Flori Bruqi :Fjala e armatosur e poetit Rrustem Geci

Rrustem Geci

(Nga promovimi  I librit “Heroika” të poetit Rrustem Geci )


Rrustem Geci,autori I librit më të vëllimshëm me poezi në gjuhën shqipe,sot në Roganë të Kosovës,na vjen me pesë libra të rinj: “Heroika”; “Atdhetaret”; “Pasha këtë tokë” dhe “Jeta në letër”.
Me duhet të theksojë se,me poetin e shkrimtarin Rrustem Gecin, njihem që nga vitet e 70-ta.

Që nga ajo kohë ne kemi njohur njeri tjetrin me shokët e idealit dhe miq të përbashkët.

Në të gjitha dialogjet me Rrustem Gecin,për artin dhe poezinë,një ndërmjetës kishim poezinë dhe mesazhin e shenjtë të Rilindjes dhe rilindasëve kombëtar.

Rrustem Geci,shkrimtar dhe poet,do një studim më analitik dhe më të thellë shkencor.

Unë kujtojë se vlera e librave që sot po e promovojmë janë të padiskutueshme.

Foto


Libri  “Heroika”,Brenda ka pesë libra:”Jeta në letër”;”Këngë ilirishte”; “Arbëreshet” dhe libri I poemave “Heroika”.

Në këtë përmbledhje librash,me rreth 11 mijë  vargje,poeti Rrustem Geci,shënon piadestalin e tij poetikë:

“Në asnjë kaltërsi jete
Nuk ka aq këthjelltësi
Që ta shohin të tërën
Ëndrrën e së bukurës”…

Këto dhe mijëra vargje të tjera,tregojnë gjërësinë,thellësinë,dhe lartësinë e poezisë geciane.

Falë cilësisë dhe vlerave të larta të poezisë së Gecit,që ne sot po e përurojmë në vendlindjen e tij,është një vepër e madhe e lëtësisë sonë kombëtare.

Foto

Në foto:Flori Bruqi , Rrustem Geci dhe Tafil Duraku

Në librin”Pasha këtë tokë”,kushtuar Nevzat Balë Kryeziut,Rrustem Geci shkruan:

“I tëri jam qull me gjak, fjalës mi zihet fryma,
E gojës mi vije të tharë.Vëlla i gjakut tim,vëlla
I lirisë,liria nuk lypet,po ajo rrëmbehet”!

Shkrimtarin i njohur amerikan ,Jonson,në librin e tij për intelektualet,shkruan:”Të jesh novator në fushë krijuese,veç tjerash,duhet një shkallë e lartë përqëndrimi dhe energji e jashtëzakonshme”.

Unë kujtoj se erudite Geci i  ka të dyja këto cilësi.

Rrustem geci me librin “Heroika” dhe pesë librat Brenda tij,ai shtyn përpara,kufijtë e artit tone,fjalën e armatosur në poezi.

“Kosovë,njih vetvehten
Njih dhe mos hesht
Edhe në kohën tone
Po ajo Trojë shkilet
Po ajo Trojë  digjet
Po ajo trojë tymon”…

Foto

Në foto:Rrustem Geci me Flori Bruqin

Publik i nderuar,vendi ku sot po i promovojmë  librat e poetit,Rrustem gecit,fshati quhet Roganë,ndërsa shkolla mban emrin e patriotit të shquar të kombot,Metush Krasniqi.

Poeti Rrustem Geci,në librin e tij “Rogana”,ka një poezi për mësuesin dhe patriotin ,Metush Krasniqi.

“Mos ia jepni vote armikut
As taksat qevrisë së tij
Mos i dorëzoni armët
As luftën tuaj me gjak
Jepni karh luftës,ndihmojeni
Ndiqni mësimin e lirisë
Shumë janë burgjet me ne
Plot janë betejat që nap resin”…

Poeti gjerman ,Fridrih Hëlderin,shkruan:”Të shumtën e herës poetët shfaqën në fillim ose në mbarim të epokave,perms këngëve, dhe ideve që kohën e shtyjnë përpara”.

Prandaj arti është kalesa dhe tranzicioni i fitoreve dhe lirisë.

Foto

Në foto:Rrustem geci dhe Tafil Duraku 


Biografia e Rrustem gecit,është  e mbruajtur me punë gjiganteske.Rrustem Geci,autori i 23 mijë vargjeve dhe 26 poemave,punoi edhe në shtypin e luftës dhe disa poezi të tij ishin pjesëmarrëse në luftë:

“Kjo pushkë e bukur si vajzë,
Ka sytë më të kaltër në qiell
Kjo pushkë e bukur si vajzë
Ka emrin,Kosovë e lire”…

Foto

Shkrimtar shqiptar:Azem Geci,Flori Bruqi dhe Rrustem Geci



Po e mbyl këtë shkrim të shkurtër me një poezi të Rrustem Gecit:

Nëse qeshjës i qeshët
Qesh edhe ti ,qesh
Derisa qeshja të qeshë
Derisa qeshja të bjerë”!...

Urime dhe shëndet gjigandit të poezisë sonë,Rrustem Gecit.Shëndet o Gec!

Roganë,16 gusht 2014.


Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri