Shqiptarëve në Maqedoni nuk i`u duhet mbështetje ushtarake

Analisti Fadil Lepaja, tha se shqiptarëve në Maqedoni i`u duhet përkrahje qytetare dhe kombëtare, por ata nuk kanë nevojë për përkrahje ushtarake.


Fadil Lepaja:

Mendoj se shqiptaret e Maqedonise kan nevoje per per perkrahjen tone qytetare e kombetare. Ne radhe te pare u duhet perkrahja jone morale, sepse per te tjerat ata jane te zotet vet me u perballe.Mendoj se nuk ka nevoje per perkrahje ushtarake! Deklaratat e ish ushtareve jane te demshme per kauzen e shqiptarve ne Maqedoni! Shqiptaret e Maqedonise po te jete nevoja do i mbroje NATO, ashtu si na mbrojti neve!

Shpresoj qe atje do te profilizohet nje levizje paqesore, qytetare, me udheheqes te moderuar dhe europian, e cila do te detyroje Maqedonine te reflektoj se si e sheh te ardhmen e vet: me apo pa shqiptare! E ardhmja e Maqedonise varet nga urtia maqedonase!

Nese e shohin te ardhmen me shqipetare atehere duhet te respektojne shqiptaret dhe te jene partner ne shtetin e perbashket.Nese jo, atehere BE dhe miqte tone do te kuptojne ashtu si e kuptuan edhe per Kosoven se duhet perkrahur pavaresine politike.

Prandaj mendoj se maqedonasit duhet te mendojne mire para se ti hyjne nje konflikti me shqiptaret, se duhet te qetesojne gjakrat dhe se duhet te kerkojne ndihme nderkombetare lidhur me procesin e perbindshem, rreth krimit te perbindhshem te vrasjes se te rinjeve maqedonas. Askush nuk do te duhej per asnje arsye te arsyetoje nje krim te tille, por as te ftoje per hakmarrje kolektive. Duke qene se besimi ne mes komuniteteve eshte luhatur do te ishte shume e arsyeshme qe Maqedonia te kerkoi ndihme nga BE per kete rast

Comments

Popular posts from this blog

AKADEMIK PROF. DR HAKIFBAJRAMI PH.D : GRUSHTSHTETI IDYTËNDAJKOSOVËS( PAS 23 MARSIT 1989) MË 25 MARS 2020

Legjenda e Mujit dhe Halilit