UNË KAM DHËNË SHUMË MË SHUMË PARE PËR KOSOVËN SE SOROSI


Nga Vedat Vllasaliu / Blerim Gashi




JAVA: Çfarë ju shtyri që të hyni në politikë?



Behxhet Pacolli: Ishte e rastit, sigurisht e rastit. Unë asnjëherë nuk kam pasur aspirata politike, kam pas dëshirë të takohem, të ri me politikanë, por që një ditë do të involvohem në politikë, nuk e kam menduar. Prej vitit 2002, sidomos pas momenteve tragjike që ndodhen në New York, filloi të harrohet Kosova…amerikanët kishin telashet e veta, askush nuk merrej me Kosovën dhe mbeti vetëm një dokument që ishte nëpër tavolinat e njerëzve që ishin duke kontribuar për Kosovën, ku shkruante se mbas rezolutës 1244 Kosova nuk do të ketë të drejtë t’i bashkohej askujt dhe nuk do të ketë ndarje dhe asgjë tjetër. Dhe kjo ishte arsyeja që unë e pashë të arsyeshme që të shkoj e të loboj për Kosovën.



JAVA: A doni të thoni se heshtja politike në Amerikë asokohe ju ka shty ta ndërrmerrni këtë hap?



Pacolli: Absolutisht e saktë.



JAVA : Më konkretisht, a mund t’ia spjegoni opinionit cilët kanë qenë hapat e parë të ndërrmarrë nga ju?



Pacolli: Hapat e parë kanë qenë në Wasington, kam materializuar dhe aktivizuar njerëzit dhe kontaktet e miaqë i kam pasë. Kam thirrë një numër të njerëzve dhe jemi ulur kemi bisedur se kush çka mundet me ba për Kosovën. Derisa asokohe takimet e kosovarëve ishin të përqëndruara në nivelin e ashtuquajtur të disa kongresmenëve, të cilët vishin nganjëherë kalojshin këndejpari, që unë mendoj se edhe ajo ka qenë e sukseshme për Kosovën, mirëpo, efektivisht, na e thamë, nuk ka kontribuar në Amerikë…Unë mbledha njerëz prej shteteve më të njohura…





Lobizimi për Kosovën më ka kushtuar 3.5 milionë dollarë





JAVA : Kush ishin ata?



Pacolli: …Administrata e Presidentit… dhe fillova të planifikoj si të veproj. E hapa në vitin 2004 firmën e parë lobuese, quhej New Kosova Aleance, pra Aleanca e Re e Kosovës, e cila prezentonte vetëm njerëzit që u lidhën mes veti dhe do të punonin për Kosovën. Njerëz që punuan me ne ishin emra si Hoskins, Karluci, Braun…që ishin të involvuar drejtëpërsëdrejti në administratën politike të kryetarit Bush dhe njerëzit që ishin të involvuar drejtëpërsëdrejti me State Depatment. Ishin njerëz që kishin punuar ose ishin duke punuar. Me këta njerëz u ula e fomuam këtë kuvend dhe filluam të punojmë. Normalisht, n’Amerikë çdo gjë paguhet dhe ky ka qenë një lobizëm që mua më ka kushtuar, pasi është realizuar nga unë. Ky lobizëm mua në Amerikë më ka kushtuar 3 millionë e gjysmë dollarë. Që nga viti 2004 e dri në shtator 2007 është lobu me të madhe. Në 2006 kam ngritur një fondacion, gjindet në Amerikë, është South East European Corporation of Development, dhe ky fondacion kishte për detyrë që t’ia rezervoj Kosovës vendin e saj në këtë rajon dhe arrita që të organizohet konferenca e parë ku morën pjesë shumë ministra, shumë kryeministra të kësaj ane, ishte kryeministri i Greqisë, i Bosnës, ishte zëvendëskryeministri i Kroacisë, ishte zëvendëskryeministri i Maqedonisë, shumë ministra dhe mbledhja është bojkotuar vetëm nga Shqipëria dhe nga Serbia ! Të gjithë të tjerët kanë qenë nga i tërë rajoni. Është bojkotuar vetëm nga Shqipëria, për shkak të politikës agresive që tani ai ‘doktori’ vazhdon ta aplikojë në Shqipëri. Dhe, natyrisht, Serbia, një shtet destruktiv. Kjo konferencë është kryer me një sukses shumë të madh. Organizator i kësaj konference me kontratë ishte zotëri Bugajski, i cili idetë e mia i futi në praktikë dhe e organizoi këtë takim. Është një takim për integrimin total të Kosovës në rajon. Pra, të formohet një pardhomë për hyrje në komunitetin europian. Pasi që komuniteti europian nuk do të pranojë shtete një nga një, ose i gjithë rajoni do të hyjë, ose asnjë.





Tenderat e Tenderushat





JAVA : Hyrja juaj në politikë a mendoni se mund të ndikojë negativisht në biznisin tuaj?



Pacolli: Unë mund të them se hyrja ime në politikë ishte si pasojë e asaj se lobizmi im kreu efektivisht misionin e tij. Njerëzit e mi, miqtë e mi, prej Abramovicit, pastaj zotëri Bugajskit, njerëz për mendime strategjike ishin të mendimit se është mëkat që kjo punë që është bërë të shuhet dhe kështu të hapet në Kosovë një zyre e cila do të jetë zyre e Kontaktit mes Amerikës dhe Kosovës ose politikanëve kosovarë. Unë e hapa zyrën fillimisht në Hotelin “Grand ». Njerëzit e morën si parti, ja filluan të shkruajnë edhe mediat. Filloi puna disi, pa pregaditur…. Por ne inciativën e kemi pasur nga popullata e Kosovës, aq mirë na ka pritë popullata e Kosovës çdokund dhe ne kemi arritë që të formojmë të gjitha organet partiake, mbi 70 përqind i kemi mbajtur kuvendet në rajon, jemi çdo ditë pranë masës dhe jemi duke shkuar mirë dhe ne do të vazhdojmë të përfshijmë njerëz të rinjë në parti. Njëherit do të kemi edhe ndryshime statutore pasi ne e rregullojmë statusin ashtu si është dëshira e popullatës kosovare…Kjo është historia ime e hyrjes në politikë. Sa i përket pyetjes suaj se a e dëmton biznisin, përgjigja është – po - në mënyrë decidive. Unë tani duhet pjesën më të madhe t’ia kushtoj partisë. Unë kufizohem në çdo veprimtari ekonomike tani në Kosovë. Nuk duhet të shfrytëzoj funksionin tim partiak dhe të marr pjesë nëpër tendera apo tenderusha, qysh i quaj unë edhe pse edhe më parë unë nuk kam marrë pjesë në tenderime.



JAVA: Nuk merrni pjesë në tendera?



Pacolli: Nuk marr, unë refuzoj edhe sot decidivisht mënyrën si ka shkuar ekonomizimi në Kosovë. Privatizimi ka gjeneruar papunësi dhe varfëri në Kosovë. Me politikat e AKM-së çdo ditë jemi duke i larguar njerëzit nga puna, duke u marrë të drejtën legjitime që të punojnë. Ju e dini që punëtorit profesionist duhet t’i njihet e drejta legjitime që të punojë, ka kaluar ndoshta 30 vjet nëpër makina me të cilat ai ka ndërtu Kosovën, ai ka ngrit këto gjana, e sot t’i mohohet e drejta e punës.



Kam shumë miq…Luciano Benetton është njëri nga ta



JAVA: A doni të thoni që politikat diskredituese të AKM-së e kanë ndaluar Behxhet Pacollin që të marrë pjesë në këto tendere?



Pacolli: Absolutisht po. Unë kam pasë një gjë shumë të rëndësishme, unë kam shumë miq jashtë. Kur kam qenë në Shqipëri ishte Luciano Benetton, pronari i « Benettonit », i cili bën në vit mbi 22 miliardë euro të hyra. Ai fliste se duhet ta lë Italinë dhe të kaloj jashtë Italisë për shkak të rritjes së pagave të fuqisë punëtore dhe ai mendonte të shkonte në Rumani, e unë i thashë ne do të shkojmë në Kosovë bashkë, e jo në Rumani dhe në Kosovë do të gjejmë edhe vendin ku ta fusim prodhimtarinë tuaj dhe fillimi është planifikuar me 2800 punëtor. Kemi ardhur në Kosovë, ne nuk kemi gjetë vend adekuat dhe vendin adekuat e kemi gjetë « Yumkon », ish « Yumko » e Vranjës. Unë kam kontaktuar AKM-në për « Yumcon » 6 muaj, por ata më kanë thënë se « Yumko » është pronë kontestuese, nuk shitet dot, pasi ka pretendime që pronari i tyre me e marrë. Për mu s’ka qenë aspak e udhës për me e kontaktu pronarin e tyre. Ja kam paguar biletën dhe e kam pyetur se çka don ti që mos me kanë kjo pronë kontestuese. Ai më ka thënë : Behxhet, unë dua me e shitë dhe nuk dua me pritë për të hollat e mia dhe për kësi soj shitjeje…. zotëri Shatri e ka kufizuar dhe thotë në masmedia se dikush po don përmes Beogradit ta privatizojë « Yumkon ». Nuk ka qenë privatizim, po kanë qenë në pyetje 2800 punëtorë. AKM nuk e ka miratuar dhe normalisht tani ai punon në një vend tjetër në Gradostan, ku është duke e bërë fabrikën mbi 400 millionë euro dhe punëkryes i tyre jam unë atje. Kështu ka ndodhur historiati me AKM-në dhe tërhjekjen e investimeve nga jashtë.





Nuk kam marr pjesë në tenderin e telefonisë sepse nuk dua që të përfitoj nga telefonatat…





JAVA: Po pse Pacolli nuk ishte pjesëmarrës në tenderin e telefonisë mobile?



Pacolli: Nuk marrë pjesë dhe nuk dua të marrë pjesë, pasi ju e dini se çdo herë në çdo kohë e nënvizoj e potencoj : unë nuk dua të përfitoj në kurrizin e popullit kosovar. Unë nuk dua që një telefonatë që e bënë një kosovar të shkojë në xhepin tim. Atë nuk e pranoj dhe ajo është kundër moralit tim. Unë kam mundur këtë telefoninë me e ble njëherë e përgjithmonë, me e pagu sidoqoftë pjesërisht me mjetet e mia pjesërisht me mjete të miqve të mi pjesërisht me të hollat e bankës, pra, nuk ka qenë problem 80 milionshi apo 90 milionshi për mua, por kjo është kundër moralit tim dhe nuk dua të shkoj aty, dhe asnjëherë nuk do të marrë pjesë aty. Ka ndodhë që njerëzit që e kanë privatizuar kanë ardhë të lypin ndihmë te unë dhe unë i kam ndihmuar, normalisht. I kam ndihmuar në privatizimin e « Ilirisë », kam ndihmuar në privatizimin e « Grandit », fabrikave të ndryshme në Kosovë dhe kur i kam pyetur a mund të prodhosh, më janë përgjegjë se p, dhe për hir të prodhimit u kam ndihmuar.



JAVA : Çka ka privatizuar në Kosovë Behxhet Pacolli?



Pacolli : Jo, Behxhet Pacolli nuk privatizon. Behxhet Pacolli nëse është nevoja blen. Unë e kam blerë « Farmedin », por s’e kam privatizuar. E kam blerë prej fituesit të tenderit ju e dini atë, ai ka përfituar kur ma ka shitur. Pastaj, në Leban kam blerë depot e ish Jugosllavisë, por unë në AKM nuk kam shkuar të blejë asnjëherë asgjë dhe nuk do të shkoj të blejë….sepse kjo që po ndodh është kundër moralit tim dhe me këto gjeste të AKM-së jemi duke i sjell shumë dëme ekonomisë së Kosovës.




JAVA : A keni provuar ju si parti që AKM-së t’i ofroni një alternativë tjetër për privatizim?



Pacolli: Unë në vitin 1999, menjëherë pas luftës, kam ardhë në Kosovë, i kam marrë specialistët e Kosovës i kam marrë disa njerëz me rëndësi, aty kanë qenë edhe Ahmet Shala, kanë qenë edhe pjesëtarët e atëhershëm të qeverisë kosovare dhe zotëri Jakup Krasniqi, kanë qenë edhe disa tjerë, kanë ardhë në Zvicër për të formuar fondacionin, i cili është thirrë « Fondacioni për rindërtimin e Kosovës ». Fondacion ka qenë i karakterit publik. Unë kam qenë një prej inicuesve dhe sponzori kryesor i këtij donacioni dhe ai ka pasë për detyrë këtë : të inçizojë situatën komplet në Kosovë. Me shpenzime të mia kam quar inxhinierë në Kosovë mbi 3 muaj kanë qëndruar në Kosovë ekspertë të huaj, kanë kaluar Kosovën çdokund, prej minierave, prej fabrikave…çdokund dhe për çdo fabrikë unë kam marrë raportin mbrapa. Atë raport e kam materializuar dhe kam ardhë në Prishtinë, kam dashur të kontaktoj dhe t’ju them se ne duhet ta hapim një agjension jo të privatizimit, por një agjension i cili do të ndihmojë ngritjen e Ekonomisë. Me veti i kam informatat për çdo sektor, për çdo fabrikë, për çdo sektor ekonomik. Kisha në plan ngritjen e tyre, që të fillojnë të prodhojnë, të punësojnë dhe atëherë kur ato tëaterializoheshin, vetëm atëherë të qiteshin në shitje.dhe t’u shiten atyre që dinë ta udhëheqin atë fabrikë. Me këta do të rritej çmimi i tyre dhe bazament për ofertën do të ishte baza profesionale.



Behxhet Pacolli nuk pretendon të jetë kryeministër. Behxhet Pacolli pretendon të jetë zot i shtëpisë së Kosovës





JAVA: Zoti Pacolli, në cilën lëkurë ndiheni më komod: në lëkurën e Biznismenit të sukseshëm apo politikanit të Kosovës?



Pacolli: Unë nuk pretendoj të jem politikan. Nuk pretendoj të kryej politika të mëdha, pasi në Kosovë, ai që thotë se unë jam politikan i Kosovës, ai e rren veten. Në Kosovë s’ka vend për politikaj të mëdhenj. Në Kosovë ka vend për punëtorë të mëdhenj. Unë pretendoj të jem punëtor shumë i madh i Kosovës…



JAVA: Hipotetikisht, nëse zoti Pacolli do bëhet Kryeministër i Kosovës, a do të tërhiqet nga udhëheqja menaxheriale e Kompanisë dhe mediave?



Pacolli: Behxhet Pacolli së pari nuk është pjesë përbërëse e një entiteti ekonomik në Kosovë. Unë kam inicuar disa iniciativa që sot punojnë me sukses në Kosovë. Behxhet Pacolloi nuk ka nevojë që të tërhiqet nga Biznisi. Nëse ka nevojë, Behxhet Pacolli nuk pretendon të jetë kryeministër. Behxhet Pacolli pretendon të jetë zot i shtëpisë së Kosovës.



JAVA: A doni të thoni - Kryetar i Kosovës?



Pacolli: Po, Kryetar i Kosovës.Me një udhëheqësi të ardhshme presidenciale, ku do të kem një staf shumë të mirë drejtorësh, ne do të punojmë si një bashkësi ekonomike.



JAVA: A mendoni se do ta keni kohën e duhur që të jeni në të njëjtën kohë edhe kryetar edhe të mirreni me biznisin tuaj privat?



Pacolli: Unë kam pasur fatin që të ndërtoj stafin tim, sidomos atë familjar që është në Zvicër, që dirigjojnë me firmën time. Firma ime i ka rrënjët në Zvicër, e jo në Kosovë, për fat. Unë nuk kam çka të arsyetohem, unë s’kam përfituar asnjë cent prej Kosovës e as prej Shqipërisë. Unë kam përfituar në ato shtete ku ka kapital dhe ka para, e në Kosovë deri më tani unë ato të holla i kam harxhuar. I kam vu në dispozicion të shoqërisë, duke e ndihmuar arsimin, sportin, të sëmurët, të varfërit. Unë harxhoj shumë të holla, në krahasim me Sorosin noshta jam 300 përqind më i sukseshëm këtu.



JAVA: Pse ekziston kjo neglizhencë ndaj jush?



Pacolli: Kjo është një gjë që mua nuk më intereson. Jam në dispozicion në Kosovë. Treni i ka hapur dyert dhe është aty dhe kush dëshiron mund të hypë në atë tren. Ata që kanë hypë në atë tren do ta kenë një gjë shumë të sigurt : do ta kenë një lokomotivist shumë të mirë.



Kam kontakte të përditshme me Zyren Amerikane



JAVA: Çfarë marrëdhëniesh keni ju me amerikanët?



Pacolli: Shumë të mira, tejet të mira.



JAVA: Konkretisht, a mund t’i argumentoni ato dhe të njoftohet opinioni?



Pacolli: Unë kam kontakte të përditshme me Zyrën Amerikane. Po ashtu kam kontakte të përditshme me faktorë të politikës amerikane dhe me biznismenë amerikanë, kështu që çdo gjë që është nuk ka tabu me Amerikën. Unë jam për atë që mos të manipulohet me emrin “Amerikë”. Emri “Amerikë” është i shejtë dhe mos të manipulohet me emrin e “Amerikës”…



Do ta bëjmë Kosovën shtet të Kosovarëve, të qytetarëve



JAVA: Ju më parë keni dhënë deklaratë se Rusia nuk do ta përdorë veton kundër Kosovës. Prej nga kjo siguri?



Pacolli: Jam duke punuar me miqtë e mi në Rusi, kam shumë miq. Rusinë si shtet, si popull me kulturë të lashtë e vlerësoj shumë. Popullata e Rusisë është në gjendje me të pranu ty si mik, pa të pyetur a je shqiptar a je serb, dhe me ta dhanë të njëjtin vlerësim.



JAVA: Mirëpo, qytetarët e Kosovës mendojnë ndryshe?



Pacolli: Është një gjë, është një grup i politikave ekstremë n’Rusi dhe dëshiron që çështjen e Kosovës ta përdorë si shkak destruktiv. Jam i bindur, i njoh rrethanat, e njoh shtetin rus, e njoh përbërjen e tyre startegjike. Ata do të mundohen çka është edhe e drejtë e tyre që Serbisë t’i ndihmojnë, mirëpo në fund, Rusia do të jetë koperuese e mirë dhe nuk do të reflektojë në Këshillin e Sigurimit me vendim kundër Pavarësisë së Kosovës. Normalisht duhet të punohet me Rusinë ende. Unë kam punuar dhe prej tetorit e më tutje unë kam kaluar prej Amerikës, jam duke lobuar tani me Rusinë. Kontaktoj dhe do të mundohem me e bind presidentin Putin që situatën e Kosovës të shikojë jo si precedent, po si një proces i cili nuk ka lindur me luftën e viti 1999, por është një proces që ka filluar moti. Ne pretendojmë të bëjmë Kosovën shtet të kosovarëve, që do i përket çdo qytetari të saj, që njëherit është mik i saj. Çdokush që dëshiron ta ndijë veten si kosovar, ai do të vjen dhe të jetojë në Kosovë. Nëse nuk dëshiron, ai do ta ketë rrugën e lirë të shkojë prej Kosovës.



Televizioni Publik nuk është i pavarur



JAVA: Të kthehemi pak tek partia juaj. Më herët thatë se populli ju ka pritur mirë dhe përshkruat gjendje të mirë të partisë, mirëpo raporti i NDI, i publikuar në Media e thotë të kundërtën ai specifikon një përqindje të vogël të përkrahjes që gëzon sot kjo parti.Jeni shpreh se RTK nuk e ka raportuar saktë raportin e NDI-së?



Pacolli: Ashtu është, kjo është shumë e vërtetë.



JAVA: A qëndron raporti i NDI-së?



Pacolli : Raporti i NDI apsolutisht nuk qëndron. Unë do ju konfirmoj me letrën që e kanë dërguar ata. Ne nuk kemi kërkuar, por ata e kanë dërguar. E kam potencuar: Televizioni Publik i Kosovës nuk është si thotë “I pavarur i Kosovës”…



JAVA: Pasi u cekën mediat, pse Behxhet Pacolli vendosi të hap media personale dhe të ketë shpenzime aq të larta e nuk shfrytëzon hapësirat mediale nëpër mediume ekzistente?



Pacolli: “Lajmin”, nëse e keni si referencë, është një gazetë që më së paku është gazetë e Behxhet Pacollit. Mu më japin shumë më tepër vend gazetat tjera sesa “Lajmi”….As nuk e di se kush është kryeredaktor…as nuk i njoh…



JAVA: Mirëpo, të hollat janë të Behxhet Pacollit?



Pacolli: Është e vërtetë, shpenzohen të holla të mëdhaja, për një medium që nuk është i Behxhet Pacollit dhe një medium që Behxhet Pacolli nuk tenton ta shfrytëzojë për nevoja personale. Ai medium do të punojë, kam një dashuri shumë të madhe një respekt shumë të madh për ata njerëz që punojnë aty… derisa të kam mundësi me pagu, do të paguaj, por, po e potencoj : asnjëherë që ta shfrytëzoj. Sa i përket “Al Satit », kjo është një shoqëri që i përket 75 % Behxhet Pacollit, mirëpo tani nuk menaxhohet nga unë, nuk kontrollohet nga unë, për shkak të politikave shtazarake që dikush i aplikon në Shqipëri, te unë vinë shum njerëz e kam një hotel është i hapur për çdokend, e sidomos kur janë shqiptarë….Ka qenë Fatos Nano në hotelin tim, ka kaluar disa ditë të bukura, ka prezentuar kauzën shqiptare shumë bukur, sepse në atë mbrëmje kanë qenë edhe disa kryeministra të shteteve të ndryshme…



JAVA: Kush janë nga politikajt në Shqipëri që nuk kanë marrëdhënie të mira me Behxhet Pacollin?



Pacolli: Më ka atakuar një « Gazeta 55 », ju duhet ta dini e kujt është, unë nuk e di. I kam shkruar në atë kohë kryeministrit të tanishëm Berishës, i kam thënë se nuk është e vërtetë pretendimi i gazetës se unë sikur kam diskutuar që të blejë Shqipërinë ose Hotel Dajtin, sepse nuk blej asi sende dhe nuk mirrem me ato punë. Dikush atëherë i ka treguar se jam pronar i 75 % të « Al Satit » dhe ministri i Drejtësisë, që është partiak, shkon dhe fut drejtorin e vet dhe ai drejtor është sot duke e udhëheqë « Al Satin ». I kam paguar miliona, kam paguar mbi 6 millionë për « Al Satin », i kam 75% të aksioneve dhe nuk mund të ndryshojë asgjë. Krejt situate është në gjyq… do ta presim tash gjyqin çka vendosë.



JAVA: Në një deklaratë ju keni thënë se Termocentrali C nuk përket me interesat e qytetarëve dhe njëherit keni thënë se problemin energjetik në Kosovë do ta rregulloni ju për 15 deri në 18 muaj. Si?



Pacolli: Së pari, flitet për mjetet 4 miliardë dollarë, që është 7 herë më i madh sesa Buxheti i Kosovës. Flitet për disa firma të mëdhaja dhe ata thonë amerikano-cekosllovake, amerikano-gjermane… Kur thu emrin “amerikane”, le ta dimë çka është “amerikane” e çka është ajo “gjermane”…Sot shko te një avokat dhe brenda 5 minutash mundesh me qenë pronar i një firme n’Amerikë. Me 50 dollarë je pronar i një firme. Të bëhet transparenca më e madhe për popullatën. Të flitet nga vinë ato të holla, kush është pagues i atyre të hollave? Ndërtimi i termocentralit do të ndikojë absolutisht negativisht në mjedis. Këto teknologji sot në Europë janë duke u demoduar, duke dalë prej përdorimit. E vetmja zgjidhje është që të rikonstruktohen ato blloqe që ekzistojnë dhe të prodhojnë energji të mjaftueshme elektrike për Kosovën. Mua më nevojitën 9 muaj dhe Kosovës asnjëherë nuk do ti ndalet rryma elektrike.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri