FILLON ALBANIAN FILM WEEK NË NJU JORK

Sonte nis edicioni i tretë i festivalit “Java e Filmit Shqiptar”, ngjarje që promovon kinematografinë shqiptare dhe që synon të bëhet traditë e shqiptarëve që jetojnë në Nju-Jork.

Albanian Film Week-trailer III Edition 

https://www.youtube.com/watch?v=Dt5Roew1OB4

 Edhe në këtë edicion do të marrin pjesë filma shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, si dhe filma nga vende të tjera, të cilët kanë trajtuar ngjarje shqiptare.
Ky aktivitet kinematografik i kinemasë shqiptare, që mbahet çdo vit në Nju-Jork, mbështetet nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë.

Java e Filmit Shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (“Albanian Film Week”) është ideuar dhe themeluar nga producentja dhe regjisorja Mrika Krasniqi.
Edicioni i tretë i Javës së Filmit Shqiptar në Nju Jork do të vijë me një program garues me 30 filma që do të prezantojnë punën e jashtëzakonshme të prodhimeve 2012-2013 të regjisorëve shqiptarë nga e gjithë bota.

Gjithashtu, në këtë edicion do të marrin pjesë edhe artistët e huaj të cilët në krijimtarinë e tyre pasqyrojnë ngjarje a histori që kanë të bëjnë me shqiptarët.
Të ftuar në këtë javë të filmit do të jenë personalitete të filmit amerikan, kritikë, producentë e regjisorë, të cilët do të kenë mundësinë të njohin nga afër kinemanë shqiptare, e po ashtu do të organizohen edhe seminare të ndryshme ndërmjet kineastëve të rinj shqiptarë në Akademinë e Filmit në Nju-Jork.
 

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri