Rektori i Universitetit Publik në Prishtinë Ramadan Zejnullahu ,e ka mbështetjën e Popullit të Republikës së Kosovës.

Nga Flori Bruqi

Rektori i ri i UP’së, Ramadan Zejnullahu, aktualisht, profesor ordinar, prej vitit 1980 është pjesë e Universitetit të Prishtinës.Ai ka doktoruar në vitin 1988 me temë: Disa veçori të splein-funksioneve interpolative në hapësirat e Hilbertit.

Shtatë vite më përpara, pra në vitin 1981, Zejnullahi kishte magjistruar me temë: Karakterizimi i spleen - funksioneve në hapësirat e Hilbertit.

Me librat e Rektorit të ri të UP’së mësojnë shumica e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme. Ai është autor i librave të Matematikës 1 deri te Matematika 9.

Vec kësaj, Ramadan Zejnullahi ka qenë pjesë e Agjencisë së Akreditmit të Kosovës dhe anëtar i Këshillit Drejtues të UP’së.

Ramadan Zejnullahu, rektor i UP-së
Përpos gjuhës shqipe, Prof.Ramadan Zejnullahu flet mirë dhe shkruan edhe gjuhën kroate,boshnjake dhe serbe,angleze etj.

Zejnullahu  ka qenë  edhe profesor i Kolegjit Dukagjini prej vitit 2010 e deri kohë më parë

Rektori i ri do të ketë mandat dyvjeçar për periudhën e mbetur të mandatit paraprak, përkatësisht deri më 30 shtator të vitit 2016.
Rektori i ri i UP-së menjëherë pas zgjedhjes në këtë post ka lëshuar një deklaratë:
Kam kënaqësi ta falënderoj Këshillin Drejtues për besimin që ma kanë dhënë për ta udhëhequr gjatë dy viteve të ardhshme institucionin më të madh arsimor dhe shkencor në vend.

Se universiteti ynë më i vjetër ka mjaft probleme themelore, kjo tashmë është e qartë për publikun e gjerë. Jam i vetëdijshëm për peshën e pozitës së rektorit dhe i gatshëm që së bashku me stafin e studentët, dhe në konsultim me institucionet relevante, të fillojmë t'i adresojmë me seriozitet problemet akute në UP.

Unë do të tentoj t'i mobilizoj të gjitha kapacitetet dhe në transparencë me taksapaguesit kosovarë, të cilët na financojnë me bujari, të shënojmë progres të dukshëm për UP-në dhe rrjedhimisht për arsimin e shkencën kosovare në përgjithësi.

Kjo detyrë nuk është e lehtë, por e vetmja mundësi për ta realizuar misionin e rëndësishëm të UP-së është nëse secili e kryen detyrën me përgjegjësi dhe profesionalizëm. Unë jam i lumtur që këto parime do t'i vë në shërbim të universitetit të parë në Kosovë, që ka kapacitet për ta transformuar për të mirë shoqërinë tonë, siç ka bërë shpesh në të kaluarën

*********



Në një përpjekje për të përmbysur vendimet e rektorit të Universitetit publik “Hasan Prishtina”, veteranët e luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) do të demonstrojnë ditën e enjte në Prishtinë, duke u shprehur se nuk garantojnë për sigurinë publike gjatë demonstratës së tyre në kryeqytetin e Kosovës.

Rektori i Universitetit Publik në Prishtinë Ramadan Zejnullahu ka marrë vendime që nxisin cilësinë e studimit. Ai i tërhoqi nga lista e pagave fikse të gjithë ata punonjës që nuk kanë dhënë asnjë kontribut pedagogjik për shkak të përfshirjes së tyre në jetën politike të vendit, shumica e të cilëve janë anëtarë të Parlamentit të Kosovës dhe ministra të Qeverisë qëndrore, të deleguar nga partitë e ndryshme në vend.

“Askush nuk mund të paguhet pa bërë ndonjë angazhim pedagogjik. Ata janë të mirëpritur për t’u kthyer në detyra të ligjëratave, por do të paguhen vetëm me honorare” është shprehur rektori Zejnullahu gjatë një bisede të mërkurën në mesditë, duke dokumentuar se ministra të ndryshëm dhe parlamentarë pavarësisht se nuk ishin angazhuar aspak në detyrimet e tyre pedagogjike, ata kishin siguruar të hyra mujore në llogaritë e tyre bankare deri në €1,500.00.

Gjithashtu, ai ka vendosur të hedhë poshtë memorandumin, i cili ka garantuar regjistrimin e fëmijëve të veteranëve dhe dëshmorëve të luftës në universitetet publike pa kritere akademike (vetëm në UP, jo në të gjitha universitetet publike).

Disa nga ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) të cilët janë tëlidhur ngushtë me strukturat e vendit, të cilat, janë të dyshuara për përfshirje në krimin e organizuar (shih dosjet e NATO-s 2011, dhe komunikimet diplomatike WikiLeaks), janë duke kërkuar nga universiteti publik të regjistrohen në universitetet publike mbi 1000 studentë për studime universitare pa kritere akademike. Kjo kërkesë është zbatuar që nga viti 2009 nëpërmjet një “Memorandum Mirëkuptimi” të nënshkruar nga Ministria e Arsimit dhe Organizatës së Veteranëve të Luftës së (OVL — UÇK-së) vitit 1997-1999.

Rektori Zejnullahu ka refuzuar të zbatojë ‘memorandumin’ në një përpjekje për të transformuar universitetin nga një “diplomore” në një akademi që prodhon personel akademik cilësor për interesin e vendit. Rektori është kërcënuar me vdekje. Autoritetet vendase dhe të huaja në vend detyra e të cilave është zbatimi i ligjit dhe ofrimi i sigurisë nuk kanë ndërmarrë ndonjë veprim konkret përveçse duke deklaruar se “hetimet vazhdojnë”, një shprehje kjo që karakterizon fjalorin e përgjithshëm të administratës ndërkombëtare dhe vendore në Kosovë (tashmë të dyshuar për përfshirje në krimin e organizuar) por pa ndonjë rezultat konkret për të hetuar ose ndjekur penalisht autorët e dyshuar të përfshirë në kërcënimin përkatës.

Megjithatë, ambasada e Shteteve të Bashkuara, Holandës dhe ajo Franceze kanë publikuar tashmë vendimet e tyre mbështetëse për angazhimet vendimtare të rektorit.



HISTORIKU

Mbi dyzetë ish veteranë të luftës çlirimtare të cilët kishin luftuar kundër forcave Jugosllave të Serbisë për të mbrojtur civilët etnik shqiptar gjatë vitit 1999, pas kësaj periudhe janë detyruar të ndjekin rrugën e pakthim duke u vetëvrarë për shkak të kushteve të rënda socio-ekonomike, ndërkohë që krerët e OVL-së të cilët nesër do të protestojnë në një përpjekje të qartë për të parandaluar mundësinë e transformimit të universitetit nga një ‘fabrikë diplomash’ në një akademi studimore, kanë jetuar një jetë luksoze, në Kosovën e pasluftës e cila gjindet në një krizë të thellë ekonomike.

Lufta në Kosovë përfundoi në mars të vitit 1999 pas një fushate të zgjatur të bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavi që përfundimisht detyroi kuvendin serb për t’i dhënë autonominë politike Kosovës, ndërsa duke e mbajtur atë brenda kufirit të saj territorial. Nëntë vjet pas përfundimit të luftës, Kosova shpalli pavarësinë e saj, por statusi i saj si Republika e vetë shpallur e Kosovës është njohur vetëm nga 110 vende prej 193 shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara. Shpallja verbale, kurrë nuk ishte ratifikuar ose protokolluar nga institucionet e përkohshme të vetë-qeverisjes dhe as nuk aspiron për t’u ratifikuar ndonjëhere, siç precizon (shih paragrafët 102 dhe 109 të GJND) opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me ligjshmërinë e deklaratës së 17 shkurtit 2008.

Kosova është vendi më i varfër në Evropë, me politikanët milionerë të zhytur në krim. Një e treta e fuqisë punëtore është e papunë dhe korrupsioni është i përhapur kudo. Rreth dy në tre nën moshën 25 janë aktualisht të papunë, dhe gati 50% e 1.8 milionë qytetarëve të Kosovës konsiderohen të jenë të varfër. Mijëra kosovarë janë detyruar të braktisin vendin në një përpjekje për të gjetur jetë më të mirë, studime dhe vende pune më të dinjitetshme. Ikjet masive me autobusë i ngjasojnë kohës së sundimit nga njeriu i fortë i Beogradit Sllobodan Millosheviç, kur ai dëshironte një Kosovë pa shqiptarë. Të ikurit zakonisht përfundojnë nëpër burgjet evropiane, siç edhe është konfirmuar se mbi 2,000 etnik shqiptarë janë kapur nga autoritetet e sigurisë duke kaluar në kufijtë evropian në mënyrë ilegale.

Një prej shumë dënimeve që Bashkimi Evropian i ka dhënë administratës qëndrore të Prishtinës, të zhytur në korrupsion dhe krim të organizuar, është mohimi i lirisë së lëvizjes, por jo për politikanët të cilët në fakt janë përgjegjës për trendet negative, ndëshkimi, është për qytetarët.











Prokurorët e Misionit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë (EULEX) dokumentueshëm janë të dyshuar për transformimin e misionit të tyre nga sundimi i rendit ligjor, në një sundim të rendit kriminal të nivelit qëndror dhe lokal në Kosovë, sipas dëshmisë tanimë publike të ish prokurores Britanike Maria Bamieh. Brukseli zyrtar deri më tani nuk ka ndërmarrë asnjë hap të dukshëm për të hetuar pohimet.




Dosjet e NATO-s të botuara në vitin 2011, në mediat ndërkombëtare, tregojnë se Shtetet e Bashkuara dhe disa prej fuqive të tjera perëndimore që mbështesin qeverinë e Kosovës, kanë pasur njohuri të gjerë (për disa vjetë!) të lidhjeve kriminale të ish kreut të kryengritësve dhe njëherit kreut të PDK-së Hashim Thaçi.

Zgjedhjet e qershorit në Kosovë kishin për qëllim që të krijojnë qeverinë e dytë të administratës vetë-qeverisëse në Prishtinë, që kur kjo e fundit shpalli pavarësinë nga Serbia. Vendi po hyn në muajin e shtatë të vakumit institucional dhe kaosi politik është vazhdimisht duke u thelluar, secila nga partitë politike ka mashtruar popullatën zgjedhore të Kosovës të cilët kishin votuar për platforma të ndryshme, por ‘platformuesit partiak‘ ishin bashkuar në një përpjekje të dështuar për t’a pamundësuar vazhdimin e qeverisjes të, siç e përemëruan, ‘Thaçi III‘.

Gjykuar nga shkeljet drastike të gjoja parimeve të deklaruara nga krerët partiak në Kosovë, më shumë se 53% e popullatës zgjedhore të Kosovës vendosshmërisht kanë refuzuar t’i japin legjitimitet sistemit aktual administrativ në Prishtinë.

Qeveria e ardhshme është shumë e mundur të përjetojë një presion të menjëhershëm nga Perëndimi që të marrin parasysh gjetjet e hetimit të krimeve të luftës, të cilat kërcënojnë me burg ish-shokët e armatosur luftëtarë të kryeministrit në detyrë Hashim Thaçi, i cili është identifikuar si “peshku më i madh” në krimin e organizuar në vendin e rrethuar me kodra e male të Gadishullit Ballkanik.

Një ekip me detyrë të veçantë i Bashkimit Evropian ka nxjerrë rezultatet e një hetimi, e cila pohon përfshirjen e ushtrisë guerile të Kosovës në siç thuhet “korrjen e organeve” nga të burgosurit serbë të luftës dhe se gjoja i kanë shitur ato në tregun e zi gjatë konfliktit të vitit 1998-1999.

Nisja e hetimeve pasoi pas një raporti të vitit 2011 nga raportuesi i Këshillit të Evropës Dick Marty, i cili drejtoi gishtin ndaj kryeministrit të atëhershëm Thaçi, duke mos i përjashtuar kështu ish-kryengritësit e tjerë të afërt me Hashim Thaçin. Në kutinë e akuzave përfshihen katër anëtarë të lartë të PDK-së dhe kandidatë të parlamentit, si dhe zëvëndësi i partisë së Thaçit, Kadri Veseli, i cili jo pak herë ka qenë subjekt i diskutimeve për dyshimet e operacioneve të tij sekrete për t’a mbështetur partinë përmes aktiviteteve të jashtëligjshme të krijesës së tij të njohur si SHIK (Shërbimi Informativ i Kosovës).
Veteranët e luftës kërcënojnë jetën Akademike në Kosovë
Hashim Thaçi ishte një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që mori armët në fund të viteve ‘90 për t’u çliruar nga sundimi i dhunshëm i Jugosllavisë së atëhershme nën udhëheqjen e njeriut të fuqishëm të Beogradit Slobodan Millosheviç. Ky i fundit nuk është dënuar për krime kundër njerëzimit në të gjithë Gadishullin e Ballkanit, por gjeti vdekjen e tij gjatë gjykimit në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi, Hagë.

Serbia dhe pasardhësit e Millosheviqit (shokët e tij të ngushtë!), të cilët kishin luajtur një rol të rëndësishëm në spastrim etnik, vrasje masive dhe masakra kundër civilëve të pafajshëm në Jugosllavinë e asaj kohe, në vend të gjykimit, u shpërblyen me lirinë e lëvizjes në të gjithë tokën evropiane.

“Duhet një angazhim i spastrimit të terrenit kriminal i cili merr një kohë dhjetë vjeçare, për ta kthyer gjendjen universitare në vitin 1999 dhe për të nisur nga e para” pohon rektori Zejnullahu. Përpjekjet e gjithanshme për t’i rrëzuar vendimet e rektorit, dhe heshtja e të gjitha partive politike kundrejt organizimit të një strukture të dyshuar për përfshirje në rrjetet e gjera kriminale të cilët e duan rektorin të vdekur tashmë, nuk garanton një shpresë për kthimin e universitetit në pikën zero e cila do t’i jepte mundësinë universitetit për t’u transformuar në një ambient për studentët studiues.

NATO ndërhyri në vitin 1999 me 78 ditë sulme ajrore kundër Serbisë, duke u përpjekur për të ndalur masakrën dhe spastrimin etnik që po ushtrohej ndaj shqiptarëve të Kosovës nga forcat serbe të cilat kishin shkaktuar një kryengritje të gjerë në rajon.

Dhe krejtë në fund-Rektori i Universitetit Publik në Prishtinë,shkencëtari Prof.Dr. Ramadan Zejnullahu ,e ka mbështetjen e Popullit të Republikës së Kosovës.

Lexoni :

 

http://floripress.blogspot.com/2014/09/nnjeriu-i-duhur-ne-kohe-te-duhur.html

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri