Rrugëtimi i deputetit grek Giorgos Germenis , nga e majta ekstreme te neo-nazistët e Agimit të Artë...


Deputeti Giorgos Germenis tregon në një intervistë ekskluzive për BIRN rrugëtimin e tij nga e majta ekstreme te e djathta ekstreme. “Komunistët janë bërë parti borgjezësh,” thotë ai, “Agimi i Artë është partia e vërtetë revolucionare sot”
-Në intervistën tuaj me Themos Anastasiades ju përmendët se gjyshi juaj ka luftuar me guerilasit komunistë gjatë Luftës së Dytë Botërore. A mund të më thoni diçka më shumë? Ku luftoi ai? A mbani mend ndonjë histori të tij nga ata vite?

Po, ai pati organizuar një grup guerilasish me njerëz nga fshati i tij. Baza e tyre qe fshati Kefalovryso [në rajonin Aetolia-Akarnania në Greqinë Perëndimore], nëse nuk e kam gabim, fshati quhet Thermo sot, siç kanë ndryshuar emrat shumë fshatra që nga ajo kohë. Një betejë shumë e rëndësishme që qe bazuar në një plan nga gjyshi im qe ai në Makrynoros dhe ai madje u lavdërua edhe nga [ish sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Greqisë] Florakis. Një betejë tjetër e rëndësishme për rezistencën kundër gjermanëve qe njëra në Goritsa, e cila filloi në luginë dhe mbërriti deri në mal. Përveç kësaj, meqënëse kam rastin, do të më pëlqente t’i përgjigjem deputetit të Partisë Komuniste [Spyros] Chalvatzis i cili zgjodhi të tallet me mua në komitetin që qe mbledhur për të hequr imunitetin tim parlamentar duke thënë se [gazeta zyrtare e Partisë Komuniste] Rizospastis nuk qe në qarkullim kur unë thashë se gjyshi im dërgonte nënën time për ta marrë [gazetën] në vitet 1965-66. Z. Chalvatzis kërkoi të ulë rëndësinë e dëshmisë sime ose, siç bën zakonisht KKE [Partia Komuniste e Greqisë], dëshironte të refuzonte një shok të vjetër lufte dukshëm për shkak se nipi i tij është bërë anëtar i Agimit të Artë në vend që të qe një komunist. Nuk mund të shpjegohet ndryshe, është e pamundur që z. Chalvatzis dhe shumë të tjerë, blogje dhe gazeta që nxituan të tallen me mua, nuk qenë të vetëdijshëm që Rizospastis qe në qarkulli, edhe pse ilegalisht, dhe zakonisht kalohej nga një dorë në tjetrën në mënyrë sekrete. Për rrjedhojë, për të rivendosur të vërtetën, [gjyshi im] Panayotis Griziotis zakonisht dërgonte vajzën e tij, në atë kohë, 10 vjeç te dyqani i z. Mazarakis për të marrë gazetën Rizospastis.

- Sa e afërt qe marrëdhënia jote me gjyshin?
Ai qe një gjysh modern, shumë i afërt me të riun dhe nevojat e tij. Thjeshtë për t’ju dhënë një ide, kur kushërinjtë dhe unë ishim fëmijë, ai na ofronte edhe cigare por më vonë na thoshte se duhej të qëndronim larg të keqes. Ai qe një burrë i ndershëm, një luftëtar dhe një patriot, i cili menaxhoi të krijojë një familje, të ketë tri vajza dhe nëntë nipër e mbesa. Ne zakonisht sorollateshim rreth tij në kafenenë e tij në Neo Iraklio [lagje e Athinës], ai luante me letra dhe na jepte limonata. Ai jetoi në atë lagje deri sa vdiq dhe nuk doli askush që të thoshte dnonjë gjë të keqe për të.

- Ju përmendët gjithashtu që nëna juaj votoi për KKE. A ishit ju, si adoleshent, i ndikuar nga familja juaj në kuptimin politik? Po pyes për shkak se është e zakonshme për familjet në Greqi, kur një paraardhës qe një guerilas komunist, të ndjekin ideologjinë e tij për dy e madje tri gjenerata.

Po, unë mbaj mend që nëna ime më mbante në krahë si fëmijë kur ajo ngjiste trakte për manifestimin e 1 Majit me shokët e saj të partisë [KKE] përgjatë bulevardit Irakliou. E kuptoj se çfarë do të thuash por, jo, ata kurrë nuk u përpoqën të më ndikonin politikisht. Për aq sa nuk shkoja pranë Demokracisë së Re [Partia e Djathtë e Greqisë] apo jo?

- Si ndodhi që hyre në kontakt me Agimin e Artë për herë të parë? Çfarë të shtyu të bashkohesh me këtë parti?

Qe në fillim të viteve 1990. Në atë kohë kishte një debat të madh për emrin e Shkupit. Nëse ju kujtohet, kishte shumë mitingje të mëdha në Sheshin Omonia [në Athinë] me mijëra njerëz. Shkolla ime u bashkua gjithashtu me të gjithë nxënësit që morën pjesë. Në një pikë, unë qëllova në një bllok të ndryshëm demonstruesish, të cilët po shpërndanin fletëpalosje mbi këtë çështje me tituj mbresëlënës. Hapi tjetër qe që unë të shkoja dhe t’i vizitoja personalisht.

-Si reaguan prindërit tuaj kur dëgjuan se ju jeni bërë anëtar i Agimit të Artë?

Në fakt ata nuk kishin dëgjuar për Agimin e Artë më parë, nuk ia kishin dëgjuar as emrin. Dhe natyrisht unë nuk i thashë atyre kurrë që isha bërë anëtar. Nëna ime kishte parë ngjyrën e kuqe të gazetës sonë dhe flamurin grek dhe ajo mendoi se gjithçka qe në rregull. Përveç kësaj, nëse më kujtohet mirë, sepse kanë kaluar shumë vite që nga ajo kohë, unë duhet t’i kem dhënë asaj një fletëpalosje që ne patëm bërë ku thuhej se nacionalizmi popullor është një lëvizje e krahut të majtë spas [nacional socialistit danez Povl Riis] Knudsen si dhe një revistë tjetër që quhej PUnëtori i Greqisë, e cila kishte ÇeGevarën në faqe të parë.

- Si ia dole t’i bindësh të të ndjekin? Çfarë argumentesh përdore?

Unë nuk bëra kurrë asgjë të tillë dhe ata nuk më ndoqën mua kurrë, ata mbetën besnikë në linjën e tyre. Por pak para se unë të zgjidhesha në parlament, nëna ime erdhi te një nga manifestimet tona për kureshtje dhe ajo ia rrëfeu motrave të mija se besonte se Agimi i Artë qe me të vërtetë një parti revolucionare. Ajo pa se çfarë lloj njerëzish qenë bashkuar në takimt tona dhe rikujtoi njerëzit që ajo takonte në raste të tilla kur qe e re. Në mitingjet tona ajo nuk pa xhelatët e zakonshëm dhe drejtorët e caktuar politikisht por njerëz të lagjes, punëtorë, njerëz që punojnë për të jetuar; kjo i la përshtypje të mirë. Në fakt ajo ia doli të kalojë më shumë kohë me disa nga këto njerëz dhe ajo kuptoi më mirë se çfarë i tërheq njerëzit nga Agimi i Artë.
- Çfarë ngjashmërish ideologjike janë mes mbështetësve të të majtës dhe atyre të Agimit të Artë? Si është e mundur që dikush të lëvzë nga e majta te Agimi i Artë?

Do t’ju tregoj diçka që, nëse ju nuk keni hileqarë politikë, do ta kuptosh menjëherë; KKE është transformuar në një parti borgjezësh. Duke qenë në ballë në skenës politike, ata janë bërë revolucionarë profesionistë. Nuk ka rëndësi se sa komunist mund të jesh, ti nuk mund të pranosh të përfaqësohesh në parlament nga dikush si [deputetja e KKE Liana] Kanelli e cila ka edukim të krahut të djathtë dhe sorollatet nëpër periferitë e Atikës, në Kastri, NeaErythrea dhe Kefalari [lagjet luksoze në veri të Athinës]. Nuk ka rëndësi se sa komunist je, nuk mund të pranosh [sekretarin e përgjithshëm të KKE Dimitris] Koutsoumpas si udhëheqës kur ai nuk ka punuar kurrë në jetën e tij. Ti nuk mund të tolerosh shkatërrimin e shoqërisë së Greqisë nga Samaras-Venizelos [dy udhëheqësit e koalicionit qeverisës], një diktaturë dhe në të njëjtën kohë t’ia varësh organizimit të një festivali antifashist nga rinia Komuniste kundër Agimit të Artë. A është Agimi i Artë problemi i Greqisë apo është kjo organizatë kriminale e Samaras dhe Venizelos të cilët kanë pranuar memorandumin [politikat e kursimit të kërkuara nga organizatat ndërkombëtare] mbi kurrizet tona? Ti nuk mund të jesh opozitë e opozitës. Opozita duhet të shënjestrojë qeverinë. Sot të rinjtë kanë nevojë për një vizion dhe Agimi i Artë e ka. Shih përshembull moshën e anëtarëve tanë të parlamentit; 14 nga 18 janë më pak se 40 vjeç.

- A keni parë histori të ngjashme me tuajën?

Do t’ju them këtë. Në një nga zyrat tona në Atikën lindore kishte rreth 120 njerëz të mbledhur për një takim. Unë i pyeta ata se ku gjendeshin politikisht dhe ideologjikisht para se të bashkoheshin me Agimin e Artë dhe një pjesë e madhe e tyre dolën se qenë të majtë apo mbështetës të PASOK [partia Socialiste]. Kini parasysh se këto njerëz zakonisht u bënë nga mbështetësit më të fortë të Agimit të Artë. Për shkak se ata njejnë se partitë që po ndiqnin përgjatë gjithë atyre viteve i kishin tradhëtuar!

- Ka disa lagje të Athinës që dikur qenë baza të fuqishme të KKE, psh, Perama dhe Nikea. Sot ne shohim një rritje të popullaritetit të Agimit të Artë në këto zona, me raste në nivel edhe më të lartë se sa në zona të tjera të Greqisë. A ka një shpjegim për këtë sipas opinionit tuaj?

Meqë je gazetar unë të sugjeroj të shkosh dhe t’i investigosh këto lagje, pa një kamera por vetëm me laps e letër si gazetarët e mirë dikur. Dëgjo problemet e tyre, shko të peshkosh në port apo në kantierin detar të Peramas. Nëse shkon te këto njerëz që nuk ia kanë idenë se si do të jetë jeta e tyre nesër dhe flet me ta për proletariatin, socializmin e vërtetë që ekziston dhe imperializmin, ata do të të shohin sikur ti vjen nga Marsi. Nëse i pyet për sindikalistët profesionistë në kantieret detare Perama, do të frikësohesh me atë që do të dëgjosh. Pse ka një rritje në opinionin tim? Thjeshtë sepse sot të jesh mbështetës i Agimit të Artë je njëkohësisht një revolucionar! Më duhet thjeshtë të të kujtoj ju z. Kallergis se në këto momente kur unë po ju përgjigjem ju, në orët e para të 12 korrikut 2014, mua më kanë mbyllur në një qeli burgi për gjashtë muaj sakaq pa asnjë akuzë kundër meje përveç faktit që unë jam një deputet nga Agimi i Artë*. Kjo në vetvete më bën mua një Luftëtar, një Revolucionar, një njeri i Pakompromis në sytë e çdokut, njerëz pikërisht si ai, pavarësisht se çfarë preferencash politike kanë. Unë do të ndjehesha kështu në çdo situatë të ngjashme. Unë kam kurajën të respektoj çdokënd që i mbetet besnik besimeve të tij dhe burgoset apo vdes për to.

- A e konsideroni ju vetë paradoksale që dikush që vjen nga një familje e majtë të votojë për Agimin e Artë?

Siç e thashë më parë, jo, nuk mendoj se është një paradoks. Përgjatë të gjithë këtyre viteve unë e dija se nëse ti do të jesh revolucionar, atëherë të duhet të jesh i majtë. Sot ne kemi provuar se tashmë të duhet të mbështesësh Agimin e Artë. E Majta është përgjegjëse për falimentimin moral të universiteteve, për këtë rënim… e Majta e sotme duhet të pyesë veten për udhëheqësit e saj. Ti ose mund të jesh me [Hugo] Çavesin ose me prodhuesit teksanë të naftës, me z. Tsirpas. Unë nuk mund të flas për socializmin dhe të arsimoj fëmijën tim në një universitet amerikan ku ata mësojnë imperializmin dhe robërimin ekonomik të Kombeve, [ish sekretarja e përgjithshme e KKE] znj. Papariga. Kjo është arsyeja se pse po ju them, analizoni deputetët tanë, ata janë të gjithë djem nga lagjja, shumica e tyre deri dje qenë thjeshtë punëtorë të zakonshëm.
Giorgos Germenis 12.7.2014
Burgu Korydallos

Comments

Popular posts from this blog

AKADEMIK PROF. DR HAKIFBAJRAMI PH.D : GRUSHTSHTETI IDYTËNDAJKOSOVËS( PAS 23 MARSIT 1989) MË 25 MARS 2020

Legjenda e Mujit dhe Halilit