A ka protezë për një zemër të thyer?

Nga Fatmir Minguli


A ka protezë për një zemër të thyer?


(Një diskutim për novelën” Një mall i pashuar” të shkrimtares Vilhelme VranariNuk është truri që ka rëndësi më të madhe, por ajo që e udhëzon atë, si karakteri, zemra, cilësitë bujare, idetë progresive.


Fjodor Dostojevskij


“Një mall i pashuar “ është novela më e fundit e shkrimtares Vilhelme Vranari , novelë që zë vend madhor në letërsinë e sotme shqiptare në lëmë të prozës. Eshtë novelë që paraqet formën më artistike të të shprehurit të ideve , një konçentrim i përsosur i atyre pak ngjarjeve që përbëjnë dhe subjektin e thjeshtë të novelës.


Vilhelme Vranari shkruan me përkushtimin e vet më të madh , duke i dhënë të kuptojë lexuesit se nuk është thjeshtë dëshira e saj për të shkruar, por është krejt diçka tjetër, më e komplikuar. Eshtë një diçka tjetër që kritika e specializuar po e trajton më së miri dhe me profesionalizëm të lartë jo vetëm në fushën e kritikës letrare por në sferën e plotë intelektuale.


Përcjelljet brenda këtij libri të shkruara nga prof. Fatmir Terziu dhe Robert Martiko përbëjnë studime të thella sa letrare aq dhe filozofike, duke e çuar lexuesin në hullitë e vërteta të asaj çka dashur të thotë autorja. Të dy studimet janë sonda ndriçuese në brendësi të artit të shkrimtares tashmë me famë, Vilhelme Vranarit.


Eshtë e natyrshme se për Vilhelme Vranarin duhen thënë shumë gjëra jo vetëm lavdërimet që i takojnë realisht , por më të rëndësishme janë faktet, vrojtimet, krijimtaria e saj e begatë në prozë, origjinaliteti i saj në trajtimin e temave, sinqeriteti që shoqëron modestinë , pa harruar stilin e saj të veçantë narrativ.


Eshtë pikërisht kjo e fundit që më çon drejt një diskutimi për këtë novelë të fundit e të titulluar fare thjeshtë” Një mall i pashuar”.


Dashuria është laitmotivi direkt i përshkruar në këtë novelë, por sfondi është tjetër gjë. Merita më e madhe e Vilhelmes është pikërisht analiza e madhe që ajo bën në mënyrë krejt origjinale në kushtet e një dashurie të ndërprerë në mes, një dashurie të shkatërruar nga ato sfondet e verdha djallëzore që zhduknin gëzimet e jetës së njerëzve të thjeshtë. Kjo ndodhte në gjithë periudhën e sundimit të diktaturës moniste.


Vilhelme Vranari sa merr shkak nga dashuria e Aurelit me Brikenën . Sa e sa romane, novela dhe tregime janë shkruar për këto tema, për dashuritë e prishura nga forcat e errta të një sistemi totalitar, nëpërmjet luftës së mallkuar të klasave? Mendoj se Vilhelme Vranari tjetërlloj nga të gjithë ka sjellë një letërsi ndryshe, një kombinim kompleks të dramës me psikologjinë, një analizë të ngjarjeve të cilat i lënë vend përsiatjeve dhe shqetësimeve psiko –analitike. Eshtë një novelë me shumë sisteme strukturale, ku secili ka vendin e vet.


Por dhe artificat që sjell Vilhelme në narracionin e saj tjetër lloj janë të shumta. Ajo tregon në emër të Aurelit, duke kombinuar më së miri ndjenjat njerëzorë, duke i dhënë prioritet zemrës dhe jo trurit. Ajo e fillon novelën me disa mendime si një personazh më vete, ajo sjell figura të shquara të kulturës shqiptare nëpër faqet e novelës duke e kthyer këtë në një antologji të dashurisë dhe lirisë së vërtetë të njeriut. Odhise Grillo, Turgenjevi, Bajroni, Anton Zako Çajupi, Ali Pashë Tepelena dhe Vasiliqia etj hynë e dalin në faqetë novelës duke sjellë mendime pozitiviste dhe duke e mbështetut fortazi subjetin dhe mendimet e autores.

Vilhelme Vranari përjetoi një jetë gjysmë shekullore të kaluar në një heshtje të vështirë, deri sa erdhi demokracia dhe atëhere me një durim dhe kjethlltësi intelektuale e shoqëruar me delikatesën e gruas fisnike, ajo krijoi dhe po krijon një biblotekë me vepra.
Por ashtu si e trajton me shumë rigorzitet konceptualitetin e lirisë, Robert Martiko duke referuar Hannah Arendt – en po ashtu vepron dhe Vranari në këtë novelë.
Duke e sjellë në këtë atmosferë linjën e mos realizimit të dashurisë midis Aurelit dhe Brikenës lexuesi bëhet palë me autoren duke fajësuar dhe njerëzit e thjeshtë si i jati i Aurelit që ishin indoktrinuar me vijën e partisë, jo se nuk e donte djalin e tij por se dogma komuniste ishte përhapur tashmë si sëmundje e pashërueshme, sëmundje që u injektua në një lloj progresioni gjeometrik në mijëra njerëz që dhe pa i thënë partia nuk lejonin mardhënie me njerëz që kishin dhe një gramë difekti përkundrejt "rregullores" të partisë. Vëllai nuk i fliste vëllait! A nuk mjafton kjo!
Mënyra e struturimit të novelës nga Vilhelme Vranari është dostojevskiane. Thjeshtë do ndalohesha në këtë lloj rryme përngjasimi. Une jam plotësisht dakort se konstatimet e Dr. Terziut bërë gjatë përjcjelljes së tij shumë fine , lidhur me disa krahasime me autorin Aleksander Solzhenitsyn, i japin me tepër dritë punës së madhe krijuese të Vilhelme Vranarit. Ndërsa unë konfirmoj përsëri teorinë që sjell në anailzën dinjitoze Robert Martiko, teori që e afrojnë novelën këtë autore me Antigonën e Sofokliut dhe me teoricienen Hannah Arendt. Kjo e bën novelën me një frymemarrje hapsinore jashtë kufijve të botën shqiptare...
Vilhelme Vranari është një Dostojevsk femër ashtu siç mori dhe rolin e Aurelit mashkull. Dostojevski qe rrebel ndaj rregjimeve ruse nga që nuk i arriti pushtetarët sovjetikë por me veprat e tij alegorike ai i shpjegoi njerezve se " lirinë mund ta definitivosh por kurrë nuk mund t'i vesh kufinj,sepse ajo vete e ka pakufishmerine si nocion. ekziston vetëm një kufiim i lirisë ,ajo është liria vete.”
Vilhelme Vranari me këtë novelë merr atributet e një ekzistencialisteje të tipit të Dostojevskit, një tip ekzistencialimi që e trajtuan me shumë kujdes Martin Hajdeger, Zhan Pol Sartri dhe Alber Kamy, të cilët sollën në vëmendje të filozofëve dhe të shkrimtarëve se ekzistencialimi sillet në forma te ndryshme . Kjo autore, përdor ekzistencializmin e Migjenit , një ekzistencialzëm të butë në pamjet e teorive filozofiste por i egër në realitetin shqiptar ku dhe emri në fjalorin filozofik nuk i njihej. Ashtu si Dostojevski që i përpiu brenda vetes mundimet që i shkaktuan njerëzit, regjimi, sëmundja, ashtu dhe Vilhelme Vranari mbajti si Atlanti tabakanë mbi kokë të mundimve jo vetëm të personit të saj por të gjithe fisit me emër "te keq".
Ajo thotë shkurt dhe qartë: " Një dashuri dhe një jetë ishin mohuar deri në mosekzistencë" dhe bazuar në këtë përcaktim vetjak detyrohet të sillet ndryshe me këtë novelë , që në nisjen e saj.Vilhelme fillon me analizën direkte për humanizmin, me pyetjen me të thjeshtë në botë "Ç'është njeriu? " dhe duke vazhduar të na sjellë historinë e djalit Aurel dhe vajzës Brikena.
Ka momente që gjatë leximit të faqeve të novelës , lexuesi kërkon shumë më tepër narracion , si të thuash me shume aspekte të tipit të telenoveles .
Duke mos i dhënë këtë kënaqësi të zakonëshme që e kanë pothuaj të gjithë telenovelat, ajo e shoqëron lexuesin si Virgjili Danten në rrathët e "Ferrit dhe Purgatorit” tek xhiron Komedine Hyjnore. E shëtit duke i treguar natyrën e parajsës shqiptare, andej nga Mali i Vetëtimave duke i thënë se "Kroi i mirë njihet në kohë thatesirë".
Kuptohet se cilat ishin ujrat e tepërta në ato kohëra, ujra që nuk trubullonin vetëm burimet por dhe mendjet njerëzore.
Eshtë po Dostojevski që thotë: " E c'ka është më e përherëshme se dashuria? Dashuria është më e lartë se ekzistenca ,është kurorëzimi i ekzistencës, e si është e mundur të mos i nënshtrohet? " Kjo është dhe veçoria e ekzistencializmt të Vilhelme Vranarit. Eshtë e tillë dhe dëshira e saj e pakufishme të shprehë subjektin jashtë formave të njohura, por duke futur pasazhe të filozofimit , ajo vetvetiu krijon novelën e një tipi të ri, novelën e debatit shumëformesh ç' ka i dha shkrimtares një horizont shumë të gjërë lexuesish dhe studjuesish.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri