pak, përmbajtja e filmit është pak a shumë kështu: “Iliri (Artan Santo) po rritet si një fëmijë egoist dhe tepër i përkëdhelur. Shokët e tij të klasës e rrethojnë me dashuri dhe …

Vrasja misterioze e biznismenit shqiptar Artan Santo

Image
Janë fare të paktë biznesmenët në Shqipëri, që manovrojnë mbi një fije të hollë ekuilibri mes palëve politike. Përgjithësisht biznesmenët në këtë vend janë brenda një kampi, brenda një konjukture politike. Artan Santo ishte nga të paktët “mik i të gjithëve”. Një përjashtim që vërtetonte rregullin, gjithsesi. Në harmoni të pazakontë me të gjithë lidershipin politik të vendit, ai nuk gëzonte thjesht respektin, por edhe besimin e tyre.

Santo ishte prej afro 15 vitesh i angazhuar si CEO i Credins Bank, ishte themelues i saj ndonëse nuk ishte aksionari më i madh i saj. Ishte njeriu që luante fijet e kësaj banke, drejtonte politikat e saj dhe kuronte deri dhe detajet më të imëta të transfertave. Ai ka qenë aktiv në disa operacione të rëndësishme biznesi dhe privatizimesh në këtë vend. ARMO, Albpetrol, dy kompani të rëndësishme shtetërore që kanë kaluar faza dramatike privatizimi dhe ngërçe të rëndësishme financiare, sidomos me spekulimin e transfertave, kanë pasur ndër të tjerë, protagonis…

Cikël poetik nga Myrvete Osmani

Image
PEMË GURBETI

Në portin ku zbarkohen ëndrrat dhe pritjet
moçale lotësh kthehen në kripëra të hidhura
aty ngjyej kafshatën, qoftë dhe e fundit her
me copëra kriprash dhe drithërash të mia

Por ty ,që braktise nga hallet Atdheun
sdo ta prekë pemën e dhembjes , as frutin mjalt të saj
do ushqehem me myshk, cepit përrenjëve gryk'hapur
e zërin, do ja ulë melodisë së dhembjes ,prej skamje
do e përplas me erërat ,dunave ku shkretëtira i shuan
dhe të fundmet zëra prej lypsarësh... !


SHKËMBIM DASHURIE


Unë baladë e zhveshur në buzëqeshjen tënde
syve të përhumbem në verbi
zjarri më i ndezur kohrash në ikje... unë dhe ti!

Buza më e prushtë, që prekë e djeg nëntë lëkura shpirti
unë balada e pavdekëshme, me nëntë plag në zemër të ndjek
po se putha buzën tënde,mëkatare do vdes !

NË SY LOZTE VDEKJA

( NA MUNGOJNË )


I lam ,shtrirë, skulptura të përgjakura ,si vdekje
u nisëm shteg'timit të gjatë, shtegtonim pa krye,pa cak
dergjeshin bregut të detit bojkuqtë ,prej vale...
edhe pse det s'qe kurr…

Shkrimtari dhe kritiku letrar Ali Demë Jasiqi ka ndërruar jetë sot në mëngjes.

Image
Nga Flori Bruqi


Njeri prej shkrimtarëve që nuk u ndal së shkruari deri në ditën e tij të fundit të jetës është edhe Ali Demë Jasiqi, i cili ndërroi jetë sot në orët e mëngjesit.

Jasiqi në veprimtarinë e tij la pas vetës plot vepra të shkruara, kritika letrare, libra biografi, libra për fëmijë, poezi dhe romane.

Varrimi i të ndjerit pritet të bëhet sot në orën 16:30 në varrezat e kryeqytetit në Prishtinë.

Ndryshe, Ali D. Jasiqi, i lindur në Jasiq të Junikut më 1937, shkollën fillore e kreu në Junik ndërkaq Shkollën Normale e filloi në Gjakovë dhe e përfundoi në Prishtinë. Në Prishtinë e kreu edhe Fakultetin filologjik - gjuhë e letërsi shqipe. Ka punuar si gazetar në të përditshmen “Rilindja”, ka qenë kryeredaktor i revistës për kulturë, art e letërsi “Fjala”, drejtor i njësisë punuese të revistave në kuadër të “Rilindja”-s dhe kryeredaktor i revistës letrare “Jeta e re”. Ka qenë për shumë vite sekretar dhe kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.



Ali D. Jasiqi lindi në Jasiq të…

Në vazhdim të arsyetimit të prof.dr. Vedat Shehut

Prof.dr. Eshref Ymeri
       Ditën e shtunë, më 14 qershor, prof. Nexhmedin Spahiu kishte botuar në internet njoftimin e mëposhtëm, të cilin po e riprodhoj saktësisht sipas origjinalit: “Te enjten (19 qershor) ne ora 12.00 ne Sheshin 21 behet promovimi i librit tim te 8-te te sapo dale nga shtypi: FOSHNJERIA E KOMBIT KOSOVAR. Ftoj miqte dhe dashamiret e mi te vijne ne kete promovim, t'i diskutojme shume gjera se bashku. Ne promovim do te jene shumica e ambasadoreve te akredituar ne Kosove. Ndonjeri prej tyre do te flase per kombin e sapolindur Kosovar. juaji Nexhmedin SPAHIU cell: +377  44 147596”. Kurse sot, më 21 qershor, profesori i nderuar dhe intelektuali i shquar Vedat Shehu, kishte botuar në internet reagimin e mëposhtëm ndaj njoftimit të prof. Nexhmedin Spahiut: “I dashur dhe i nderuar studiues Nexhmedin Spahiu, Mos ndoshta ngatërrohet termi “komb foshnjor” me termin “shtet foshnjor”? Kombi është rrjedhojë natyrore dhe gjenetike e zhvillimit të një njësie shoqërore në një territor …

E folura, Dialekti i Devollit dhe gjuha letrare kombetare Shqip

Gjuha shqipe nje nga gjuhet me te rralla ne bote,e njesuar me normen gjuhesore letrare,
nje nga arritjet kulmore te shkences se gjuhesise
Ne vend te hyrjes:
Ne bashkebisedimin e perditshem kur dikush te pyet -Prej nga je… ? Dhe ti i pergjigjesh ..nga Devolli …..me te medhenjte ta kthejne .. -Oh , ti je nga… kusiçka,tepsiçka,-içka,-içka,….apo …je pe Devolli,,,,disi me humor e per shaka ,kjo e folura dialektore e Devollit,..
E thene qe ne fillim ,e folura e Devollit , apo sic do te shkruajme me terma gjuhesore, dialekti i Devollit, ndryshe nga nendialektet e shqipes, dallohet apo perdoret, vetem ne te folur, se ne te shkruar eshte pothuajse sipas normes gjuhesore te gjuhes letrare shqipe. Ne leksikun e saj ka shume fjale te vjetra shqipe.Tedenca e sotme e ketij nen dialekti te shqipes eshte drejt unifikimit me normen letrare,duke u ruajtur dhe perdorur vetem nga moshat me te rritura, nga brezi i ri ka tendeca negative te perdorimit te zhargonit,te folurit te rruges,me shtremb…

MARTESAT DETYRIMET E FAMILJES SE DHËNDRIT DHE FAMILJES SË NUSES

Image
Shqiptarke e veshur me kostum burri Korce.


Ashtu si në shumë krahina, pala e dhëndrit paguante një sasi të hollash për zënien e vajzës. Shuma e tyre caktohej nga i ati i kësaj dhe nga shkuesi.
Në krahinat e Jugut kjo dukuri paraqitej e zbehtë ose nuk shfaqej fare.
Në KORÇË dhe rrethet e saj, në Ersekë, Përmet, në disa zona të Gjirokastrës (Lunxhëri, Zagori qytet), në Çamëri e ndonjë vend tjetër kapari nuk përdorej. Ndërsa në Bërzeshtë (Librazhd) kjo dukej shumë qartë. Ka qenë zakon që, për të zënë një vajzë, babai i djalit atë ditë që çonte nishanet, i jepte të atit të vajzës nëpërmjet shkuesit një sasi të hollash si kapar, për të siguruar zënien.
Nga të dhënat e mësipërme, del se kjo dukuri ka qenë më e theksuar në zonat malore, ndërsa në zonat me fshatarë të vegjël dhe çifçinj pothuaj nuk paraqitej fare. Megjithatë mendojmë se në një të kaluar të largët kjo dukuri ka qenë për gjithë shqiptarët.
E theksuar ka qenë në qytetet e KORÇËS, Shkodrës, Gjirokastrës, Tiranës, Beratit, Vlorës…

FERRI DHE PARAJSA NË POEZINË E SKËNDER RUSIT

Image
Në intervistën me Izabela Trojanin poeti Skënder Rusi pohon: “Simbolika fetare është një botë më vete së cilës unë i jam referuar disa herë.” Duke lexuar vëllimet e tij poetikë, lehtësisht mund të shquajmë përqafimin e filizofisë danteske dhe veçimin e dy poleve të Komedisë Hyjnore – Ferrit dhe Parajsës, me një përndritje të qëllimshme të kësaj të fundit. Ferri dhe Parajsa zbresin e treten në vargjet e Rusit si antiteza të fuqishme që ai zbulon brenda vetes dhe në shoqërinë njerëzore.
U desh kaq kohë, gjersa unë të bindem/ Që jam i puthur dhe i tradhëtuar. (Ridimension). Brenda ditës sime lëviz nata juaj. (Dita ime dhe nata juaj). Më jepni një urrejje dhe do ta vdes në çast,/ Me dashuri, jo me urdhër! (Jo pak). Jam miku i vogël i trishtimit të madh/… i dhimbjes së madhe/… i vdekjes së madhe…Duhet të festojmë humbjen, jo fitoren! (Miku i vogël i trishtimit të madh). Më vjen mirë që i kam ngjarë Marsit/ gjysmi dëborë, gjysmi diell… Gjithë jetën kam kërkuar të pamundurën/ në këtë botë m…