Kritiku – si është dhe si duhej të ishte



U tha: sot kemi shumë pak kritikë të mirëfilltë letrar! Pse është kështu?
Shkollë speciale për kritikë letrar nuk ka. Nuk dihet nëse ndonjëri nga univerzitetet shqiptare ofron ndonjë seminar apo kurs praktik në lidhje me Metodat e Vlerësimit të Teksit, nëse po atëherë ato seminare apo kurse duhet të jenë aq të këqija saqë s’kanë mundur të nxjerin hiçmëshumë se disa veta që mund të numurohen në gishta si profesionistë .
Shumica e gazetarëve që merren me kritikë letrare kanë të mbaruar fakultetin e letërsisë ose janë vetë autorë (shkrimtarë, poetë etj.). Fakultetet e letërsisë janë patjetër baza ku pretendentët e këtij profesioni aftësohen me njohuritë në shkencat e letërsisë, mirëpo kjo nuk do të thotë saora specializim edhe si kritik letrar.
Në krahasim me fushën ku ajo angazhohet, dmth me artet e bukura si vepër e gjenive dhe që nuk mësohet por është e lindur (I. Kant), kritika letrare është një aftësi praktike, zotësi që rrjedh nga dija. Diçka që duhet të mësohet. Përveç njohjes së letërsisë, historinë e saj, teorive mbi të, aktualitetin dhe tregun kritiku letrar, siç dihet, duhet të njohë mirë edhe gazetarinë për të qenë i aftë që të publikojë refleksionet e tij. Institutet ekzistuese – pra njohës të kompletuar të shkencës, arteve të bukura dhe gazetarisë – tashpërtash nuk janë gjendje të nxjerin kritikë të këtij formati. Ndërsa nga përvoja kemi parë se kritikët e këtij kalibri, ata të kompletuarit, në këtë nivel kanë mbrritur falë angazhimit personal në këto fusha të ndryshme si dhe vetinicijativës.
Ky realitet e hedh në erë bindjen infantile të shumëkujt se për të qenë kritikë letrar mjafton fakulteti i letërsisë dhe aftësia për të stilizuar e bërë llafe mbi artet e bukura pa studimin rigoroz të tyre dhe përkuljen para një disciplinë të rreptë e të mundimshme pune.
Si u vjen kritikëve serioz të cilët harxhojnë energji, mund e dije për ta lexuar e intepretuar një vepër arti me përkushtim kur konfrontohen me prezencën e vërshuar të sharlatanëve, të cilët nuk kanë asnjë fije respekti ndaj të bukurës dhe muzës së gjeniut?
Numri i atyre kritikëve që përafërsisht plotësojnë kushtet e shtruara më lart, në letrat shqipe, është më se minimal. Shkaqet që kanë çuar në këtë gjendje janë të njohura ose pjesërisht janë trajtuar edhe në këtë ese.

Flori Bruqi

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri