Agim Jakupi-Ekstremizmi fetar apo politik

Kohëve të fundit po na dalin shumë “ analistë” e “politikan” që vijat e drejta po na i lakojnë deri në ekstrem. Pas shfaqjes së një fotografie ku shifet një i ri i kapur për koke nga ana e një “luftëtari” shqiptar që lufton krah opozitës siriane kundër regjimit të diktatorit Bashar al – Assad, tek ne sikur plasi bomba atomike! Ajo që është shokuese qëndron në faktin e trajtimit të fesë në këtë akt. Secili nga ne e dijmë se Islami ndalon vrasjen e robërve, bile në luftë është e ndaluar dëmtimi dhe prerja e pemëve e mos të flasim për femijë, gra dhe pleq dhe asnjë nga ne nuk e përkrah aktin e prerjes së kokës. Mirëpo, propaganda mediatike e bënë të veten. Ekzagjerimi i asaj që u pa është e dëmshme. Në këtë drejtim nuk nguruan politikanët duke u shfaqur më katolik se papa. Të gjithë harrojmë në një situatë, harrojmë në deklaratat po të këtyre politikanëve dy vjet më parë. Kur doli SHBA kundër regjimit të Assadit dolën edhe qyqarët tanë politikan duke përkrahur kryengritësit në Siri. Logjika ku është sot? Këtu nuk kam për qëllim të përligj veprimin e Lavdrimit po e kam fjalën për sjelljen e politikanëve shqiptar që nuk dijnë çfarë të thojnë. Pikërisht, politikanët e tillë edhe na kanë sjellë në një situatë të pasigurt politike, ekonomike, sociale, në varfëri të skajshme. Humben duke dëgjuar të huajt për “çështje të mëdha”, kurse për veprimin e një “luftëtari” që lufton krejtësisht në këndin tjetër të botës “kthjellohen”. Mendoj se veprimet e tyre, politikat e keqmenaxhimit, korrupsioni dhe sjellja e tyre që i bëjnë dëm çështjes kombëtare është krim më i madh se sjellja e ekzekutuesit në foto. Këta ngadal po ekzekutojnë popullin duke e vjedhur, plaçkitur… e në fund duke e luftuar edhe ate në emër të ekstremizmit fetar dhe terrorizmit. Autoritetet në Prishtinë ishin të parët që reaguan, me aksionin ku u arrestuan mbi 40 persona të dyshimt për ekstremizëm dhe terrorizëm. Asgjë të veçantë, deri më tani të mësuar nga sjellja e politikanëve dhe autoriteteve që ende pa nisur procedura gjyqsore, ata vetëm se i shpallën terrorist, një akt i ngjajshëm me fjalimet e politikanëve në Maqedoni pas aksionit “Monstra” më 1 maj 2012. Ky është mentalitet i ballkanit, gjykimi bëhet pa prova, fakte dhe pa prezentimin e argumenteve.

Përderisa në Kosovë u ngrit mjegull e madhe për aksionin policor, ku shifet pakënaqësia e çdo qytetari rreth asaj që prezentohet në media, mënyra e prezentuar të një besimtari që është i lidhur me fenë e vetë, duke akuzuar nje qytetërim për sjelljen e një apo disa individëve, çuditërisht këtu në Maqedoni kërkohet po nga “institucioni fetar” që shteti të jetë i kujdesshëm se dy xhami nuk qenkan nën ombrellën e BFI! U bë nami, dy xhami na qenkan pjellë e ekstremizmit që prodhojka terrorist! Obobo, bile nga Shkupi bëhet strategjia e luftës si dhe vetëm shqiptar luftojnë në Siri! Për çfarë ekstremizmi apo për çfarë pasigurie bëhet fjalë, nuk kuptoj. Institucioni BFI po na del më i sakt se organet që duhen të merren për sigurin dhe stabilitetin e shtetit, apo dëshmohet pjekuria e bashkpunimit… E kaluar e shqiptarëve musliman në Maqedoni tregon për diçka tjetër, për sjellje, edukat, prijës të kuturës së tolerancës… jashtë spektrit të BFI.

Megjithatë, muslimanët ishin shoqëri mjaft e suksesshme, me bindje të thellë dhe me punë të pastra. Pas kësaj shumë gjëra u cunguan kur në skenë dolën shitësit e varreve. Në këtë gjendje muslimanët nuk dinin ka të vazhdojnë. Kështu edhe muslimanët u lodhën, në mendje mbeti vetëm idea për një udhëheqës fetar të denjë. Mirëpo, edhe pse menduam se gjithë ky proces do i takoj të kaluarës, ekstremizmi ska të ndalur, kësaj here me ndihmën e kallashnikovëve u futën mbrenda institucionit fetar për të dëshmuar se shqiptarët musliman vazhdimisht do të notojnë nëpër valët e trazuara. Tani nuk dua të hy në detaje, ngase çdo musliman e di se çka ngjau në Isa Beg – ai turp i madh ku xhamia u shndërrua në arenë boksi, gjithë e dijnë se si forcat e mëdha policore u stacionuan para xhamisë Hatunxhik dhe besimtarët ishin të shqetësuar nga ky veprim dhe ishin të penguar për të falur namazin siç duhet, çështja e Burmali Xhamisë, lajmi në Tv Alsat për marrjen e kredis në Sparkasse… dhe valët vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Duke u stimuluar nga protestat, kuptohet për qëllin të devijimit të tyre, si dhe pas ngjarjeve në Kosovë, udhëheqësit e BFI na qenkan të shqetësuar për interesat kombëtare dhe fetare të shqiptarëve! Për Zotin kjo më habit, sidomos kur sulmon Forumin Rinor islam. Pikërisht, kur “hoxhallarët” e BFI në emër të gjahut formuluan rregulla të çuditshme, duke çrregulluar tërësisht mënyrën e funksionimit të këtij institucioni, kuptohet duke shkelur edhe kushtetutën e vetë BFI, duke u kapur fortë për një partie politike që po këtë institucion e bëri çerdhe politike, ishin rinia që doli krahë popullit, duke mos e lënë në mëshirë të kohës, duke sfiduar çdo përpjekje që çon në ujërat e pista. FRI ishte model për shqiptarët për të demaskuar çdo përpjekje të atyre me thesa në kokë që fotografohen me politikan, duke ngritur dolli dhe që “bllagosllovën” sllavët. Vallë Islami kërkon përçarje, edhe ate nga predikuesit fetarë?!! Po për çfarë bëhet kjo zhurmë? Për asgjë që ka të bëje me çështjen kombëtare, ngase interesi personal është në rradhë të parë. “Hoxhallarët” e tipit që sillen si sulltan nuk do i përkëdhelim por do urojm që të zhduken, patriot të tipit mbulo kokën e zhvesh b… nuk na duhen.

Pas gjithë kësaj me plot bindje them se është e vështirë të jeshë musliman në ditët e sotme, të jeshë praktikues i fesë, të jeshë vizitues i xhamisë! Për të kuptuar domethënien e “fetvas” sime, është e nevojshme të sjellurit ndërmend të asaj pak kronologjie ngjarjesh dhe të kuptoni se asgjë nuk ka të bëje me çështjen e fesë, kombit, por ka të bëje me interesa të ngushta personale e politike, ngase ka jaran të ri në politik…

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri