Prof.Dr.Enver Hasani i ka ditët të numëruara si Kryetar i Gjykatës Kushteteuse




Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, i ka ditët të numëruara në krye të kësaj gjykate. Në gjashtëmujorin e parë të vitit të ardhshëm atij dhe disa gjykatësve të tjerë të kësaj gjykate do t’iu përfundojë mandati.

Kësisoj Hasani me shokë nuk do të kenë të drejtë të konkurrojnë më për të mbetur pjesë e kësaj gjykate. Këtë shpjegim e jep njëri nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Prof.Dr.Riza Smaka.

Ai thotë se me ligj parashihet që gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë të drejtë të rizgjidhen. Megjithatë, sipas tij, Kosova është vend i çudirave dhe mund të ndodhë që shumë gjëra bëhen edhe në kundërshtim me ligjin.

“Gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese nuk mund të rizgjidhen edhe nëse konkurrojnë. Kjo është e përcaktuar me ligjin që aplikohet në vendin tonë. Mirëpo në Kosovë mund të ndodhë gjithçka dhe nuk është çudi se edhe mund të ndodhë, por unë po e them ashtu siç është e përcaktuar me ligj”, ka thënë Smaka. Ai e ka kritikuar punën e deritanishme të Gjykatës Kushtetuese duke thënë se kjo gjykatë ka bërë disa lëshime të pafalshme që nga themelimi i saj.

“Gjykata Kushtetuese ka dështuar në shumë raste, në mesin e të cilave është edhe vendimi i fundit i kësaj gjykate që grupi më i madh parlamentar është ai i partisë fituese të zgjedhjeve. Në këto vendime mendoj se gjykata nuk ishte në nivel profesionale dhe ishte nën influencë të partive politike pushtetarë dhe ky ishte një dështim tepër serioz i kësaj gjykate”, ka thënë Smaka.

Comments

Popular posts from this blog

AKADEMIK PROF. DR HAKIFBAJRAMI PH.D : GRUSHTSHTETI IDYTËNDAJKOSOVËS( PAS 23 MARSIT 1989) MË 25 MARS 2020

Legjenda e Mujit dhe Halilit