Vera Pelaj, nje talente e shkathet e intervistimit intelektual

Nga Bajram Kabashi( Gjergj Kabashi)

Nje veshtrim per librin me intervista te Vera Pelajt, Ama e fjales,Shtepia Botuese Faik Konica Prishtine.
Pas librit te saj te pare, Kaleidosopi i Letersise,gazetarja dhe folesja e lajmeve te shkurtera te Radiao Kosova,ne te dyja programet, keto dite e botoj librin e saj te dyte me intervista me intelektul te shquar te botes shqiptare,Ama e fjales,nje liber model e shembullor per kulturen qe e shquan intervistuesen Pelaj,per metodat e saj te intervistimit dhe per kulturen qe e shquan dhe ben te perafert ne intervistim me pyetjet inteligjente drejtuar bashkebiseduesve te shquar.
Vera Pelajn e kam njohur rastesisht ne fillim te korrikut 2014 ne restorantin e jashtem te Radio Kosoves ne Prishtine. Duhet ta pranoj publikisht se kete gazetare,publiciste dhe autoren e dy librave model te intervistimit,nuk e kisha njohur me perpara dhe qe veprimtarine e saj intelektuale ne gazetari,profilin e saj te admirueshem si intelektuale ne kete profesion nuk e kisha te njohur. Ndoshta per faktin se kur ajo kishte filluar punen si nje luftetare e etur e profesionit, une e kisha mbaruar apo kisha qene i detyruar ta mbaroja,thene kushtimisht, punen time ne gazetari dhe te nisesha rruges se mergimit per te gjetur rruge mbijetimi te cilat nuk kisha mund ti gjeja sa e ushtrova profesionin e gazetarise ne Kosoven e pushtuar,kur punoja ne Gazeten Rilindja,perkatesisht Bujkun e asaj kohe.,kur per ti ikur syrit te pushtuesit Rilindja shnderrohej ne Bujk e nxenesit e studentet detyroheshin ti braktisnin objektet e veta dhe te zhvillonin mesimin ne ato qe ne ate kohe quheshin shtepite shkolla.

Shkrimtari Ismail Kadare dhe  shkrimtarja-gazetarja Vera Pelaj


Duke menduar per ate kohe dhe kritikat shpesh te pavend per jokulturen dhe mosaftesimin profesional te gjeneratave te tera te nxenesve e studenteve qe qene te detyruar te shkolloheshin jashte objekteve te tyre, mendova per Vera Pelajn,e cila,po ashtu, eshte shkolluar ne ato kushte,apo me mire te thuhet eshte shkolluar dhe vetarsimuar edhe me tej duke u zgjeruar ne literature,pra duke shkuar me tej ne ambicjet e saj arsimuese si studente e Letersise dhe Gjuhes Shqipe ne Universitetin e Prishtines. Vera Pelaj u diplomua ne degen e letersise ne vitin 2001 ne temen Proza e Ernest Koliqit,kurse tash i vazhdon studimet ne shkallen master ne Universitetin e Prishtines,ne degen e Letersise,Drejtimi Shkencor dhe si thuhet ne shenimet per autoren ne librin e fundit,Ama e fjales, shume shpejte pritet ta mbroje temen,ne kete shkalle studimesh,Rrno vetem per me tregue,te At Zef Pllumit. Tash eshte edhe drejtuese e emisionit per letersine Universi Letrar,dikur me emrin Fokus Letrar.
Si nje gazetar qe dikur vet kam intervistuar personalitete te ndryshme kulturore e politike te Kosoves,Shqiperise,Maqedonise,Sanxhakut etj, isha kurreshtar qe perpos leximit te vemendshem te beshkebisedimeve te saj me personalitete te shquara, ti analizoja metodat e saj te intervistimit qe ne shume raste ishte nje bashkebisedim i paster ku objekti i intervistimit dilte i barabarte apo zihej dhe ndjehej jo mire nga pyetjet e mprehta te nje intervistuesje te ditur e cila paraprakisht ishte e pergatitur per intervistimin,duke i dhene bashkebisedimit nje nivel te kenaqshem kulturor dhe investigues. Ne Amen e Fjales, Vera Pelaj e interviston Ali Podrimjen,Agim Gjakoven,Agim Vincen,Amik Kasoruhon,Alfred Moisiun,Anton Nik Berishen,Behar Gjoken,Bajram Sefajn,Blendi Fevziun,Dom Lush Gjergjin,Edi Shukriun,Filippo Landi,Flutura Ackan,Ismail Kadaren,Ilire Zajmin,Irena Gjonin,Ilinden Spassen,Jeton Kelmendin,Marie Gushon,Mazllum Sanejan,Ndricim Ademajn,Ramiz Kelmendin,Sylejman Aliun,Shkelzen Gashin. Ne vend te pasthenjes ne kete liber te rralle intervistimi, botohet intervista Rajmona Moisiut me autoren e ketij libri, Vera Pelajn, qe eshte,sipas mendimit tim prezantimi me i mire qe mund ti behet nje intervistueseje kaq te talentuar e te kulturuar.
Dilemat e perjetshme se si formohet ma mire gazetari si profesionist,dilema qe eksistojne qekur njeriu pati nevoje te lajmeronte me ze e britma nga largesite per ndodhite e caktuara e te perjetuara,sikur sqarohen edhe ne rastin e gazetares Pelaj se nuk eshte gjithmone pergatitja strikte profesionale ajo qe e bene gazetarin,por eshte puna vetmohuese profesionale,leximi dhe kultura e fituar nga leximet. Shembulli i Kosoves ku qe nga paralufta e paslufta kemi dege e dege gazetarie per pergatitjen e gazetareve,e ku shpesh kultura e marre qe andej asht mediokre, flet se duhet kohe perderisa te formohen dege kometente profesionale te gazetarise e te zhareve te ndryshme ne kete profesion intelektual dhe mbrojtes i te drejtave njerezore. Mjafton te shikohet lista e atyre qe i interviston Vera Pelaj ne kete liber qe shpesh i merr karakteristikat e bashkebisedimit intelektual te te barabarteve, objektit te intervistimit dhe intervistueses. Menyra e tille e intervistimit eshte nje e arritur per gazetarine e Kosoves,nje frymemarrje e re intelektuale dhe humane ne intervistim,larg trembjes se objektit intervistues qe disa gazetar pseudotrima,te paarsimuar e te paedukuar,shpesh e vene objektin e intervistimit qe te jete gojembyllur,te terhequr, e te pavullnetshem per te dhene pergjigjen e duhur.
Duke iu pergjigjur Rajmonda Moisiut, Vera Pelaj ne intervisten e cilesuar si pasthenje ne liber,rrefehet ne kete menyre, …Megjithate,ne ate kohe te pashprese,vazhdova studimet per letersine,qe e doja dhe qe mendoja se eshte drejtimi me i perafert me gazetarine. Personaliteti i pare qe kam intervistuar ishte profesori im i nderuar i universitetit prof.Agim Vinca. Ishte emisioni im i pare qe e realizoja dhe e ftova ne studio per te diskutuar per romanin e ri te shkrimtarit Ismail Kadare,Pasardhesi. Natyrisht une isha shume e re ne profesion dhe profesori e kuptonte kete.Pranoi te vinte duke dashur te me jipte edhe perkrahje morale ne detyren time,ku me prisnin shume sfida.Jam ndjere jashtezakonisht mire,por edhe e ndrujtur sigurisht ngaqe nje profesor me kritere sic ishte Vinca dhe qe e kujtoja se ishte ai ne ligjerata dhe ne provime,i pata te njejtet edhe pse ate dite isha une ne rolin e tij ne studio. Rrefimi i thjeshte e kaq permbajtesor per detajet e rendesishme te formimit dhe ecjes se saj ne jeten profesionale ta kujton gazetarine rrefimtare,bazat teorike te se ciles shpresoj ti kete me te njohura ne formimin e metejshem intelektual e profesional gazetarja Vera Pelaj. Intervistuesit e vemendshem e te kulturuar si Vera Pelaj,shpesh qesin ne shesh fakte e deshmi per te cilat opinioni publik nuk ka qene i njohur apo ka qene i keqinformuar duke u endur ne nivel thashethemnaje,si gje teper e demshme per nje opinion qe gjykon ne menyre kritike. Personalisht me kane lene mbresa te vecanta intervistimet e njerezve skajeve e hijeve te botes se madhe qe e jetojme,si intervista me Anton Nik Berishen,Bajram Sefajn,Edi Sukriun,Ilinden Spassen,me te bijen e poetit tone te madh lirik,Lasgush Poradecit,Marie Gushon,Flutura Ackan etj. Permes atyre qe i interviston,njeriu e veren formimin e sigurte intelektual dhe seriozitetin e madh qe e shquan ne pergatitjet qe Vera i ben per intervistimin e secilit objekt intervistimi. E veren qartazi se Vera e njeh veprimtarine e plote krijuese te secilit dhe per veprimtarine krijuese te secilit e ka te formuar mendimin e saj kritik si intervistuese.
Kah fundi i ketij veshtrimi te shkurter per librin  Ama e Fjales dhe metoden e intervistimit te Vera Pelajt, do te ndalesha tek nje vleresim i Rajmonda Moisiut,dhene per gazetarine e Vera Pelajt,ku ajo ve ne pah se, …,Vera Pelaj eshte gazetarja me profesioniste ne intervistim,duke e shtuar mendimin tim se Vera Pelaj eshte nder gazetaret me te shquara shqiptare ne pergjithesi qe i zoteron mjaft mire teknikat e intervistimit dhe se,ne grupiin e ketyre gazetareve qe e zoterojne intervistimin,eshte gazetarja me me kulture dhe e pranuar nga te tjeret per ti intervistuar me pedanteri profesionale njerezit e shquar te kultures shqiptare.
Mendoj qe Vera Pelaj ne te ardhmen duhet te koncentrohet me shume ne njohjen e veprave ne fushen e intervistimit etj, te shkruara nga profesor te shquar ne deget e gazetarise evropiane,si eshte autorja e shquar Hege Lamark me librin e saj te njohur ,Som journalister spor,Si pyesin gazetaret,”o e ndare me vize permes,verejtja ime” qe ta kuptoj me mire bazen teorike te metodes se punes gjate intervistimit.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri