Posts

Showing posts from 2015

Në vend të përkujtimit:Zejnullah Halili (1945-2004)

Image
Zejnullah Halili u lind në Kokaj më 5 nëntor 1945, në vitet e golgotës, te Karadaket. Shkollimi fillor dhe të mesmen e kreu në vendlindjen e tij, të mesmen në Gjilan dhe të lartën Gjuhë dhe letërsi shqipe në Prishtinë.

Me krijimtari letrare nisi herët të bëjë emër, duke filluar që në bankat e shkollës fillore, për të përvijuar edhe gjatë kohës sa punoi si mësues në fshat dhe qytetin e Gjilanit.

 Zejnullah Halilin e tërhiqte elita krijuese dhe i dha lamtumirën vendlindjes në kohën, kur gati e gjithë Kosova ishte e tillë. Fillimisht për disa vjet punoi si gazetar, redaktor, udhëheq emisionet për fëmijë të RTV Prishtinës, sikur edhe në redaksinë e botimeve të revistave të "Rilindjes", kryeredaktor i GEP-it, Pionierit, etj.

Miqtë dhe të afërmit e shkrimtarit, Zejnullah Halilit, e kanë shumë më të vështirë ta mbajnë një takim letrar apo të pinë një kafe, pa e përmendur buzëqeshjen, alegorinë, fisnikërinë, çiltërsinë, dëlirësin që nxirrte dritë nga uni i tij kreativ.

Zejna, siç e…

Kur kujtojmë Atë Gjergj Fishtën

Image
Nga Prof.dr. Eshref Ymeri


Dje, më 30 dhjetor, u  mbushen 75 vjet që kur u ndanga jeta Atë Gjergj Fishta, njëra ndër figurat mëemblematike të nacionalizmit shqiptar. Si një intelektual ishquar, i cili studimet e larta i kishte përfunduarshkëlqyeshëm në Kroaci për filozofi dhe për teologji, tërëjetën e vet ia kushtoi njohjes nga afër të jetës dhe të1
formimit psikologjik të banorëve ku punoi dhe meshoi përvite me radhë.Në mesin e banorëve të viseve veriore të vendit tonë,ai njohu nga afër gjendjen tyre të rëndë ekonomike, e cilanuk i pengonte që ata të shpërfaqnin forcën e karakterit tëtyre, bujarinë karakteristike, mikritjen tradicionale,fisnikërinë e shpirtit, besnikërinë ndaj normave të koditzakonor, trimërinë dhe qëndresën burrërore para çdopadrejtësie në jetën e përditshme. Aty ai u njoh methesaret e gjuhës shqipe, me pasurinë e saj të pamatëleksikore, e cila do të gatuhe…

KUSH ESHTE SHKRIMTARI SHQIPTAR?

Letrat shqipe hynë në erën moderne duke trashëguar atë mendësi që shoqëria europiane e kishte tejkaluar: të vështruarit të shkrimtarit, sidomos poetit, si një profet. Kjo sjellje e ka bazën e vet të mbështetjes logjike në faktin se shqiptarët kanë në themel të formimit të tyre shpirtëror dhe kulturor librin dhe jo edhe muzikën apo pikturën, siç e kanë disa popuj e kultura të tjera europiane. Formimi shpirtëror i shqiptarëve ka qenë formim letrar. Sa herë që i është kërkuar, shkrimtari shqiptar është shfaqur pro çështjeve me dobi publike, që nga një “tribun liberator” e deri te krijues abetaresh, hartues tekstesh mësimore, shpikës alfabetesh, nënshkrues kërkesash e peticionesh me natyrë politike, nënshkrues aktesh shtetformuese, pjesë e institucioneve me natyrë politike apo publike, shprehës sinoptikash socio-politike etj.

Kjo gjendje u përforcua sidomos gjatë periudhës së romantizmit letrar, gjatë Rilindjes shpirtërore dhe politike, por që vazhdoi edhe gjatë komunizmit. Shfaqje të ti…

MAFIA E KULTURES DHE LETERSISE

Çfarë po ndodh me letërsinë shqipe? Cila është gjendja e poezisë, çfarë shkruhet dhe çfarë botohet? Si po funksionojnë klanet dhe ndikimi i tyre në vlerat e letërsisë, çmimet e kontestuara dhe gjendja e kritikës… Ky rrëfim i studiuesit të letërsisë, dr. Gazmend Krasniqi, i paraprin një vepre të re studimore që zbërthen pak a shumë origjinën e përgjigjeve për të gjithë pyetjet e mësipërme. Shkëputur prej kësaj vepre, ende në proces, dr.Krasniqi ka përgatitur një seri shkrimesh studimore për poezinë shqipe, të cilat do ti botojmë në suplementin tonë javë pas jave, dhe do ti prijmë sot, jo pa qëllim me këtë intervistë grishëse.

Dr.Krasniqi, dy-tri vitet e fundit ju keni botuar romanet “Shitësit e Apokalipsit” (Saras), “Fytyra e Simurgut” (Saras), librin me proza të shkurtra “Nëse një ditë një prelud” (Onufri), si dhe vëlimin poetik “Fletorja e poemave” (Saras), por këtë herë duam të flasim me ju si studiues dhe, konkretisht, për një studim të gjatë për poezinë shqipe. A mund të na thoni …

KA RENE LEXUESI I POEZISE

Image
Me Romeo Çollakun për poezinë dhe përkthimin


Tradita gjuhësore luan një rol vendimtar në letërsi. Romeo Çollaku, shkrimtar dhe përkthyes i jep këtë shpjegim faktit që greqishtja një gjuhë që flitet nga një numër i kufizuar njerëzish vazhdon të befasojë për sa i përket poezisë. Ka vetëm pak kohë nga dalja në librari e përmbledhjes poetike të fituesit të çmimit “Nobel” në letërsi më 1979-n Odiseas Elitis, një poet thellësisht lirik, nën përkthimin e Çollakut. Një tjetër përmbledhje poetike e një poeti të rëndësishëm francez, Paul Claudel, nën përkthimin e tij ka dalë këto ditë nga shtypi. Përkthyesit dinë të futen nën lëkurën e poetëve apo shkrimtarëve që sjellin në gjuhën e tyre për të zbuluar të fshehtat që ata dinë t’i ruajnë me kujdes përmes vargjeve. Është Franca ajo që i bën bashkë këta dy poetë, të cilën Elitis edhe pse ka kaluar kohë në të, e ka shmangur nga vargjet që ka shkruar. Por Çollaku e ndien ndikimin e vendit të lirikës dhe lirisë në vargjet që Elitis ka shkruar. Fit…

NGA HISTORIA E LETERSISE TE HISTORIA LETRARE

Shumë studiues në Europë dhe në SHBA e kanë ngritur diskutimin mbi paradigmat Historia e Letërsisë dhe Historia Letrare jo vetëm si shqetësim të çastit për disiplinën e tyre, por edhe për të ardhmen e letërsisë.

Megjithëse shqetësimi për të si disiplinë i takon kohëve të reja, koncepte dhe shembuj të Historisë Letrare mund të gjenden që te Aristoteli, kur thotë se, pasi shkon nëpër shumë ndryshime, tragjedia ndalon kur arrin natyrën e vet të qenësishme: fillon nga më e ulëta, derisa bëhet një formë fisnike arti (pra, asaj i duhen Eskili dhe Sofokliu për të gjetur dinjitetin e vet). Historia moderne e romanit dhe e filmit mund të ndihmojnë të kuptohet më mirë ky proces.

Argument i ekzistencës së Historisë Letrare merren edhe fjalët e Dantes (De Vulgari Eloquentia, VI) që thotë se te grupi i poetëve të së shkuarës ne thërrasim përjashtimet më të mëdha të llojit, ku ai veçon Virgjilin, Ovidin me Metamorfozat, Statiusin dhe Lucanin. Dihet se te Komedia Hyjnore ai zgjodhi si udhëheqës Virg…

Home Letërsia ballkanike, të shembësh muret që na ndajnë

Ka diçka, përveç euros, që vendet e Ballkanit mund ta përdorin si një monedhë të përbashkët, qarkulluese. Kjo mund të ishte letërsia ballkanike. Duket sikur rasti i artë është shfaqur, pasi tanimë bëhet fjalë për një letërsi të tërë dhe jo për disa emra të veçantë, të cilët kanë ekzistuar gjithmonë.

Letërsia ballkanike (cilësimin e përdorimin jo për ta shkëputur atë prej vlerave të letërsisë europiane, pasi letërsia funksionon si tërësi, në rrjedha universale, kur është fjala për vlerë), falë edhe një programi përkthimesh e shkëmbimesh mbështetur nga TRADUKI, është tanimë një prani domethënëse. Kjo letërsi vlerësohet, është konfirmuar në vendet e origjinës dhe po afirmohet edhe në vendet e tjera të rajonit dhe të Europës, ku kjo letërsi po përkthehet dhe promovohet gjithmonë e më shumë. Në këtë tekst, ngulmimi për hapje dhe njohje të letërsisë ballkanike dhe drejt letërsisë ballkanike vështrohet si një shortcut për të marrë pjesë dhe për të qenë pjesë e së njëjtës vëmendje dhe të të …

HEREZITE E SURROIT

Home
Duke lexuar të krijohet ndjesia se ai i njeh vetes rolin e një kronikani të ngjarjeve të përditshme, asish që shpesh mund t’i pikasësh në kronikën e zezë të mediave; por e gjithë kjo ndodh thjesht e vetëm në dukje ngase pas emrave të përveçëm, si Dragoslav Bashiqi, Minirja, Lavdrim Muhaxhiri etj., shpalosen dukuri therëse të gjithë një shoqërie.

Pa kaluar as edhe një vit, Veton Surroi vjen e na ofron një tjetër libër, i cili mbart një titull grotesk e kërshërues “Ambasadori i Melkizedekut”, si dhe një nëntitull mëse kuptimplotë “… dhe shënime të tjera heretike”. Ashtu si edhe paraardhësi më i afërt i tij, “Këmbët e gjarprit”, ky libër është një viviseksion i shoqërisë kosovare; ndonëse autorit të këtyre radhëve do t’ia kishte ënda t’i bënte një lexim paralel dhe të qëmtonte e pahtësonte dukuri e problematika të krejt shqiptarëve, këndej ose përandej kufirit. Për rrjedhojë, prej kësaj prerjeje dhe vështrimit përimtues që autori i bën ADN-së së shqiptarit, ne arrijmë të përftojmë p…

STATUSI I SHKRIMTARIT SOT

Gjithësecili prej nesh është mëse i ndërgjegjshëm se ndonëse ne kemi një angazhim të përbashkët në besimin ndaj Letërsisë, përsëri gjenden dallime të konsiderueshme në mënyrën se si vetë ne përballemi, si me veten tonë, ashtu edhe me të tjerët (që nënkupton nga ana e saj, së pari, lexuesin, dhe së dyti, shtetin).
Letërsia dhe Arti në përgjithësi e njeh atë që mund ta quajmë një besëlidhje mes shkrimtarit, krijuesit, dhe lexuesit. Operatorët e komunikimit në këtë rast janë të drejtpërdrejtë dhe filtrohen vetëm prej shpirtit (e thënë kjo në kontekstin etik dhe artistik).Intensiteti me të cilën kjo besëlidhje godet pikërisht në shpirtin e lexuesit, e bën këtë të fundit aktiv, pra të interesuar. Ky është edhe momenti magjik kur një lexues pasi ka përjetuar pikërisht këtë goditje intensive etike e artistike, sjell në ndihmë edhe mekanizma të tjerë vetjakë, ku padyshim, arsyeja zë kreun e rradhës. Lexuesit besojnë se arti është magji, se fjala është magji, sugjestionohen prej saj, dhe po p…