Bota e shkrimtarit, cfare eshte ajo?

Image result for MEXHIT MEHMETI

nga Reshat Sahitaj



Duke i lexuar veprat e Mexhit Mehmetit, do te verejme se aty do te gjejme boten shpirterore te tij, perjetimet, vuajtjet dhe gezimet, por edhe gjykimin e te keqijave qe e rrethojne Mexhit Mehmeti eshte nje personalitet, i cili letersise sone i ka dhuruar disa dhjetera vepra letrare te zhanreve te ndryshme.

Perveç drames, analizave, reportazheve e shkrimeve publicistike te shumta, Mexhit Mehmeti talentin e tij artistiko-letrar me se miri e ka shprehur permes poezise dhe prozes.

 Kur hapesira e te shprehurit iu eshte dukur e ngushte ne poezi, iu eshte rrekur prozes, e kur bindej se vetem permes disa vargjeve mund te shpaloste nje rrefim te tere jetesor, i qasej poezise.



Duke i lexuar veprat e Mexhit Mehmetit, do te verejme se aty do te gjejme boten shpirterore te tij, perjetimet, vuajtjet dhe gezimet, por edhe gjykimin e te keqijave qe e rrethojne.

Ne fakt, Mexhiti, si çdo autor tjeter me renome, ka copeza te jetes se tij dhe copeza te jetes se te tjereve, te shkrira ne nje personazh apo ne disa prej tyre.

Vete jeta eshte roman, kishte shkruar dikush nje here dhe Mexhiti kishte menduar ne vete sikur vertet te ishte ashtu, njerezve nuk i mbetej gje tjeter veç te shkruanin perjetimet e tyre jetesore dhe secili prej nesh do behej shkrimtar. E secili nuk mund te behej shkrimtar, sepse nevojitej dhunti, talent, inspirim dhe mjeshtri e thurjes se vargut artistik.


Zhytja ne ujerat e botes letrare

Qysh ne rini te hershme, ende pa e mesuar artin e te shkruarit, Mexhiti do te thurte vargje, pa e ditur se nje dite ndonjera nga poezite e tij do te radhiteshin ne antologji. Aso kohe autori i ri nuk do te mund ta imagjinonte se po futej ne nje bote te thenies se Hobsit, ku njeriu per njeriun eshte ujk.

Autori i ri boten e shkrimtareve e kishte imagjinuar si nje bote te harmonise, fames, krenarise dhe lumturise e assesi si nje bote ku suksesi i nje autori konsiderohet pengese e tjetrit. Asnjehere nuk e kishte imagjinuar se tjetri mund te shikonte venger, vetem pse vepra e ndonjerit do ta lente tjetrin nen hije.

Ne vitet e mevonshme ishte zhytur thelle ne ujerat e botes letrare, ku here gjente perkrahje te ndonjerit me te vjeter e here haste ne pengesa e veshtiresi te palakmueshme, por asnjehere nuk u ndal per te shkuar drejt thellesive te diturise, me shprese se atje diku ishte fshehur çelesi i suksesit dhe persosmerise letrare. E kur njeriu udheton ne udhetimin magjik, ndoshta nuk e gjen persosmerine, por e gjen prehjen e tij shpirterore.


E ku mund te zbrazet pezmi e mllefi i nje intelektuali me mire se ne art?!


E ku mund te shpalosen emocionet ndaj te bukures me mire se ne art?! Pergjigja ime do te ishte: askund. Ndoshta lexuesi do te intrigohej nga fjalet: “pezem”, “mllef” dhe “dashuri”, qe u thane per autorin, duke menduar se shkrimtari nuk mban mllef as pezem, por ne fakt keto jane procese te jetes te secilit njeri, e aq me teper te nje krijuesi, sepse krijuesi momentet e padrejtesive, qofshin ato personale apo kolektive, i perjeton si te tija, dhe vetem duke i perjetuar keshtu mund te ben kreacione artistike te mirefillta.

Gjate veprimtarise profesionale dhe letrare Mexhit Mehmetit ( por edhe çdo krijuesit ) do t’i kurdisen gracka e intriga nga vete shoket e tij, here me qellim e here per interesa te ngushta, qe ta demoralizojne skajshmerisht dhe ta prekin boten e tij shpirterore, Mexhiti kurre nuk do t’i harron te mirat e disave prej tyre, por as te keqijat, e sidomos te atyre ne te cilet kishte pasur me se shumti besim.

Çuditerisht, befasite me te pakendshme e me te keqija vijne pikerisht nga ata ku me se pakut njeriu dyshon. Kur nje e keqe na godet prej atyre me te cilet nuk shoqerohemi, hidherimi nuk prek ndjenjat dhe shpirtin tone, aq sa kur e keqja vjen nga njeriu me te cilin je shoqeruar dhe ke pasur hyrje e dalje familjare.

 Goditjet e tyre jane pikelluese dhe lene gjurme te pashlyeshme ne mendjen tone. Kur jeten e shikojme ne retrospektive, te tillet, qe dikur i ndanim gezimet dhe hidherimet disa syresh, na duken si ushunjeza, zvarranike e na behen te neveritshem. eshte befasuese fakti se shkrimtari gjate leximit te veprave te autoreve boterore gjithnje ka hasur ne personazhe te tille neverites, por kurre nuk e imagjinon se shoku i tij mundet te kete ngjashmeri me personazhe te romaneve te huaj.

Ngushellimi ne shkrime

eshte e paimagjinueshme se si shkrimtarit, i cili ne romanet e tij tere jeten u thure gracka e intriga personazheve te vete, kurre nuk i shkon ndermend se kohen eshte duke e kaluar me nje te tille i cili mezi pret t’i vije dita e ta shkaterron moralisht.

 E Mexhiti i ka perjetuar situata te pakenaqshme, te cilat i ka kapercyer vetem, duke gjetur ngushellim ne shkrime te tij. Copeza te jetes kudo pershkruhen, keto ushunjeza e zvarranike do i hasim ne romanin e tij “Shtate dite pas vdekjes”, ku autori Mexhit Mehmeti lexuesin e shpie nga bota reale ne ate ireale, jo per te na dokumentuar ekzistencen e jetes pas vdekjes, por thjeshte per ta ndergjegjesuar e vetedijesuar individin e botes reale, ku shpesh e keqja dominon mbi te miren.

Autori permes kryepersonazhit here pas here na i perkujton dyndjet, keqtrajtimet qe ka perjetuar populli yne ne disa vise, qe tani me jane te popullzuar prej njerezve nga Karpatet.

Nga reprezialet, njerezit tane leshojne vendbanimet, duke u ndare nga varret e gjysherve dhe stergjysherve e nga flaka e luftes, e tymit dhe loteve, duke i marre me vete kujtimet me te bukura te femijerise, qe pastaj t’ia percjellin me mallengjim dhe nostalgji femijeve te femijeve te tyre.

Autori Mexhit Mehmeti, permes gabrioleve dhe zvarranikeve, pershkruan artistikisht menyren, metodat dhe perfiditetin sesi armiku arrin ta kontrollon dhe nenshtron nje popull. Ne fakt gabriolet paraqesin hijen e dores se hekurt te armikut, i cili paraqitet ne jeten e njerezve te nenshtruar, vetem ne raste me ekstreme dhe tejet te nevojshme.

Zvarraniket jane ata qe pengojne dhe helmojne jeten e njerezve, te cilet mendojne ndryshe nga sistemi i gabrioleve. Zvarraniket qe ne fakt duhet te jene sherbetoret e gabrioleve, nuk dalin haptas, por duke u zvarritur ia rremihin dheun nder kembe atyre qe mendojne ndryshe prej tyre. Madje zvarraniket marrin forme dhe trajte çfare te duan dhe si te duan, duke iu pershtatur sistemit dhe forces se pushtetit. Si te tille keta jane gjithnje te rreshqitshem, aq sa secili sistem politik i adapton per interesa te tyre dhe ne saje te zvarranikeve perseri aktivistet e çeshtjes kombetare pesojne, per te mos arritur te suksesi i tyre.

 Mexhit Mehmeti per disa vjet ishte mesimdhenes i Gjuhes dhe letersise shqipe ne Presheve, ku shquhej per perpikerine e tij, devotshmerine ndaj kultivimit te gjuhes shqipe ne ato troje ku popullates po u kanosej asimilimi i heshtur e i ngadalshem. Ishte themelues dhe redaktor i revistave “Filizat , “Panorama” e “Jehona”, qe botoheshin ne Kosoven Lindore. Si kryetar i klubit letrar “Feniks” qe e udhehoqi per disa vjet, botoi vepra te autoreve te asaj treve, vetem e vetem qe shqipja te mos shuhej kurre. Gjate karrieres se tij mori disa shperblime letrare si çmimin “Hivzi Sulejmani”, qe Lidhja e Shkrimtareve te Kosoves ia dha ne vitin 2006 per romanin “Shtate dite pas vdekjes”.

Qe nga viti 1965 e kendej, Mexhit Mehmeti vazhdimisht me shkrimet e tij prezantohet ne shtypin tone.

Comments

Popular posts from this blog

Legjenda e Mujit dhe Halilit

Ese për Vitin e Ri