SHQIPONJAT E MARSIT KU E KANË FOLENË( Kushtuar Ismet Qorrajt e trimave të Lirisë)


Fran Ukcama



Fran Ukcama


SHQIPONJAT E MARSIT KU E KANË FOLENË


( Kushtuar Ismet Qorrajt e trimave të Lirisë )

Kombi mbi krahnuar ka varë medaljonet,
Shekujsh janë shkruar me flakë e me gjak,
Sot po shungullojnë e nuk prajnë heronjtë,
Ata kanë folenë mbi flamur kombëtar..

Marsi i egërsuar, erdhi me duhamë,
Lulet pse nuk dolën, pse prani bilbili,
28 dita, motit 1989,
Kosova në kambë, për liri shpirti !

 Shpirti i lirisë, Kosova vullkan,
N`ball të armikut, me zjarr e me hekur,
Kala u banë zëmrat, kushtrim mbi Deçan,
Trimat shkruan legjënda, trëndafila të qeshur.

Yjet u ngritën në cikole qiellit,
Heronjtë qëndruan  nuk e njohën frikën,
Me shqiponja ngjitun  n`qerpik të diellit,
Nderin e Kombit, oh sa lart ngritën..

Ismet Qorraj i pari,  me duhi dragoni,
Trimat përbetuar si luaj rreth  tij,
Agim Kukleci, Sali Hadërgjonaj,
Mujë Mehmetaj, qe,  kreshniku i ri..

Trimat e Deçanit simbole atdhetari
Za i lshuan vatanit, kushtrim për qëndresë,
Afrim Bytyçi e Muhamet Kabashi,
Arbanës, të lindur , lidhun besa me besë!

Si dallgët e Drinit, ardhur mbas furtunës,
U lshuan armikut dy burra të Zhurit,
Xhylbehar, Hajri, Xhymshit Badallaj , fisi i pushkës
Nana i pat lindur, shqiponja maje gurit..

Kthehu Kosovë udhënajës, në kujtesës historike,
Pa mblidhi shqiponjat n`fushë, kodër e mal,
Trimat që vunë shpirtin në Piedestal lavdie,
Qielli i mban në krye, Kombi n` sy i ka !!

Po e lypi liria , liria kur ka grahmë,
Kosova e Shqipëria po t` qesin kushtrim,
Heronjtë e Marsit prapë ngrihen në kambë,
Vorri i tyre asht, asht te shpirti ynë !








Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri