Analisti politik dhe drejtori i Fondacionit “Rockfeller Brothers” për Ballkanin Perëndimo,Haki Abazi për arrestimin e imamëve: Pushteti po synon të provokojë protesta

Haki Abazi për arrestimin e imamëve: Pushteti po synon të provokojë protesta


Analisti politik dhe drejtori i Fondacionit “Rockfeller Brothers” për Ballkanin Perëndimor, Haki Abazi,në një prononcim për Telegrafin ka theksuar se arrestimet e imamëve, para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, janë tendencë për ta kthyer vëmendjen e shteteve Perëndimore nga institucionet e Kosovës.
Abazi ka theksuar se arsyeja e vërtetë e arrestimeve është përfitimi i poenëve politik, duke shtuar se “sajimi i situatave të tilla, nga të cilat mund të përfitohet politikisht, janë metoda të cilat janë përdorur nga shërbimet shtetërore të ish – Jugosllavisë”.
Ai e ka ritheksuar prapë se përfshirja e të rinjve kosovarë në valën e luftërave në Lindjen e Afërt dhe të Mesme nuk është as religjioze as ideologjike.
“Pjesëmarrje e të rinjve në luftëra jashtë vendit është pasojë e mungesës së zhvillimit ekonomik, humbjes së përkrahjes nga familja dhe shoqëria, pastaj pasojë e traumave të së kaluarës dhe izolimit në burgun kolektiv (pamundësia e kosovarëve për të udhëtuar jashtë vendit pa viza). Izolimi (mungesa e liberalizimit të vizave për kosovarët) ka ardhur si rezultat i mospunës dhe kapjes së shtetit nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe gardianëve të tyre”, ka thënë Abazi për Telegrafin.
Në anën tjetër, sipas Abazit, arrestimet e sotme të disa imamëve, “përveç që janë tendencë e pushtetit për të treguar muskujt, synojnë që të provokojnë protesta dhe reagime të dhunshme. Kjo do ta zhvendoste vëmendjen nga zhvillimet e rëndësishme, të cilat e presin vendin në ditët e ardhshme (seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës)”.
“Nuk besoj që shqiptarët e Kosovës do të dalin në mejdan – protestojnë nëpër rrugë për çështjen e arrestimeve – përballë strukturave të cilat po e mbajnë peng shtetin. Konsideroj se shqiptaret janë të vetëdijshëm se nuk duhet rënë pre e këtyre skenarëve të cilët janë të ngjashëm me metodat të cilat i ka përdorur regjimi i ish-Jugosllavë përmes krijimit të situatave të paqena”, ka thënë Abazi.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri