Armend Ramë Zemaj: Fatos Klosi të tregojë kush e vrau Ahmet Krasniqin

Zemaj: Fatos Klosi të tregojë kush e vrau Ahmet Krasniqin


Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka kërkuar nga ish shefi i SHISH-it, Fatos Klosi të tregojë kush e vrau ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në Tiranë, Ahmet Krasniqin.
Lexojeni të plotë postimin e Zemajt në Facebook:

“Ish shefi i SHIK-ut (SHISH) paska theksuar se disponon fakte tronditëse për vrasjen e Azem Hajdarit. Me tronditëse është mos zbulimi dhe fshehja e atyre fakteve që 16-të vite.

Por po ja rikujtoj këtij dhe miqve të tij nga Kosova se pas kësaj vrasje ka ndodhur edhe vrasja tradhtare e Ministrit të Mbrojtjes Kolonel Ahmet Krasniqi, e kemi theksuar se ky dhe shokët e tij ose janë të implikuar ose i dinë ata që urdhëruan dhe ekzekutuan këtë vrasje, vrasje e cila ishte bërë për ta sakatosur luftën çlirimtarë dhe të vihen në krye të saj njerëzve dhe kuadro të dyshimta...

Zotëri Fatos Klosi zbuloj këto fakte , trego kush e vrau Ahmet Krasniqin apo nuk mundesh se akoma je në miqësi të pushtetit...” (sic), ka skruar Zemaj në Facebook.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri